• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reagimet/ Si u prit zgjedhja e gjeneralit President

09:42 : 05/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-gjenerali Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj do të nisë detyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Ilir Meta më 24 korrik.

Menjëherë pas votimit shefi i qeverisë tha: “I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, për një vend normal dhe funksionimin normal të Zyrës së Kreut të Shtetit. Ai është një figurë e pakontestueshme nga ana e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin dhe njerëzit”, tha kryeministri Rama.

Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar edhe pasardhësin e tij, Bajram Begajn. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Meta i dërgoi nga Turqia urimet Begajt, për kandidaturën e të cilit kishte deklaruar më herët se nuk do të bëhej pengesë.

Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj, per te mos i bere pjese ne pengimin e votimit te tij kur dihet se kushtetuta e ndalon qe ushtaraket te mbajne poste te tjera shteterore.

Ndërsa Kryetari i PD, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas braktisjes së procesit të votimit bashkë me mbështetësit e tij, se “burime plotësisht të besueshme, nga media dhe politikanë, kanë denoncuar firmosjen nga presidenti i ri të dokumentave për plaçkitjen e bazave ushtarake detare.” Ai e quajti “shumë të rrezikshme për vendin” procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri”. “Kjo procedurë hap shtegun, krijon precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit. Në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë. Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot”, tha ish-kryeministri Berisha.

Lexo edhe:

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

Enkelejd Alibeaj, i cili me disa deputetë të Partisë Demokratike bojkotuan seancën për zgjedhjen e presidentit të republikës, reagoi pas votimit të Bajram Begajt në Kuvend. Alibeaj ka argumentuar mungesën e deputetëve demokrat në sallë, duke thënë se i gjithë procesi ka qenë farsë

“Shqipëria kishte nevojë jo vetëm për një President të të gjithëve, por mbi të gjitha për një proces gjithëpërfshirës, transparent e real, i cili t’i jepte atij besimin e të gjithë shqiptarëve. Produkti i këtij procesi do mund të shihej kështu si bartës i unitetit të popullit, si njeriu mbi palët, si zbutës e moderator i klimës politike dhe si rregullator i ngërçeve insititucionale. Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimiteti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoje sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucional. Këtë besuam e besojmë, dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë!”, tha Alibeaj.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, në një postim në “Twitter” për zgjedhjen e Bajram Begajt theksoi: “mezi presim të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurtë dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.”

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, e uroi Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, “mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi në median sociale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e uroni Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. “Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thekson në një postim në median sociale Ambasada e SHBA në Tiranë.

Po ashtu edhe Ambasada gjermane në Tiranë uroi të shtunën, Bajram Begaj, për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. “Zgjedhja e Presidentit qendron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, thuhet në një deklaratë të ambasadës. /Lapsi.al/

Etiketa: Bajram Begajpresidentreagime

Lajme të lidhura

SPORT

Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

15:38 : 07/07/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

15:46 : 02/06/2025
BOTA

Poloni – Zgjidhet president kandidati nacionalist i mbështetur nga Trump

13:33 : 02/06/2025
AKTUALITET

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

21:22 : 30/05/2025
AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
BOTA

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

13:45 : 22/05/2025
Para

Dita pa makina/ Ja ku do të kufizohet lëvizja e automjeteve

TË GJITHA

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

23:06 : 08/07/2025

Rivalët e Shkëndijës në Champions s’kanë fanella, shënojnë numrin me stilolaps (Video)

22:56 : 08/07/2025

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

22:55 : 08/07/2025

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

22:39 : 08/07/2025

Zyrtare/ Ardian Ismajli mbetet në Serie A, firmos kontratë dy vjeçare me Torinon

22:26 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com