• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Enkeleida Hoxha lirohet nga qelia pas shlyerjes së masës së dënimit

17:45 : 12/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konstatuar se kohëzgjatja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha ka tejkaluar masën e dënimit të dhënë ndaj saj në shkallën e parë.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, u lirua nga qelia të dielën më 12 qershor, pasi Gjykata e Posaçme e Aeplit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstatoi se kohëzgjatja e masës së sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj saj për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, kishte tejkaluar masën e dënimit. Një ditë më parë, gjykata kishte rrëzuar një kërkese të mëparshme të Hoxhës për shuarjen e masës së sigurisë.

Enkeleida Hoxha gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit 2021, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo u dënua më 14 shkurt të këtij viti me 3 vjet burgim, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kishte filluar hetim disiplinor ndaj Hoxhës për shkak të lirimit të dy të dënuarve për krime të rënda. Pas arrestimit të saj për përfshirjen në lirimin e të dënuarve të tjerë, Këshili i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra Enkeleida Hoxhën. Ajo e kundërshtoi vendimarrjen e KLGJ-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, që është tërhequr për të marrë vendim për pretendimet e saj.

Lexo edhe:

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

Koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Enida Demiraj i tha BIRN se të dielën është vendosur të pranohet kërkesa e Hoxhës për konstatimin e shuarjes së masës së sigurisë, ‘arrest në burg’”, të caktuar nga shkalla e parë më 10 shkurt të vitit 2021. E njëjta kërkesë ishte rrëzuar një ditë më parë.

“Të dy vendimet janë marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Saida Dollani e Igerta Hysi,” tha Demiraj.

Sipas gjyqtares për mediet pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, vendimi për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit për Hoxhën është bazuar në nenin 261, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet shuarja e masave të sigurimit në rastet “kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar”. Dollani shpjegoi për BIRN se gjykata ka detyrim që një kërkesë të tillë ta shqyrtojë brenda afatit kohor 48 orësh.

Lidhur me kërkesën e parë të rrëzuar të shtunën, gjyqtarja Dollani argumentoi se nga përllogaritja matematikore e vuajtjes së dënimit në paraburgim, ka rezultuar se ishte i njëjtë me kohëzgjatjen e masës së sigurisë. Ndërsa në rastin e kërkesës së dytë po me të njëjtin objekt, të dorëzuar në gjykatë të shtunën, gjykata ka konstatuar se ishte tejkaluar afati dhe ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë për Hoxhën.

Gjykata ka gjetur në të njëjtën situatë edhe ish-sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e arrestuar si e përfshirë në të njëjtën çështje me Hoxhën. Sipas Dollanit, ka rezultuar se ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest në burg” për Mallkuçin është kryer në të njëjtën ditë dhe se të dielën është konstatuar tejkalimi i masës së dënimit të dhënë ndaj saj. /BIRN/

Etiketa: apelhoxhalirim nga burgu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12:28 : 12/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
SPORT

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

22:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës: Ju po mbroni…

22:21 : 27/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025
Para

"Shembe këtë mur", mesazhi i Reagan nga Berlini ndaj Gorbaçov 35 vite më parë

TË GJITHA

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com