• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punëtorët e inceneratorit të Elbasanit në protestë: S’kemi marrë pagën e Marsit

09:18 : 14/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Punëtorët e seleksionimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit kanë ndalur punën këtë të hënë dhe dolën në protestë. Ata nuk marrin prej muajsh rrogat. Punëtorët thanë se nuk kanë marrë ende pagën e marsit, ndërsa denoncojnë faktin që Bashkia e Elbasanit u ka ulur pagat, duke ua çuar në 293 mijë lekë të vjetër.

Rrogat e punëtorëve janë ndërprerë që kurse inceneratori u vu nën sekuestro nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas punëtorëve, një rrogë do të thotë shumë për ta, pasi të gjithë ata kanë probleme të shumta sociale, që mezi sigurojnë mbijetesën.

“Kemi tre-katër muaj që nuk i kemi marrë rrogat. Nuk kemi marrë akoma rrogën e marsit. Jo do shesim pagurët, jo do shesim hekurat, jo do shesim traktorin dhe prapë na mashtruan. Ikni e sillni numrin e llogarisë, por jo nuk hodhën lekë. Është jashtë mase e vështirë. Nuk ia dal dot për të ngrënë bukë. Rrogën e patëm 320, Bashkia na e bëri 292. 5 mijë lekë është një shishe vaji. Më vjen turp me atë pagë. Nuk mund të paguash ujin dhe dritat. Puna është shumë e rëndë, pasi kemi të bëjmë me mbeturina, me krimba”, tha një prej punëtorëve.

“Ne jemi pa bukë. Ushqimet janë shtrenjtuar. Unë kam 8 fëmijë dhe bashkë me gruan bëhemi veti i dhjeti. Me këtë rrogë 293 mijë lekë nuk e përballojmë dot. Qeveria të vërë dorë. Kalamajtë i kam pa bukë”, tha një punëtor tjetër.

Arsye tjetër që punëtorët e inceneratorit kanë ndalur punën sot është ulja e rrogës. Nëse në kohën kur impianti drejtohej nga privati merrnin 32.000 lekë, sot ajo është reduktuar në 19.300.

Lexo edhe:

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

Sipas tyre, ata nuk po mundin të marrin as rrogën minimale të deklaruar nga vetë qeveria. Punëtorët e seleksionimit të mbetjeve protestuan edhe disa muaj më parë për mosmarrjen e pagave, por çështja e tyre u zgjidh vetëm përkohësisht. Pasi rasti u bë publik në media, pagat e tyre u shlyen, por problematika është shfaqur sërish.

MENAXHIMI I INCENERATORIT

SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit në mes të muajit dhjetor të vitit të shkuar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Arrestimi dhe vendosja nën sekuestro nga ana e SPAK e kësaj vepre që shërben për djegien e mbetjeve në Elbasan dhe zonat përreth, përkoi me përfundimin e kontratës koncesionare dhe kalimin në pronësi të Bashkisë së Elbasanit dhe bashkive të tjera përreth.

Për pasojë, puna e inceneratorit nuk u ndërpre, pavarësisht procedurave ligjore, duke kaluar nën varësinë e institucione publike vendore atje. Kontrata e koncesionit me vlerë 21.6 milionë euro përfundoi më 16 dhjetor 2021.

Pas kësaj date, Sh.A e ngritur nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë angazhuar për të marrë në dorëzim asetet e këtij koncesioni, si dhe impiantin e prodhimit të energjisë elektrike”.

Shtatë bashkitë kanë themeluar kompaninë “Eco-Elb”, ku pjesën më të madhe të aksioneve 52% e mban bashkia e Elbasanit, dhe Bashkia e Përrenjasit, Librazhdit, Peqinit, Belshit, Gramshit dhe Cërrikut kanë 8% të aksioneve në këtë vepër.

/Panorama.al/

Etiketa: inceneratorInceneratori i Elbasanitpagaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025
AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
BOTA

Franca në protestë masive/ 800,000 njerëz kundër shkurtimeve të buxhetit dhe rritjes së moshës së pensionit

14:57 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
AKTUALITET

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n, zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

08:19 : 17/09/2025
Para

"B*thq*ra, ju tërheq zvarrë”/ Kallëzohet penalisht Drejtori i Policisë Bashkiake

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com