• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kraja në provë integriteti/ A do pranojë në SPAK gjobëvënësit e Hetimit Tatimor?

16:54 : 07/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka publikuar listën me 55 emra, të cilët janë kualifikuar në fazën e parë të konkursit për tetë vende në pozicionin e “Hetuesit Financiar”.

Lista e aplikantëve ka qenë më e gjatë. Por, siç njofton Prokuroria Speciale, një pjesë e tyre janë skualifikuar.

Megjithatë, edhe tek lista e personave të para-kualifikuar, rezultojnë disa që janë me probleme dhe që i kanë shpëtuar filtrave të Komisionit të Posaçëm, të përbërë nga prokurorët Klodian Braho, Dorina Bejko e Sotir Kllapi.

“Boldnews.al” konsultoi emrat në listë dhe konstatoi se një pjesë e tyre janë individë të denoncuar publikisht dhe institucionalisht për abuzim me detyrën, në postët që kanë mbajtur apo mbajnë aktualisht në administratën publike.

Lexo edhe:

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

Në listë ka gjithashtu individë që janë shkarkuar më herët nga detyra për shkelje të rënda disiplinore.

Por, jo vetëm kaq. Disa prej të kualifikuarve kanë qenë pjesë e përgjimeve proceduriale për përfshirje në afera korruptive dhe gjobvënie, sidomos zyrtarë nga Hetimit Tatimor.

Madje, emra të tillë, kanë dalë edhe në dosjet hetimore që trajtohen nga Prokuroria Speciale, SPAK.

E, megjithatë, nëpërmjet kualifikimit paraprak për të qenë “Hetues Financiar”, këta individë problematikë po tentohet të rehabilitohen edhe me ndihmën e prokurorëve të SPAK-ut, me të cilët kanë lidhje të ngushta.

Përzgjedhja e 8 Hetuesve Financiare që do të ushtrojnë detyrën pranë SPAK-ut po kalon në një procedurë të gjatë.

Por, zëra brenda institucioneve të drejtësisë thonë se, pavarësisht rrugëtimit të gjatë, emrat e 8 hetuesve financiare që do të dalin fitues, janë të paracaktuar që në krye të procesit.

Një pjesë e tyre besohet se do të jenë pjesë e atyre që konsiderohen si “gjobvënës të Hetimit Tatimor”.

Ky dyshim forcohet më shumë, pas konsultimit të kritereve që kërkohen për emërimin në këto pozicione.

Bëhet fjalë për “detaje të vogla”, të cilat, njëlloj si në tenderat korruptivë, bëjnë diferencën dhe orientojnë të gjithë procesin drejt emrave të përveçëm.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe hetuesit e tjerë, përfshirë Hetuesit Tatimorë, presupozohet që të jenë “ajka e hetimit” në Shqipëri.

Pra, individë jo vetëm me integritet, por edhe të aftë e me përvojë të gjatë e të suksesshme pune.

Në rastin e rekrutimit të “Hetuesve Tatimorë”, SPAK-u e ka ulur nivelin e kritereve të kërkuara në minimum.

Sipas njoftimit për shpalljen e konkurrimit për këto pozicione pune, SPAK-u kërkon që kandidatët duhet “të kenë një eksperiencë pune jo më pak se dy vjet si Oficer i Policisë Gjyqësore”.

Në sistemin hetimor, individë me përvojë pune 2-vjeçare janë diçka më shumë se studentët e Drejtësisë dhe ende nuk kanë arritur të kuptojnë dhe konceptojnë hartimin e një dosje hetimore.

Kjo kategori nuk do të ishte e përshtatshme as për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nuk bëhet fjalë për Prokurorinë Speciale.

Por, kriteri i përvojës minimale duket se është bërë për emra të caktuar.

Emra, të cilët gjenden në listën e të kualifikuarve paraprake dhe që, me shumë mundësi, po përgatiten të jenë pjesë e listës fituese, pavarësisht përvojës së pakët dhe dyshimeve mbi kurriz si “gjobvënës Tatimor”.

Etiketa: hetimi tatimorKrajaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
Para

Gazment Bardhi: Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com