• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agolli i FSHZH-së, 4 milionë euro për rrëshqitjet e rrugëve të sapo bëra

09:07 : 19/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender me vlerë 4 milionë euro ka nxjerrë zbuluar Dritan Agollin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Me këtë fond do të “rregullohen” rrugët e sapo bëra, apo që faktojnë se ato rrugë janë bërë “shkel e shko”.

Pra, një fond i majmë për të “mbuluar” skandalet me bërjen e rrugëve nga FSHZH, i cili ka tenderuar qindra milionë euro për disa segmente që janë shkatërruar në një hark kohor të shkurtër. Burime të Boldnews.al bëjnë me dije se, nga “frika” e ndonjë hetimi të mundshëm, Agolli hapi këtë procedurë pa specifikuar se cila rrugë do të ribëhet, apo do t’i vendoset makijazh. Por, nëse Tushe i Lushnjes u fut në burg për një kanal, po këta zyrtarë që shpenzojnë dhe rishpenzojnë qindra milionë euro, përse nuk hetohen!

Faksimile: Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tender për rrëshqitjet e rrugëve të sapo bëra

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, FSHZH ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjëve rrugore – paketa e rrëshqitjeve dhe mbrojteve”. Fondi limit i këtij tenderi është 416.666.666 lekë ose mbi 4 milionë euro. Pra, nisur edhe nga objekti, bëhet fjalë për rrëshqitje rrugësh. Por, për cilat rrugë?!

Boldnews.al shfletoi dokumentet e tenderit, në kërkim për të gjetur se në cilat rrugë do të bëhen ndërhyrje. Por, në asnjë radhë në dolumentet e publikuara nga FSHZH, nuk ka asnjë emër rrugë, por vetëm specifikime se çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Po ku?! Në dokumentet e Fondit thuhet se “paketa për mbrojtjen nga rrëshqitjet për akset rrugore” ka filluar pas shqetësimit të përfaqësuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV).

Lexo edhe:

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Faksimile: FSHZH thotë se bëhet fjalë për rrugët e sapo bëra

“Stafi i FSHZH ka bërë të mundur të bëjë verifikimin në terren të disa prej akseve rrugore, të cilat janë më problematike për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura në zona të lokalizuara” thuhet në dokumente. Pra, vetëm të lokalizuara dhe jo në cilat rrugë! Në dokumente thuhet se verifikimi në terren është bërë kryesisht në akset rrugore, të cilat janë të finacuara ndër vite nga FSHZH dhe që i shërbejnë zonave turistike dhe me potencial për zhvillimin e ekonomisë. Pra, bëhet fjalë për rrugët e “famshme” të FSHZH-së.

Më tej thuhet se pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa zona të lokalizuara kanë ndodhur rrëshqitje.

Rrëshqitjet ndahen në tre tipe: E para ka rrëshqitje të skarpatave mbi trupin e rrugës (skarpata e sipërme), të cilat kanë zënë pjesërisht pjesën kaluese të rrugës dhe pengojnë qarkullimin normal të automjeteve. E dyta, rrëshqitje që kanë bërë ngushtimin e trasesë së rrugës. Dhe e treta, rrëshqitje që kanë bërë devijimjn e rrugës. “Nisur nga kjo situatë, parashikohet ndërhyrja për mbrojtjet nga rrëshqitjet në disa prej akseve rrugore, të cilat konsiderohen të rendësishme dhe me prioritet” thuhet në dokument, por në asnjë rast nuk shkruhet se në cilat rrugë.

Etiketa: agollirrugëtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
Para

Vrau policin Saimir Hoxha/ Aldi Rama ishte keqtrajtuar nga policia

TË GJITHA

Rr@hu policin dhe theu derën e Komisariatit, lihet në burg djali i Valbona Selimllarit

18:25 : 07/10/2025

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com