• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia bën bilancin javor: Janë arrestuar 135 persona, 35 të shpallur në kërkim

09:44 : 12/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka publikuar sot bilancin javor lidhur me veprimtarinë e tyre me qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit.

Në ditët e fundit janë finalizuar me sukses 2 megaoperacione policore si rezultat i të cilave u zbardh grabitja e një banke në Koplik dhe u zbulua një banesë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar 135 persona, 305 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

“Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Lëndë narkotike, armë dhe asete të paligjshme, të sekuestruara. Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore:”Policisa e Shtetit, në një javë, finalizuoi me sukses 2 megaoperacione policore.”Syri i Sheganit” në Shkodër, si rezultat i të cilit u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vunë në pranga 9 shtetas dhe u sekuestruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri. “Illegal assets” në Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta: 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar. Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunksional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2″ dhe “Perimetri” në 2 raste. Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrimin e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligjshëm të monedhave virtuale. Si rezultat i kontrolleve masive të territorit janë evidentuar dhe shkatërruar 3 ambiente, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, 2 ambiente në Lezhë, në kuadër të operacioneve “Blinisht” dhe “Blinisht 2”, si dhe 1 ambient në Fushë Krujë. U sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje, qindra fidanë dhe dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, është evidentuar dhe goditur në Durrës, 1 rast i përshtatjes së lokalit për gjenerim të kundërligjshëm të monedhave vituale, ku janë sekuestruar 18 pajisje që shërbenin për këtë qëllim. Në vijim, si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 32 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kokaine, marijuane, si dhe lëndësh të ndryshme narkotike, sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, fitila zjarrpërcjellës, 2 radio si ato të Policisë, 14 automjete, 8 celularë, si dhe shuma parash e asete të tjera që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 thika, si dhe municion luftarak. Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 41 raste të dhunës në familje. Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 1 rast i zjarrvënies, 1 rast i organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 44 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 17 raste. Ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe Elbasan, në fushën e krimeve kundër personit. Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga data 1 deri në datën 6 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore të qarkut Lezhë dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e UNUM Festival 2022, i cili u zhvillua në Shëngjin dhe u mbyll pa asnjë problem. Policia Rrugore e qarkut Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë, mori masa për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për pjesëmarrësit në aktivitetin sportiv me motorat Harley dhe makinat Rally, që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 5 qershor, aktivitet i cili u mbyll pa asnjë problem. Gjatë kësaj jave janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Janë vendosur 15.316 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Kufitare/Vijojnë masat e shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 7 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe 2 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve të ftohta dhe municionit luftarak”. Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.”

Lexo edhe:

Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari në Elbasan

“Djali më tha po vi”, babai i Renis Dobrës: Mendoja se e kishte marrë polica

Etiketa: arrestimebilanci javorpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari në Elbasan

14:19 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Djali më tha po vi”, babai i Renis Dobrës: Mendoja se e kishte marrë polica

13:50 : 16/07/2025
AKTUALITET

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan, zona përreth e djegur

12:54 : 16/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

21:39 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Buzi Store shet motorë elektrikë pa dokumenta”/ Qytetarët në hall: Policia po na i sekuestron

19:29 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kishin zënë vendin me blloqe betoni tek “Ali Demi”, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

15:29 : 15/07/2025
Para

Britney Spears pësoi një sulm paniku para dasmës me Sam Asghari

TË GJITHA

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

14:53 : 16/07/2025

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

14:34 : 16/07/2025

Presidenti Begaj shkarkon nga detyra vajzën e Ismail Kadaresë

14:28 : 16/07/2025

Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari në Elbasan

14:19 : 16/07/2025

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

14:17 : 16/07/2025

Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme

14:14 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com