• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nënë Liza padit Veliajn për shkatërrimin e pronës dhe për shpifje

11:15 : 22/06/2022
në AKTUALITET

Zonja Lizë Marku, 77 vjeçe, e njohur tashmë në media si “nënë Liza e protestave” kundër shembjeve të banesave në rrugën 5 Maji në Tiranë, ka bërë së fundmi një kallëzim penal kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për shkatërrimin e pronës, por edhe për shpifje ndaj saj.

Në dokumentin që disponon Syri.net, nëna Lizë tregon se pavarësisht të gjitha përpjekjeve, shtëpinë ku jetonte me të tre djemtë, mundin e tyre në emigracion, ia shembën në muajin shkurt dhe sot e kësaj dite, as ka kontratë banese me bashkinë e Tiranë, as përfiton ndonjë bonus qeraje prej saj.

Nëna Lizë tregon se ka 17 vjet që i premtojnë legalizimin e banesës dhe 17 vjet rresht, në dyert e ALUIZNI-it e kanë pritur vetëm sekserët që i kërkonin deri në 10 mijë euro për atë çertifikatë legalizimi që ajo nuk e kishte.
Por, zonja Lizë më shumë nga gjithçka tashmë është tronditur dhe ka shkuar deri në gjykatë e prekur nga shpifjet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas të cilit, nëna Lizë jo vetëm që e paska mbështetur shkatërrimin para syve të mundit 30-vjeçar të djemve të saj, por madje edhe e paska ka përqafuar Kryeinspektorin e IKMT që ia rrëzoi pronën!!!

“Turp, turp, turp” përsërit ajo disa herë në kallëzimin penal, duke nënvizuar se si mund të përqafohet viktima me hasmin e saj!”.

Në vijim, pjesë nga kallëzimi penal i zonjës Lizë Marku:

“Unë kallëzuesja Liza Marku, e ardhur nga zonat e Mirditës në vitet ’90 dhe që jemi vendosur si mijëra familje shqiptare në rrethinat e Tiranës dhe konkretisht jemi vendosur në njësinë administrative nr. 8 në rrugën “5 Maji: Breg Lumi, ku më vështirësi të jashtëzakonshme për një periudhë 10-vjeçare emigrimi fëmijët e mi në vitin 2004 kanë përfunduar së rregulluari një ndërtesë 3-katëshe, secili nga një kat sepse ishin 4 kurorë pasi nuk kishim trual për t’i bërë shtëpitë të shkëputura, gjithashtu nga përpjekja që kam bërë për të mbrojtur shtëpinë e fëmijëve të mi nga shkatërrimi barbar që më ka bërë bashkia Tiranë, unë nga mediat jam pagëzuar Nënë Liza, ku ka kam protestuar së bashku me të gjithë banorët e tjerë të rrugës “5 Maji” .

Lexo edhe:

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën”

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

Për vetë moshën time 77-vjeçare ndoshta veprimet dhe këmbëngulja ime për të mbrojtur gjakun e fëmijëve ka qenë pak më sensitive dhe se gazetarët më kanë qëndruar prapë për të bërë lajm, kam dhënë mjaft intervista, jam takuar përballë kamerave edhe me Kryeministrin e Shqipërisë e funksionarë të tjerë, por shqetësimin dhe hallin tim nuk e ka dëgjuar njeri dhe aq më pak të japë zgjidhje.

Ne si familje kemi 17 vjet që kemi një dosje për legalizim në zyrat e shtetit shqiptar dhe sa herë kishte votime, kishte premtime…na jepni votën se do t’u legalizojmë shtëpitë dhe në fund asgjë, pasi baza e punës nëpër zyrat e shtetit ishte edhe është korrupsioni, pasi sa herë afrohesha tek zyrat e ALUIZNI-t ku kërkonin nga 5 deri në 10 mijë euro për të më dhënë në dorë çertifikatën e pronësisë. Por ne si familje nuk kishim asnjë mundësi ekonomike.

Policia e Shtetit me anë të fadromave më datë 22 shkurt 2022 më ka shkatërruar përfundimisht banesën dhe se aktualisht nuk kam asnjë marrëveshje me bashkinë, nuk përfitoj bonus qiraje dhe ndodhem në qiell të hapur.

Unë disponoj çdo dokumentacion të nevojshëm ligjor që vërteton faktin se ndërtesa ime ka qënë e ligjshme dhe se veprimi i prishjes së saj nga Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Kryeinspektori Mariglen Qato

Theksoj se po në këtë datë më kanë arrestuar edhe djalin tim Mirash Marku dhe po më datë 22.02.2022 kam bërë kallëzim penal në Komisariatin nr.4 për shkatërrimin e banesës sime nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Mariglen Qato, por deri tani nuk më ka thirrur njeri nga prokuroria për sqarime as me më njoftu ka filluar apo jo çështja penale. Tani po kuptoj se pushteti të vret dhe nuk të jep njeri llogari.”

….Por, kam dëgjuar edhe po dëgjoj çdo ditë kryetarin e bashkisë Erion Veliajn që ka deklaruar Këshillin Bashkiak Tiranë, nëpër media e takime, sikur Nënë Liza është përqafuar me Kryeinspektorin Mariglen Qato pas shembjes së banesës dhe sikur unë kam qenë dakord me veprimet e bashkisë.

Këto deklarime…janë shpifje e paskrupullt që bëhet për qëllime politike dhe për manipulimin e opinionit dhe banorëve të rrugës “5 Maji: që u janë shkatërruar banesat…

Turp, turp, turp.

Më vjen turp kur dëgjoja nga goja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të deklarojë gënjeshtra dhe shpifje monstruoze për gjëra të paqena dhe të pandodhura kurrë për gjoja takime të përzemërta të viktimë me hasmin. Turp! Turp! Dhe kërkoj dënimin maksimal të personave që kanë shpifur apo shpifin çdo ditë për përfitime të kapitalit publik!

Po si përqafohet një nënë me hasmin e saj, pra me personin që i shkatërroi shtëpinë dhe i burgosi djalin e pafajshëm si dhe i vrau djemtë duke u marrë djersën dhe gjakun e 30 vjetëve të emigrimit?!”

Etiketa: nene lizapaditjepronaVeliaj

Lajme të lidhura

Në foto: Pamje që tregon betonizimin e Tiranës
AKTUALITET

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave; Tregu mund ta ketë arritur “majën”

08:52 : 31/08/2025
AKTUALITET

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

17:28 : 20/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

17:14 : 09/08/2025
Para

Pagesa e papunësisë, raporti: Të rishikohet formula, do nxisë formalizimin

TË GJITHA

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com