• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raportimet e mediave italiane/ Vrasja e vajzës shqiptare, dyshimet për ngjarjet

09:25 : 07/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

E reja shqiptare, Nevila Pjetri, 35-vjeçarja e rrahur dhe e vrarë në periferi të Sarzanës në Itali, po hetohet të jetë masakruar jo nga një klient, as nga ndonjë maniak apo killer prostitutash, por nga një person i rrjetit të shfrytëzimit të prostitucionit.

Kjo është pista kryesore që po punojnë karabinierët me drejtues Matteo Gabelloni dhe Andrea Fabi, nën koordinimin e prokurores Monica Burani, raportojnë mediat italiane.

Në vijim do të bëhet autopsia e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes. Megjithatë ajo që dihet me siguri është se Nevila është rrahur dhe ka tentuar të mbrohet, pastaj është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose me pistoletë të kalibrit të vogël.

Ndoshta gruaja, arsyetojnë hetuesit, kishte vendosur të mos prostituonte më, ose donte të punonte më vete. Por, kështu duket se ka firmosur urdhrin e vdekjes për veten e saj.

Një vit më parë, Nevila ishte martuar me Leonard Markun dhe kishin një jetë të mirë bashkë. Kishin bërë dhe një shtëpi në Carrara.

Lexo edhe:

Pse u vra shqiptarja në Itali, i arrestuari kyç gojën /Detaje nga hetimet

Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian

E ndërkohë, Nevila vijonte punën si prostitutë. Mbrëmjen e së shtunës ajo mori makinën e saj dhe doli aty ku gjente shpesh koleget e saj. E parkoi dhe po priste për klientë.

Në një moment dikush afrohet me makinë të bardhë, flasin pak, duket se bënë pazar dhe ajo u fut në mjet. Kjo ndodhi para mesnate dhe u pa nga shoqet e saj të punës.

Pak pas mesnate, një person ndodhej afër shtratit të përroit Parmignola, në kufirin midis bashkive Sarzana dhe Luni, kur pa të afrohej një makinë e bardhë dhe personi në timon, doli jashtë dhe nxori nga makina një trup që më pas e hodhi në shtratin e përroit.

Kjo skenë pasoi njoftimin e policisë e cila dërgoi një grup hetimi në vendngjarje. Ata gjetën trupin ende të ngrohtë të të ndjerës dhe panë se ishte pikërisht femra e cila ishte skeduar më parë për prostitucion, në një vend si Italia ku kjo është e paligjshme e megjithatë në tërë shtetin janë mijëra prostituta.

Hetuesit thonë se autopsia do të zbardhë shkaqet e vdekjes së Nevila Pjetrit, kohën e krimit dhe detaje të tjera të nevojshme për të çuar në gjetjen e vrasësit.

Në hetim nuk është vetëm mundësia e një vrasjeje nga tutorët të prostitucionit. Policia tha se po bën kërkime edhe në Toskanë, pranë zonës ku viktima banonte me të shoqin, i cili me sa duket nuk kishte dijeni për jetën e dyfishtë të gruas.

Policia tha se nuk po përjashtojnë asnjë pistë. Kurse shtoi se po përpiqen të gjurmojnë kontaktin e fundit që gruaja ka pasur përpara se të hipte në makinën e vrasësit të saj.

Etiketa: Nevila Pjetri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u vra shqiptarja në Itali, i arrestuari kyç gojën /Detaje nga hetimet

20:20 : 20/06/2022
AKTUALITET

Vrasja e Nevila Pjetrit, dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian

12:35 : 13/06/2022
AKTUALITET

Bie alibia e autorit të vrasjes së Nevila Pjetrit, provat që e ‘fundosën’

10:49 : 09/06/2022
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Itali/ Flet i arrestuari

22:44 : 08/06/2022
AKTUALITET

Emri/ Masakroi 35-vjeçaren shqiptare, ja autori i dyshuar i krimit

20:17 : 07/06/2022
AKTUALITET

Vrasja e Nevila Pjetrit në Itali/ Arrestohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim

13:44 : 07/06/2022
Para

Vajza gjen prindërit pa shenja jete në shtëpi, dyshimet e para

TË GJITHA

Gruaja nga Elbasani rrëfen tmerrin e dhunës: Ish-burri më ka kërcënuar, do që të më vrasë!

13:35 : 30/06/2025

Izraeli intesifikon bombardimet në Gaza

13:25 : 30/06/2025

Kishte kultivuar bimë cannabis buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

13:23 : 30/06/2025

EMRI/ Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

13:11 : 30/06/2025

Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë

12:53 : 30/06/2025

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

12:45 : 30/06/2025

Koordinatorja e vëzhguesve të OSBE-së për 11 Majin: Rama përdori pushtetin për avantazh

12:44 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com