• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I ati tregon kërcënimin ndaj të birit që e hodhën në rezevuar

12:22 : 21/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE
Martin Çeço

Martin Çeço

Nevzat Çeço, babai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe trupi iu hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, rrëfeu për emisionin Uniko nga Spartak Koka se si djali i tij u njoh me një vajzë, e cila dyshohet se u bë dhe “molla e sherrit”.

Në intervistën për gazetarin Spartak Koka, i ati tregon se e kishte gjetur djalin duke qarë. Ai kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Një ditë, pasi mbylli telefonatën me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person.

Ai tregon se ky person duket të ketë qenë i dashuri i vajzës me të cilën fliste djali i tij.

Nevzat Çeço: Ndenji 3 muaj djali i dergjur. Sa herë vija unë vetëm qante.

Lexo edhe:

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

I zhdukur prej mbrëmjes së djeshme, një person gjendet i plagosur poshtë urës në Maliq

Spartak Koka: Çfarë i dërgonte?

Nevzat Çeço: I dërgonte vjersha vdekje, të më urosh të më kujtosh….

Spartak Koka: Kjo vajza donte të lidhej me Martinin?

Nevzat Çeço: Ajo po të donte dilte ballë për ballë, siç ndodhi atë natë.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur natën e fundit? Martini ka mbajtur kontakte të fshehta, ajo i shkruante nga adresa të tjera?

Nevzat Çeço: Natën e fundit ndodhi kështu… Vajza unë e qante. E mbushi celularin me lot. E mori ajo në telefon, jo me kamera, me zë. Po unë të kam shpirt, e të kam kështu. Edhe unë xhan të kam, i tha djali, po atë ditë pse më refuzove? Më fal, tha ajo. E mirë, tha ky, s’ka gjë, por të paktën mos përsëriten më këto. Nuk do marrësh në telefon në darkë, i tha kjo, se kam familje. Do të marr, tha ky. Për atë Perëndi mos më merr, i tha ajo.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje këtë bisedë?

Nevzat Çeço: Po, ngjitur ishim me djalin. Pse mos të të marr, i thoshte djali, unë të kam të dashurën time, të marr kur të dua. Për atë Zot mos më merr, i thoshte ajo.

Spartak Koka: Si u zgjidh ky diskutim?

Nevzat Çeço: E mirë, i tha Martini. Bëj be për Zotin dhe për kokën e babit, i tha ajo. Mirë i tha nuk të marr. Do të marr unë i tha. Të vi nesër të pimë kafe në mëngjes? Të vish nga unë të pish kafe? Ti s’ke shanse, i tha kjo. Lere i thashë djalit, kur ta tha këtë lere. Mbaroi kjo punë. Sa e la djali celularin, bie prapë. Kam qejf të pi një kafe me ty, tha.

Spartak Koka: Kush ishte në telefon?

Nevzat Çeço: Nuk e di, një djalë ishte.

Spartak Koka: Çfarë i tha? E njihte Martini këtë person?

Nevzat Çeço: Fare s’e njihte. Do pimë një kafe, i tha, të njihemi bashkë. Mirë tha djali, edhe unë kam qejf të njihemi. Djali vari buzët. I vare buzët, tha. Edhe filloi të sharat pastaj.

Spartak Koka: Po pse e shante? Se kishte folur me Tinën?

Nevzat Çeço: Mesa tha policia, këtë e ka dashnore.

Spartak Koka: Ky personi tjetër e kishte dashnore Tinën?

Nevzat Çeço: Po.

Spartak Koka: Dhe merrte djalin tënd për ta kërcënuar?

Nevzat Çeço: Po. Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha.

Spartak Koka: I tha ky personi?

Nevzat Çeço: I tha ky personi.

Spartak Koka: Ti po e dëgjoje?

Nevzat Çeço: Po e dëgjoja. Ja mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha.

Pas hetimeve të policisë, rezultoi se Martin Çeço ishte mbytur në litar dhe trupi i ishte hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ekspertiza zbuloi gjurmë gishtash në litar që i përkasin 3 personave; Valter Mollajt, Edlir Mollajt dhe Bleti Angjos.

Nga verifikimet e policisë, blutë kanë dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje me një nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn. Të tre këta persona u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës për akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim./tvklan.al/

Etiketa: MaliqMartin ÇeçoNevzat Çeço

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej mbrëmjes së djeshme, një person gjendet i plagosur poshtë urës në Maliq

16:14 : 30/07/2025
AKTUALITET

Vatër zjarri në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

20:11 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq

09:26 : 21/07/2025
AKTUALITET

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

14:53 : 19/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi

19:01 : 08/07/2025
Para

Berisha: Një hordhi shqiptarësh po mbështesin projektin e “Ballkanit të hapur”

TË GJITHA

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com