• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gjikuria”, investitor strategjik/ Rama i jep 9000 m2 tokë shtet për hotel në Himarë

09:58 : 05/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kompania “Gjikuria” ka fituar statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjilekë, Himarë, të quajtur “White Roads Hotel”.

Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka marrë vendimin në 5 Prill 2022 dhe është zbardhur së fundmi.

Në foto: Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për projektin “White Roads Hotel”

Projekti besohet se do të përfshijë një investim në vlerë 10 milionë euro dhe statusi i është dhënë shoqërisë me emër të njëjtë me projektin, i regjistruar në Dhjetor 2020, në pronësi të kompanisë së Lorenc Gjikurisë.

Në foto: Projekti 10 mln dollarë do të investohet nga ‘White Roads Hotel” shpk, në pronësi të “Gjikuria” shpk

Struktura turistike pritet të ndërtohet në një sipërfaqe rreth 12 mijë metra katrorë, nga e cila një e katërta është tokë private, ndërsa tre të katërtat, ose rreth 9 mijë metra katrorë, janë pronë shtetërore.

Lexo edhe:

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Statusi “investitor strategjik” është trofeu më i fundit në radhë për kompaninë “Gjikuria”.

Më herët, shoqëria private ka siguruar primatin e tenderave publikë të zhvilluar nga qeveria “Rama” për procesin e Rindërtimit.

Gjithashtu, “Gjikuria” ka siguruar edhe një koncesion qeveritar, atë për ndërtimin e rrugës Porti i Jahteve Orikum-Dukat, me vlerë 50.5 milionë euro.

Në verën e vitit 2021, u raportua se kompania “Gjikuria” u përfshi në një hetim penal për “ndërtim të paligjshëm”, pasi kishte nisur punimet për rrugën koncensionare pa u pajisur më parë me lejet e ndërtimit.

Nuk ka asnjë të dhënë për ecurinë e këtij hetimi në prokurorinë e Vlorës.

“Investimi strategjik”

Bazuar në vendimin 1/6 të Komitetit të Investimeve Strategjike, datë 5 Prill 2022, investimi, i cili synon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel dhe struktura akomoduese me kapacitet total prej 150 njësish, restorante, bare, SPA etj.

Projekti parashikon të punësojë 100 persona dhe, sipas Komitetit të Investimeve Strategjike, “…është hartuar nga studio ndërkombëtare e njohur”, pa e specifikuar se cila është.

Më herët, statusin e “investitorit strategjik” e kanë fituar biznesmenë dhe personazhe pranë kryeministrit Edi Rama.

Biznesmeni Samir Mane ka siguruar dy herë statusin e “investitorit strategjik”, po aq sa edhe kompanitë e vëllezërve Dulaku.

Ky status i është dhënë edhe Artan Gaçit, bashkëshort i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, si edhe gaztorit të spektakleve kabare, Gazmend Paja.

Etiketa: GjikuriahimareRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

20 operacione dhe 136 të arrestuar në një javë, Policia e Shtetit bën bilancin

TË GJITHA

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen

08:44 : 11/11/2025

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025

Përplasje diplomatike Kinë-Japoni: Mos u përfshini në punët tona

08:28 : 11/11/2025

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025

Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

08:16 : 11/11/2025

Raporti i kredive me probleme arrin nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar

08:14 : 11/11/2025

Situatë e përsëritur! Reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

08:10 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com