• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministrja serbe flet me gjuhën e Ramës, reagon ashpër Kosovare Kelmendi

14:52 : 19/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministrja e Serbisë, Anna Bërnabiç, e cila është shfaqur disa herë në krah të Edi Ramës, në nismat rajonale ku marrin pjesë, këtë fundjavë foli me gjuhën e tij. Ajo mohoi që në Kosovë të ketë pasur ndonjë gjenocid serb, por foli vetëm për disa rrëmuja dhe trazira.

Duke folur në Samitin e Prespës, kryeministrja serbe tha se nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me të ashtuquajturin gjenocid në Kosovë.

Por avokatja e njohur kosovare, Kosovare Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj saj. Duke kujtuar nënën e saj, ish-ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta, avokatja thotë se prindërit e saj kanë dorëzuar në Tribunalin e Hagës me qindra dosje të krimeve të Serbisë mbi shqiptarët.

REAGIMI I PLOTE

“19 qershori e 25 marsi janë data të rënda për mua, sepse në këto data unë i humba më të dashurit e mi. Më 25 mars 1999, forcat policore të Serbisë m’i ekzekutuan babanë dhe vëllezërit me urdhër të Millosheviçit, kurse mamin ma lanë të gjallë, siç thoshte edhe vetë ajo, që ta mbysnin ngadalë nga dhimbja e vuajtja për ta.

Lexo edhe:

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

Për aq sa jetoi pas vrasjes se tyre, ajo u kthye në simbol të qëndresës duke e kthyer dhimbjen personale në përkushtim dhe angazhim në ndërtimin e institucioneve shtetërore, sidomos atyre të drejtësisë dhe të sundimit te ligjit.

U nda nga ne përgjithmonë më 19 qershor 2011 dhe me vete mori dëshirën e parealizuar për vendosjen e drejtësisë për babanë dhe vëllezërit, si edhe për mijëra shqiptarë të vrarë nga regjimi i Serbisë.

Teksa tani dëgjoj udhëheqësit e Serbisë duke i mohuar krimet e veta në Kosovë, me duhet t’ua rikujtoj që prindërit e mi, si avokatë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut ishin ata që dorëzuan në Tribunalin e Hagës qindra dosje të krimeve të Serbisë mbi shqiptarët dhe se babai im e ka paditur Serbinë dy herë për gjenocid, me fakte dhe dëshmi te pakontestueshme.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse e ekzekutuan. Pa kërkim faljeje dhe pa vendosjen e drejtësisë për mijëra shqiptarë të vrarë, dhe pa ofrimin e informatave për të zhdukurit me dhunë, Serbia të mos presë kurrë që do të mund të ketë raporte normale me Kosovën.

E marr guximin ta them ketë në emër të të gjithë familjarëve të viktimave, sepse askush më shumë se ne nuk i ndien pasojat e politikave të saj gjenocidale mbi shqiptarët. Serbia m’i vrau prindërit e vëllezërit, por krenarinë për jetën dhe veprën e tyre nuk mund të ma marrë askush”.

Etiketa: bernabicgjenocidKosova

Lajme të lidhura

BOTA

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025
BOTA

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

20:47 : 29/10/2025
SHOW BIZ

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025
RAJONI

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025
Para

Frika se mos armët e dhuruara Ukrainës përfundojnë në duart e terroristëve

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com