• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Escobar: Evropa e lirë nuk është e plotë pa Ballkanin

19:14 : 03/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se se ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës pas Dialogut Strategjik SHBA-Maqedonia e Veriut, zoti Escobar shprehu mbështetjen amerikane për fillimin e konferencave ndërqeveritare me BE-në për Shkupin dhe Tiranën. Ai tha se shpreson që të tejkalohet me kompromis bllokimi që ka paraqitur Bullgaria.

Zoti Escobar tha se Dialogu Strategjik mes Uashingtonit dhe Shkupit është një mënyrë për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat.

“Si anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka kontribuuar shumë, prandaj ne po përpiqemi të gjejmë mënyra që të punojmë së bashku për të ndihmuar në zgjidhjen e disa nga çështjeve të Ballkanit, disa prej çështjeve dypalëshe dhe disa nga çështjet globale”, tha ai.

Zoti Escobar tha se ky vend i ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të filluar konferencat ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht procesin e anëtarësimit.

“Pra, nuk është çështja vetëm se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Ne kemi nevojë për Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian, kemi nevojë për të gjithë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ideja që ne filluam në vitin 1989 për të krijuar një Evropë plotësisht të lirë dhe në paqe nuk është ende e plotë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të”, tha ai.

Lexo edhe:

Vala e të nxehtit/ Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, e gjithë Evropa në flakë

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu shpresën që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët tha ai janë aleatë të mirë dhe anëtarë me vlera të NATO-s, të gjejnë një zgjidhje përmes kompromisit, dialogut dhe negociatave të vullnetit të mirë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për mundësinë e përshpejtimit të integrimit të Ukrainës në BE, zoti Escobar tha se si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ai është i përqendruar në këtë rajon.

“Mendoj se janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që kanë radhën për të filluar procesin e Konferencave Ndërqeveritare. Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me BE-në kur bëhet fjalë për Ukrainën, por fatkeqësisht kjo nuk është fusha ime”, tha ai.

Zoti Escobar tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të madhe nga ana ekonomike dhe tregëtare.

“Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës me rritjen më të shpejtë. Ka potencialin të jetë një udhëheqës rajonal për Energjinë e ripërtëritshme, për Gazin Natyror të Lëngshëm, për transportin, për teknologjinë dhe pothuajse për çdo gjë tjetër në rajon”, tha ai.

Për këtë arsye, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo nismë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit./VOA

Etiketa: ballkanieskobarintegrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vala e të nxehtit/ Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, e gjithë Evropa në flakë

09:27 : 12/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025
SPORT

Bernard Berisha largohet pas 8 vitesh nga kampionati rus, pranë firmës me klubin shqiptar

16:30 : 06/08/2025
SPORT

Shorti i Conference League/ Egnatia, Dinamo dhe Ballkani mësojnë rivalët e mundshëm të ‘play-off’-it

15:33 : 04/08/2025
AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
SPORT

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025
Para

Partia Socialiste zgjedh kandidaturën për President, Bajram Bega

TË GJITHA

Goli i 5-të në 6 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Ligën e Konferencës

18:56 : 14/08/2025

Tragjedi në Maliq/ Vritet me thikë 14-vjeçari nga bashkëmoshatari, pas sherrit në lokal

18:48 : 14/08/2025

Arritje në mjekësi! Shkencëtarët amerikanë krijojnë dy antibiotikë të ri falë IA

18:43 : 14/08/2025

Takimi me Putin/ Trump: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses

18:39 : 14/08/2025

Dritë jeshile nga Khamenei, rikthehen bisedimet për marrëveshjen bërthamore

18:26 : 14/08/2025

Leverkusen gjen liderin e ri pas largimit të Granit Xhakës

18:18 : 14/08/2025

“Ishe pak shpejt më thanë”, Luiz Ejlli në foto me policët: Mezi po prisja të vija tek ju

18:13 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com