• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro me rekord të ri në rënie, ja arsyet

15:10 : 14/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro ka pësuar sërish rënie ditën e martë në kursin e këmbimit me Lekun, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 119.88 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se nënçmimi i mëtejshëm i Euros tashmë mund të shpjegohet kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell rritje të flukseve hyrëse valutore, tendencë e lidhur veçanërisht me turizmin. Rritja e ofertës rrjedhimisht ndikon në zhvlerësimin e kursit të këmbimit të Euros ndaj Lekut.

Burime nga tregu bëjnë të ditur për “Monitor” se në javët e fundit po vërehet një rritje e këmbimeve që kryhen nga bizneset e lidhur me turizmin, kryesisht nga agjencitë turistike. Sipas tyre, kjo është dëshmi e rritjes së prurjeve nga turizmi, por edhe një faktor që paralajmëron se sezoni veror do të jetë pozitiv dhe do të shoqërohet me rritje të mëtejshme të flukseve valutore. Zakonisht, kulmi i efekteve sezonale në kursin e këmbimit Euro-Lek shfaqet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Agjentët e këmbimit besojnë se këtë vit kursi i Euros me shumë të ngjarë do të prekë rekorde të reja historike në kahun rënës.

Me përjashtim të një periudhe të shkurtër gjatë muajit mars, kursi i këmbimit Euro-Lek këtë vit është shfaqur i qëndrueshëm, madje me një tendencë mbiçmuese të Lekut. Forcimi i Lekut në këtë periudhë ka qenë pjesërisht i papritur, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë të mallrave të importuara dhe pritshmërive se shtrenjtimi importeve do të rriste nevojën për valutë dhe do të zhvlerësonte Lekun. Por, një gjë e tillë nuk ndodhur, edhe për shkak se në fakt bilanci i llogarisë korrente të vendit në tremujorin e parë të këtij viti është përmirësuar.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë Eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e deficitit tregtar në mallra këtë tremujor është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me tremujorin IV 2021, ndërsa llogaria e shërbimeve ka rritur edhe më shumë kontributin e vet pozitiv.

Kontribuuesit kryesorë kanë qenë sektori i turizmit dhe i ai fasonerisë, që historikisht kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushtimin e deficitit tregtar që ka vendi në mallra.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi për tremujorin e parë të vitit arritën në 409 milionë Euro, niveli më i lartë historik i regjistruar për këtë periudhë të vitit. Por, megjithatë bilanci neto në zërin e udhëtimeve pësoi rënie me 15% krahasuar me një vit më parë, sepse shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me ritme edhe më të larta se shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri.

Burimi: Banka e Shqipërisë

/Monitor.al/

Etiketa: eurokursi i kembimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 15/08/2025
AKTUALITET

Euro prek fundin, bie në minimumin historik

14:59 : 14/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

08:07 : 14/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 13/08/2025
Para

Atentati në Bruksel, Policia konfirmon: Noga u arrestua, në kërkim një i dytë

TË GJITHA

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com