• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenca franceze: Do të zhbllokojmë ngërçin mes Bullgarisë e Maqedonisë

Negociatat me BE

17:17 : 21/06/2022
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Nga Erisa Zykaj

Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, ministri francez për çështjet europiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do të tentojë deri në momentet e fundit të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :

«Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Europian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme » është shprehur ministri Clement Baune.

Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të blllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.

Lexo edhe:

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

Clément Baune:

«Një kuadër negocimi me Bashkimin Europian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Europian për të thënë, që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje të trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes. Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një shënjestrimi. Është pikërisht për këtë shënjestrim që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuilibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibri aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj ».

/Abcnews.al/

Etiketa: BEbullgariamaqedonia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
BOTA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
BOTA

BE dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, Belgjika bllokon planin

10:07 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

20:59 : 23/10/2025
Para

Presidenti finlandez: Nuk ka gjasa të anëtarësohemi në NATO para shtatorit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com