Duke filluar nga dita e hënë, më 6 qershor, do të aplikohet formati i Lejes së re të Qarkullimit të mjetit ku janë shtuar elementët e sigurisë duke eliminuar mundësitë e manipulimit të të dhënave.
Që nga cilësia e letrës duke bërë atë të rezistente ndaj dëmtimeve, logo e “Deas së Butrintit” me hologramë, mikrotestet e vendosura në konturet e dukshme të Shqiponjës ku shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe “DPSHTRR”, kompozimet fluoreshente të dukshme vetëm në rezet ultravioletë, harta e Shqipërisë me ngjyrë që ndryshon në këndë të ndryshme shikimi, tekste me reliev, janë vetëm disa nga elementë që i janë shtuar lejes së re të qarkullimit të mjeteve, njofton RTSH.
Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!
Kryeministrit Rama tha se me këtë risi, qytetarët do përfitojnë në cilësi, siguri si edhe kosto të reduktuara ndjeshëm të shërbimeve duke u ulur me 40 %
“Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%, tashmë leja e re e qarkullimit unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme. Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjeti”, shkruan Rama.
Edhe DPSHTRRR thotë se leja e re nuk ka afat skadence dhe unifikon të dhënat duke eliminuar Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!
Avantazhet e lejes së re të qarkullimit për qytetarët janë:
– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentet e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!
– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
– Leja e re nuk ka afat skadence!
– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj.!
– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!
-Çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera, dhe do të pajisen me Lejen e re të Qarkullimit, do t’u kursehen 210,000,000 lekë të reja, ose 1.75 milionë Euro!
– Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!
– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!
– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!
– Personalizimi (teksti) me puntim!
– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!
– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!
– Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga një tjetër kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!