• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për 25 persona të përfshirë në trafik klandestinësh

15:55 : 17/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj 25 personave të akuzuar si të përfshirë në trafikun klandestin nga Lindja e Mesme në Perëndim.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet janë zhvilluar njëkohësisht në tre shtete; Shqipëri, Greqi dhe Itali  pjesë e skuadrës dhe në disa shtete të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.

Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Njoftimi i SPAK

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.148/2020”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.06.2022, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për çështjen penale nr.148 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani, Zamir Muliu, Klajdi Kondo (Meto), Fatjon Kocllari, Kristjana Sako, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Klodian  Gjikondaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Erjol Lleshi, Mohamed Abdurrahim Sherif, Abu Ahmed Sulltan, Saber Saber, Yahia Kamal Kamil Yussef, Mustafa Hysein Koseoglu, Yalcin Ali Hanci dhe Iranian Vailollah Abdollah Mamushli të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”’, parashikuar nga nenet 298, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Autoritetet gjyqësore Shqiptare, Italiane dhe Greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi; me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL; kanë zhvilluar hetime njëkohësisht në tre shtetet pjesë e skuadrës dhe në disa shtete të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së. Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve.

Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Etiketa: sekuestrospaktraik klandesitesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
AKTUALITET

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

08:02 : 21/08/2025
AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

19:14 : 19/08/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025
Para

Vihen në sekuestro 14 apartamente në Durrës

TË GJITHA

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë

12:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com