• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Itali/ Flet i arrestuari

22:44 : 08/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vijon të deklarojë se është i pafajshëm dhe pretendon se natën e dy vrasjeve ishte në një lokal me miqtë e tij. Kjo është alibia e Daniele Bedinit, 32-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen me dashje të prostitutës shqiptare, Nevila Pjetri. Ajo u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Marinella, në afërsi të Sarzana, e vrarë me dy plumba pistolete në kokë. Pak më larg, disa orë më vonë u gjet edhe trupi i Camilla-s, transit që jetonte në Albiano Magra. Aktualisht, hetimet vijojnë ende për të sqaruar nëse ka një lidhje mes dy vrasjeve. Dhe gjasat janë që po.

Alibia e autorit të dyshuar: Daniele Bedini ndodhet në burgun e La Spezia kur pret vlerësimin e masën e sigurisë, që pritet të mbahet nesër ose të premten. Mediat italiane shkruajnë se pasi takoi avokatin e tij, tha se natën e vrasjes ndodhej në një lokal me disa miq dhe me qenin e tij dhe se kishte qëndruar aty deri pas mesnatës (vrasja e Nevilës dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të natës). Për momentin hetuesit e akuzojnë Bedinin vetëm për vrasjen e Nevilës, jo për atë të Camilla-s, ndonëse hipotezat janë se mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Për avokatin e Bedinit nuk ka asnjë të dhënë që e lidh 32-vjeçarin me vrasjen e dytë.

Shqiptarja u vra me dy plumba pistolete në kokë, një në pjesën ballore, e një pas veshit të majtë. Sa i takon Camilla-s, rezultatet e autopsisë nuk kanë dalë ende. Dyshimet janë se edhe ajo ka vdekur në mënyrë të ngjashme, me plumba pistolete. Sa i takon orës së vrasjeve, dyshimet janë se Nevila dhe Camilla janë vrarë pak orë larg nga njëra-tjetra, ndonëse trupi i transit u gjet disa orë më vonë. Teksa mbetet ende e paqartë nëse 35-vjeçarja shqiptare u vra tek vendi ku u gjet apo diku tjetër, Camilla dyshohet se u vra në makinën e saj. Trupi i saj u gjet jo shumë larg automjetit, ndërsa brenda makinës u gjetën njolla gjaku dhe gëzhoja.

Hetimet, kërkohen telefonat e viktimave: Përveç gëzhojave që u gjetën në makinën Ford Fiesta të Camilla-s dhe njollave të gjakut, po hetohen edhe tabulatet telefonike. Celulari i Nevilës rezulton se ka qenë i ndezur pak para orës 02:00 (shumë pak kohë pas vdekjes), ndërsa ai i Camilla-s deri në mëngjes. Të dy telefonat janë zhdukur së bashku me disa sende personale dhe aktualisht po kërkohen nga autoritetet në zonën ku u gjetën dy trupat. Në analizë është edhe telefoni i Bedinit, për të verifikuar nëse ai mund të jetë ndodhur pranë zonës së vrasjeve.

Arma: Edhe arma e krimit vijon të mos gjendet. Mes detajeve që çuan në arrestimin e Daniele Bedinit ishte edhe fakti se një pistoletë, me gjasë gjysmëautomatike që mund të jetë e kalibrit 22, u zhduk nga shtëpia e babait të Bedinit. I ati e kishte denoncuar vjedhjen e armës, mëngjesin e së shtunës së 4 Qershorit.

Lexo edhe:

Pse u vra shqiptarja në Itali, i arrestuari kyç gojën /Detaje nga hetimet

Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian

Mbetet ende për t’u provuar lidhja e mundshme mes dy vdekjeve, të Camilla-s dhe Nevilës. Dëshmitarë të ndryshëm thonë se e panë Nevilën të hipte në një makinë të bardhë. Hetuesit kanë dyshime se Camilla mund ta ketë parë këtë skenë, ose mund ta ketë njohur personin që i jepte makinës. Ky mund të ketë qenë edhe shkaku që mund ta ketë çuar Bedinit të kryente një vrasje të dytë brenda pak orëve.

Daniele Bedini rezulton person me precedentë penalë për grabitje dhe disa vepra të tjera penale, vepra që duket se i kryente edhe për të siguruar kokainë. Dyshimet janë se ai e mori prostitutën shqiptare në makinë jo për shërbimin e saj, por për ta grabitur.

Etiketa: Daniele BediniNevila Pjetri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u vra shqiptarja në Itali, i arrestuari kyç gojën /Detaje nga hetimet

20:20 : 20/06/2022
AKTUALITET

Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian

12:35 : 13/06/2022
AKTUALITET

Bie alibia e autorit të vrasjes së Nevila Pjetrit, provat që e ‘fundosën’

10:49 : 09/06/2022
AKTUALITET

Emri/ Masakroi 35-vjeçaren shqiptare, ja autori i dyshuar i krimit

20:17 : 07/06/2022
AKTUALITET

Vrasja e Nevila Pjetrit në Itali/ Arrestohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim

13:44 : 07/06/2022
AKTUALITET

35-vjeçarja u vra në Itali, flet kunata: Ishte si motër për mua

13:19 : 07/06/2022
Para

Gazetari ukrainas Lavrovit: Përveç grurit ku po i çoni ato që po vidhni nga ne

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com