• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Heshtje peshku/ “Drejtësia e Re” dhe garantët e ONM, asnjë reagim për Etleda Çiftjan

12:21 : 17/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Institucionet që përbëjnë arkitekturën e Drejtësisë së Re dhe garantët ndërkombëtarë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kanë rënë në një emërues të përbashkët përballë rastit “Etleda Çiftja”-Heshtje peshku.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), rreth tre javë më parë, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Deklarimit të rremë të pasurisë”.

Në raste të ngjashme-përfshirë dy anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci dhe Ardian Hajdari, institucionet e rivlerësimit kanë vendosur pezullimin nga detyra të tyre, deri në përfundim të procesit penal.

Ndërsa në rastin e komisioneres së shkallës së parë të Vetingut, thuajse të gjithë institucionet përgjegjëse po luajnë rolin e strucit.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Ligji për “Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, në nenin 17 të tij, parashikon që kërkesën për nisjen e procedimit disiplinor ndaj anëtarëve të trupave të Vetingut e kanë; çdo komisioner për komisionerët e tjerë të KPK-së; çdo gjyqtar për anëtarët e tjerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) për të gjithë anëtarët e trupave të rivlerësimit.

Mbështetur në këtë parashikim ligjor, “Boldnews.al” ka pyetur zyrtarisht institucionet, nëse kanë ndërmarrë hapat për procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra të Etleda Çiftjas.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, megjithëse kujdesen shpesh që të theksojnë transparencën e tyre, nuk e kanë parë të arsyeshme të kthejnë përgjigje.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë një përgjigje, e cila tregon më së shumti se nuk ka vullnet për të trajtuar rastin me seriozitet.

Heshtja e institucioneve

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), konfirmoi më herët për redaksinë se kishte informuar zyrtarisht institucionet e rivlerësimit për vendimin, me të cilin ka marrë të pandehur komisioneren e Vetingut, Etleda Çiftja.

Njoftimi u ka shkuar, ndër të tjera, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), institucioni ku ushtron funksionet Etleda Çiftja, nuk është nevoja të pyetet nëse ka marrë apo jo masa ndaj anëtares së saj.

Komisionerja Çiftja vijon normalisht detyrën dhe ka zhvilluar seanca ndaj subjekteve të rivlerësimit edhe pasi është marrë në cilësinë e të pandehurës.

Mungesa e reagimit të këtij institucioni, më së paku mund të ngarkojë me përgjegjësi penale të “Shpërdorimit të detyrës” titullaren e tij, Pamela Qirko.

Por, praktika e deritanishme ka treguar se “pandëshkueshmëria” më e madhe qëndron tek zyrtarët e Vetingut.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Një heshtje të pakuptimtë ka përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, garantët e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Redaksia ka pyetur ditë më parë zyrtarisht strukturën ndërkombëtare, nëse ka kërkuar procedim disiplinor dhe pezullim të komisioneres Etleda Çiftja, pasi ajo është marrë e pandehur në një procedim penal.

Struktura që varet nga Brukseli nuk ka dhënë asnjë lloj komenti.

Në foto: Kërkesa e “Boldnews.al”, drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në datë 10 Qershor 2022.

Më herët, vëzhguesit ndërkombëtarë janë treguar shumë skrupuloz në ndjekjen e rasteve të dyshimta, të publikuar në media, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një rast konkret, ku përfshihet edhe “Boldnews.al”, vëzhguesi Teo Jacobs ndoqi një situatë problematike në Prokurorinë e Durrësit, pas raportimeve të redaksisë mbi një konflikt ndërmjet drejtueses Anita Jella dhe prokurorit të pezulluar tashmë, Arjan Ndoja.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KPK-së për prokuroren Anita Jella, ku dëshmohet roli shumë aktiv i vëzhguesit ndërkombëtar, pas raportimeve nga “Boldnews.al”

Roli aktiv i vëzhguesit Jacobs në këtë rast gjendet i trajtuar gjerësisht në vendimin e Komisionit të Vetingut për prokuroren Jella.

Ndërkohë që, në rastin e komisioneres Etleda Çiftja, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk duket se është vënë në lëvizje, edhe pse informacioni ndaj saj ka mbërritur nga Prokuroria e Posaçme.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Kushtetuta ka ngarkuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me detyrimin për të shqyrtuar hetimet disiplinore ndaj anëtarëve të të gjitha niveleve të trupave të Vetingut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), është i vetmi institucion që, të paktën formalisht, ka respektuar detyrimin për transparencë.

Megjithatë, përgjigja e tij për “Boldnews.al” nuk është aspak shpresëdhënëse për trajtimin me seriozitet të rastit.

Pra, Kolegji i Apelimit ka vendosur të qëndrojë në pozita tërësisht pasive dhe pret të vihet në lëvizje nga struktura të tjera, megjithëse është njoftuar zyrtarisht për marrjen në cilësinë e të pandehurës së komisioneres Çiftja.

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Duke ndjekur parashikimet kushtetuese, redaksia zgjeroi hartën e institucione, ku kërkoi informacion për procedimin disiplinor ndaj Etleda Çiftjas.

Ligji themeltar parashikon që komisionerët e KPK-së gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Pezullimi i tyre kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Për këtë arsye, “Boldnews.al” iu drejtua zyrtarisht “Qeverisë së Gjyqësorit”.

Përgjigja pa përgjigje është e njëjtë me institucionet e tjera-Heshtje.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Kushtetuta i ngarkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë detyrën që të nisë hetimin disiplinor, edhe kryesisht, për gjyqtarët e të gjitha niveleve, përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë e zyrtarët që barazohen me ta, siç janë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Interesimit të  redaksisë Boldnews, ILD nuk ju përgjigj deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Etiketa: drejtesia e reEtleda Çiftjakpkonm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para
Foto nga Ukraina

Anëtarësimi në BE/ Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit për Ukrainën

TË GJITHA

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com