• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabletat për Censusin/ KPP në provë integriteti për të shpëtuar 450 mln lekë

15:55 : 13/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka administruar ankesa për një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë të vjetra për blerje tabletash për Institutin e Statistikave, të cilat, nëse pranohen, do t’i rëndojnë qytetarëve shqiptarë rreth 450 milionë lekë më shtrenjtë.

Në një kohë krize të rëndë ekonomike, shpenzimet të kësaj natyre do të jenë jo vetëm lukzose, por edhe shumë të dëmshme për interesat publikë.

E gjithë historia po zhvillohet mes disa kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit.

Kompania “Infosoft”, e cila ka paraqitur ofertën më të lartë në këtë tender, po synon të eleminojë nga gara konkurentët me ofertën më të ulët.

Lexo edhe:

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

Këtë qëllim po synon ta realizojnë nëpërmjet Komisionit të Prokurimit Publik, i cili tashmë gjendet në provë integriteti, jo thjesht për respektimin e procedurave, por edhe për mbrojtjen e shpenzimeve të tepërta publike.

Tenderi për Censusin

Në mesin e muajit Mars 2022, Instituti i Statistikave shpalli tenderin për “Blerje pajisje Tableta për CENS”, me fond limit rreth 225 milionë lekë të reja.

Qëllimi i këtij tenderi është blerja e rreth 8 mijë tabletave elektronike, të cilat do të përdoren nga përpunuesit e të dhënave mbi Censusin e ri që pritet të zhvillohet.

Rezultatet e tenderit u shpallën në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 30 Maj 2022.

Sipas të dhënave të konsultuara nga “Boldnews.al”, rezultoi se në tender morën pjesë 6 operatorë ekonomikë. Dy prej tyre u skualifikuan, pasi Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Autoritetit Kontraktor, INSTAT, konstatoi se nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në dokumentat standarte.

INSTAT renditi të parën kompaninë “PC Store” shpk, e cila ka paraqitur ofertën më të ulët, me vlerë 169.680.000 lekë të reja, duke vlerësuar se plotësonte të gjithë kërkesat teknike dhe ligjore të parashikuara në dokumentat e tenderit.

Në foto: Rezultatet paraprake të tenderit për blerje tabletash për Censusin e INSTAT

Pas saj renditeshin me oferta shumë më të larta, kompanitë “Ligus” dhe “Infosoft”, përkatësisht me 194.7 milionë lekë të reja dhe 197.8 milionë lekë të reja.

Bazuar në llogaritë e thjeshta matematikore, “Ligus” dhe “Infosoft” kanë paraqitur oferta me vlerë 430-450 milionë lekë të vjetra më shumë se sa kompania “PC Store” e renditur e para.

Ankesat

Kompania “Ligus”, e cila përfshin interesa të familjes së zyrtarit të rëndësishëm socialist dhe njëkohësisht Prefekt i Tiranës, Afrim Qendro, si edhe “Infosoft” që ka vendosur “hegjemoninë” në tenderat publikë të pajisjeve teknologjike, kanë ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) rezultatin e tenderit të zhvilluar nga INSTAT-i për blerjen e tabeletave për censusin.

Në ankesën e bërë publike në faqen zyrtare të KPP-së, konstatohet se dy kompanitë ankimuese kanë ngritur pretendime thuajse të njëjta kundër shoqërisë fituese, duke krijuar dyshimet për një koordinim mes tyre.

Në foto: Ankimi i dorëzuar në KPP nga kompania “Infosoft”, e cila ka paraqitur në tender ofertën 450 mln lekë të vjetra më të lartë

Redaksia konsultoi ekspertë të fushës së Teknologjisë së Informacionit, të cilët morën në analizë pretendimet e kompanive ankimuese.

Opinioni ishte i njëjtë; ankimet nuk lidhen as me thelbin dhe as me aspektet ligjore të procedurës, por krijojnë përshtypjen se është një formë “presioni” ndaj Komisionit të Prokurimit Publik.

Megjithatë, është ky i fundit organi përgjegjës që do të shqyrtojë dhe vlerësojë procedurën në tërësi, e më pas të dalë në konkluzionet konkrete.

Në Nëntor të vitit 2020, Parlamenti miratoi ligjin “Mbi Censusin e Popullsisë dhe Banesave”.

Në bazë të këtij ligji, ngarkohet Instituti i Statistikave (INSTAT) për të kryer procedurat në terren, përfshirë intervistimin e qytetarëve.

Për realizimin e Cens-usit, INSTAT ka vlerësuar se duhet të pajiset me 8 mijë tableta, të cilat do të jenë në dispozicion të operatorëve të terrenit.

Këto tableta do të përdoren vetëm një herë, pra vetëm për një qëllim  të vetëm.

Më tej, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, pajisjet teknologjike mund të dhurohen për shkolla apo institucione të tjera të arsimit profesional.

Ndaj, rritja e mundshme e kostos së tenderit, në rast se pranohen ankimet e “Infosoft” dhe ‘Ligus”, do të jenë thjesht dhe vetëm një shpenzim shumë i tepërt dhe luksoz për financat e dobësuara ndjeshëm të Shtetit.

Etiketa: censusikpp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

16:18 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

12:46 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

15:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

11:31 : 29/07/2025
AKTUALITET

Përplasjet për tenderin 9.1 mln euro e RTSH, KPP shpall fituese kompaninë e Renis Tershanës

20:35 : 24/07/2025
Para

Vasili: Parlamenti si han pa porta, po e përdhosin çdo ditë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com