• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi/ Veliaj sulm Gjyqësorit për shpronësimin, por Bashkia s’ka kryer shembjet

12:06 : 03/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sulmuan, si përherë, gjyqësorin, për atë që e konsideruan si “bllokimin të procesit të Rindërtimit” në Kombinat.

Dy personazhet e lartë qeveritarë u justifikuan pak javë më parë se Rindërtimi pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 në Njësinë Administrative nr. 6 në kryeqytet ishte vonuar, pasi gjyqësori nuk po i hapte rrugën procesit të shpronësimit të zonave ku do të ndërtohen godinat e reja.

Por, një tender i shpallur së fundmi nga Bashkia e Tiranës, jep një panoramë të qartë mbi situatën-përgjegjësia është e gjitha mbi Erion Veliaj dhe stafin e tij.

Në fillim të kësaj jave, Bashkia ka shpallur tenderin për shembjen e disa godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Fondi për këtë tender është 38 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

Në foto: Tenderi për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Kombinat

Tenderi tregon një detaj shumë interesant për mënyrën se si funksion Veliaj dhe propagandën që ai shpërndan në median e kontrolluar në shumicë absolute prej tij.

Kur kanë kaluar rreth 30 muaj nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019, Bashkia e Tiranës ende nuk ka finalizuar shembjen e godinave/pallateve, të cilat janë të pabanueshme që prej mëngjesit tragjik për Shqipërinë e Mesme.

Godinat e përfshirë në listën e tenderit për t’u rrëzuar, janë në përgjithësi të pabanueshme që prej orëve të para pas tërmetit.

Pra, Bashkia e Veliajt e ka pasur të lehtë që të kryejë veprime për shembjen e tyre, për më tepër që fondet i ka pasur në dispozicion nga Qeveria, shumë e shumë kohë më parë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë Rindërtimit.

Por, Veliaj dhe shefi i tij, Rama, janë të prirur që të mbulojnë dështimet e tyre me sulmet me natyrë të përgjithshme ndaj gjyqësorit, si e keqja më e madhe e këtij vendi dhe që pengon projektet zhvillimore në Shqipëri.

Procesi i “Rindërtimit” në Njësinë Administrative 6, në Kombinat, duket se fsheh një situatë abuzive, të iniciuar nga kryebashkiaku Veliaj.

Në zonën e Kombinatit janë shembur një numër i konsiderueshëm pallatesh të dëmtuar, duke krijuar një hapësirë të gjerë për ndërtimin e godinave të reja.

Por, Bashkia, me shumë mundësi, nuk ka në plan që të kryejë rindërtimin në territorin ku kanë qenë pallatet e dëmtuar.

Trualli i krijuar nga shembja e godinave është pronë publike dhe nuk ka asnjë pengesë për ngritjen e pallateve të reja.

Por, fakti që Veliaj dhe shefi i tij, Rama, këmbëngulin tek procesi i shpronësimit, krijojnë bindjen se qytetarët që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 Nëntorit 2019, nuk do të kenë asnjë shans që të banojnë në të njëjtën zonë.

Gati tre vjet pas tërmetit të vitit 2019, banorët e Kombinatit nuk kanë asnjë përgjigje të saktë dhe të qartë nga Bashkia e Tiranës se ku do të ndërtohen pallatet e reja dhe se cili është destinacioni i truallit gjigand të krijuar në zonat ku më herët kanë qenë pallatet e tyre.

“Zhurmat” mes qytetarëve thonë se trualli i lakmuar do të përfundojë në dispozicion të oligarkëve të ndërtimit. Megjithatë, këto zhurma mbeten për t’u konfirmuar në muajt në vijim.

***

Lista e pallateve që do të prishen në Kombinat, sipas tenderit më të fundit të Bashkisë së Tiranës.

Etiketa: Erion VeliajKombinatridnertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
Para
Mike Coppola/Getty Images

Shuplaka në Oscars, reagon për herë të parë bashkëshortja e Will Smith

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com