• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OBSH: Origjina e paqartë e COVID-it, të studiohet teoria e rrjedhjes laboratorike

23:20 : 09/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në hetimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, tha se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se si filloi COVID-19, duke përfshirë një analizë më të detajuar të mundësisë së një aksidenti laboratorik.

Ky qëndrim shënon një përmbysje të mprehtë të vlerësimit fillestar të Agjencisë së Shëndetit të OKB-së për origjinën e pandemisë. OBSH-ja, vitin e kaluar, arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht pak e mundshme” që COVID-19 është përhapur te njerëzit nga laboratori.

Shumë shkencëtarë dyshojnë se koronavirusi është transmetuar te njerëzit nga lakuriqët e natës, përmes kafshëve të tjera. Në raportin e publikuar të enjten, grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se ende mungojnë “të dhënat kryesore” , të cilat do ta sqaronin se si filloi pandemia.

Shkencëtarët thanë se grupi “do të mbetet i hapur për të gjitha provat shkencore që do të jenë të qasshme në të ardhmen, në mënyrë që të mundësojë testimin gjithëpërfshirës të të gjitha hipotezave të arsyeshme”.

Identifikimi i burimit të sëmundjes tek kafshët zakonisht zgjatë me vite. U deshën rreth 15 vjet që shkencëtarët të gjenin llojet e lakuriqëve të natës që ishin rezervuar natyror për SARS-in, kushëri i COVID-19.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Grupi i ekspertëve të OBSH-së gjithashtu vuri në dukje se, duke qenë se aksidentet laboratorike kanë shkaktuar disa epidemi në të kaluarën, kjo teori, shumë e politizuar, nuk mund të hidhet poshtë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka spekuluar disa herë – pa prova – se COVID-19 u nis në një laborator kinez. Ai akuzoi gjithashtu OBSH-në për “bashkëpunim të fshehtë” me Kinën për të mbuluar epideminë fillestare, duke iu referuar faktit se OBSH-ja në vazhdimësi e ka lavdëruar publikisht këtë vend.

Grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shëndetit të OKB-së, Tedros Adhanom Gebrejesus u dërgoi, në muajin shkurt, dy letra zyrtarëve të lartë të qeverisë kineze, duke kërkuar informacione, përfshirë detajet për rastet më të hershme njerëzore të COVID-19 në qytetin e Vuhan. Është e paqartë nëse kinezët u përgjigjën.

Ekspertët thanë se OBSH-së nuk i është dorëzuar asnjë studim, i cili do të vlerësonte mundësinë e përhapjes së COVID-19, si rezultat i një rrjedhjeje nga laboratori.

Ata thanë se të kuptuarit e tyre, lidhur me atë se si u shfaq koronavirusi, ishte i kufizuar në disa faktorë, duke përfshirë faktin se jo të gjitha kërkimet e paraqitura nga shkencëtarët kinezë ishin publikuar.

Jamie Metzl, i cili është anëtar i grupit të pavarur këshillues të OBSH-së, sugjeroi që Grupi i shtatë kombeve të industrializuara të vendosë hetimin e vet për origjinën e COVID-19, duke thënë se OBSH-së i mungonte autoriteti politik, ekspertiza shkencore dhe pavarësia për të kryer një vlerësim të tillë kritik.

Metzl përshëndeti thirrjen e OBSH-së për hetime të mëtejshme mbi mundësinë e një rrjedhjeje nga laboratori, por tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Tragjikisht, qeveria kineze vazhdon të refuzojë të ndajë të dhënat bazë të papërpunuara dhe nuk do të lejojë auditimin e nevojshëm dhe të plotë të laboratorit në Vuhan”, theksoi ai dhe shtoi:

“Marrja e qasjes në këtë informacion është thelbësore për të kuptuar se si filloi kjo pandemi dhe për të parandaluar pandemitë e ardhshme”.

Ekspertët shkencorë të OBSH-së thanë se nevojiten një sërë rrugësh kërkimore, duke përfshirë studime që vlerësojnë rolin e kafshëve të egra, të cilat konsiderohen se janë rezervuari natyror i COVID-19, si dhe studime mjedisore në vendet ku virusi mund të jetë përhapur për herë të parë, siç është tregu i ushqimeve të detit në Huanan, në Vuhan.

Në mars të vitit 2021, OBSH-ja publikoi një raport mbi origjinën e COVID-19, pas një vizite shumë formale të shkencëtarëve ndërkombëtarë në Kinë. Raporti arriti në përfundimin se sëmundja ka shumë të ngjarë të jetë përhapur te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe se nuk kishte prova që të tregonin një lidhje me laboratorin.

Megjithatë, pas kritikave të rëndësishme, përfshirë nga disa shkencëtarë nga ekipi i OBSH-së, kreu i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, pranoi se ishte “e parakohshme” të përjashtohej rrjedhja nga laboratori dhe tha se i është lutur Kinës që të ishte më transparente në shkëmbimin e informacioneve.

Në raportin e saj të ri, OBSH-ja tha se ekspertët kanë fituar qasje në të dhënat që përfshijnë mostra të papublikuara gjaku nga më shumë se 40,000 njerëz në Vuhan, në vitin 2019. Mostrat u testuan për antitrupa ndaj COVID-19. Asnjë nuk u gjet, duke sugjeruar se virusi nuk u përhap përpara se të identifikohej për herë të parë në fund të dhjetorit të atij viti.

Ekspertët e OBSH-së kanë bërë thirrje për një numër studimesh, duke përfshirë testimin e kafshëve të egra, për të zbuluar se cilat specie mund të jenë nikoqire të COVID-19.

Për të hulumtuar nëse pandemia COVID-19 mund të ketë qenë rezultat i një aksidenti laboratorik, ekspertët e OBSH-së thanë se kërkimi duhet të kryhet “me stafin laboratorik të ngarkuar për menaxhimin dhe zbatimin e sigurisë biologjike”, duke thënë se kjo do të sigurojë më shumë informacione për atë se si janë menaxhuar viruset e ndërlidhura me COVID-19.

Më herët, Kina e vlerësoi si “të pabazuar” sugjerimin se COVID-19 e kishte origjinën në laborator dhe deklaroi se virusi mund të kishte origjinën në objektet amerikane, për të cilat dihej gjithashtu se po hetojnë koronavirusët te kafshët.

Qeveria kineze tha se e mbështet kërkimin për origjinën e pandemisë, por se vendet e tjera duhet të jenë në fokus.

Shkencëtarët e lidhur me OBSH-në paralajmëruan në gusht të vitit 2021 se kërkimi për origjinën e pandemisë kishte ngecur dhe se dritarja e mundësive po “mbyllet shpejt”. Ata paralajmëruan se mbledhja e të dhënave, të cilat tani janë të vjetra të paktën dy vjet, është gjithnjë e më e vështirë. /rel

Etiketa: Covidmajmunorigjina

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
AKTUALITET

Rama e quan buf/ Berisha: Ai është meme e gjallë, kopjon dhe imiton si majmuni

20:48 : 09/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
BOTA

Humbi nuhatjen nga Covid, 27-vjeçarja kryen operacionin “shpëtimtar” në hundë

17:17 : 07/03/2025
Foto ilustruese
BOTA

Studimi: Shtrimet nga Covid-19 rritën rrezikun e vdekjes

20:28 : 03/03/2025
Para

Numri i bareve dhe restoranteve ra me 5,2%, mbylljet do vazhdojnë edhe në 2022

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com