• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ARRSH, 400 mln lekë për rrugën e re (ekzistuese) të Rinasit!

12:01 : 02/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka gjetur “zgjidhjen” për trafikun në rrugën e Rinasit!

Në fakt, ai do të “përdorë” një rrugë ekzistuese, për të cilën ka akorduar plot 400 milionë lekë. Një fond i majmë për rrugën vetëm 620 metra, e cila është krejtësisht e bërë, madje edhe me asfalt. Por, përse e gjithë kjo zhurmë për bërjen e një rruge ekzistuese dhe kujt po i shërben, propagandës së Ramës apo oligarkëve që ndërtojnë rrugë?

Natyrisht, tenderi i fundit i Berberit i ka vënë “vulën” vizionit të paktë që kanë shtetarët tanë, ata që na qeverisin, të cilët po i shohim dita-ditës duke na gllabëruar fondet publike. Marrëzia e tyre filloi me vendimin për vendosjen e një “trau” për automjetet që shkonin në Rinas nga qytetet veriore apo nga Kosova. Madje, “trau” detyronte banorët e zonës që të rrotulloheshin deri në Vorë apo Qafë-Kashar për të shkuar në shkollë, kopësht, apo edhe në banesat e tyre. U deshën protestat e drejta të banorëve që rruga të kthehej me dy sense lëvizje, ndërsa ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar disa herë që do të ndërtojë një rrugë alternative për në Aeroportin e Rinasit.

Faksimile: ARRSH ka hapur tenderin për rrugën alternative të Rinasit vetëm 620 metra të gjatë

Fjalët e ministres sollën pritshmëri të lartë për ndërtimin e një tjetër segmenti, i cili i shërbente kujtdo, pasi ndërtimi i rrugëve vetëm zhvillim sjell. Të gjithë prisnin se ku do të kalonte rruga, apo nëse do të shoqërohej edhe me trenin e premtuar. Por, ai që “ndihmoi” në maksimum Ballukun është Evis Berberi, drejtori i ARRSH-së. Ai gjeti zgjidhjen ideale: mjë rruge egzistuese! Të jetë menduar kaq shumë për rrugën ekzistuese? Nëse ka qenë, përse nuk e kanë shfrytëzuar më parë? Madje, rruga është e asfaltuar dhe e drejtë. Por, për këtë rrugë, Berberi i ARRSH-së, ka bërë tender. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, objekti i kontratës është “rehabilitim i rrugës së ish repartit ushtarak për në aeroportin e Rinasit”, ndërsa fondi i akorduar është 33,324,063 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 40 milionë lekë të rinj.

Lexo edhe:

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

Faksimile: Në dokumentet shoqëruese shkruhet se rruga është e gjatë 620 metra, madje ekzsituese

Në dokumentet e tenderit, të siguruara nga Boldnews.al, shkruhet se firma fituese ka 3 muaj kohë për të bërë funksionale këtë segment. Tenderi do të bëhet më datë 15 qershor, ndërsa sipas përllogaritjeve, rruga duhet të përfundojë në mes të shtatorit. Të paktën kështu shkruhet në letra, pasi firma fituese e ka gati rrugën, mjafton ta lidhë me rrugën kryesore. Në dokumente, ARRSH shkruan se si pasojë e shtimit të fluturimeve, që kapin shifrën e 1.9 milionë pasagjerëve në vit, u pa e arsyeshme ndërtimi i një rruge alternative për në Aeroport. “Në një distancë rreth 1280m përpara e të shkosh tek rrethrrotullimi i Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak, mendohet të ndërtohet një rampë dalëse e cila do të lidhë segmentin rrugor mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit me rrugën ekzistuese reparti ushtarak – sheshi i parkimit të Aeroportit. Rruga ekzistuese nga sheshi i parkimit të Aeroportit, në vijë të drejtë në drejtim të repartit ushtarak, me një gjatësi prej rreth 620ml, ka gjerësi të shtresës së asfaltuar kaluese prej 7.5m me bankina të asfaltuara 2×1.5m. Gjendja e saj paraqitet e mirë” shkruhet në këto dokumente.

Në foto: Siç duket edhe nga foto e marrë nga “Google Maps”, rruga është ekzsistuese

Pas hulumtimit të dokumenteve, redaksia e Boldnews.al bëri një kërkim super të thjeshtë në “Google Maps”. Siç duket edhe nga foto e mësipërme, rruga është ekzistuese, madje me asfalt. Ajo ka qenë e hapur për kalim, ndërsa ARRSH vetëm sa do të shtojë disa metra për ta lidhur me rrugëm Qafa e Kasharit – Rinas.

Në dokumente, ARRSH shkruan se “ndërtimi i kësaj rruge alternative do të lehtësojë sado pak trafikun e rënduar, pasojat e të cilit reflektohen më shumë në rrethrrotullimin e Rinasit”. Sipas saj, korsia hyrëse dhe segmenti rrugor i harkuar do të ndërtohet i ri (me një drejtim lëvizje), ndërsa pjesa e gjurmës ekzistuese do ti nënshtrohet një rehabilitimi të shtresave asfaltike. Pra, e gjithë ajo zhurmë për hiçgjë.

Etiketa: arrshberberirruga rinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

10:50 : 14/08/2025
AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzim me tenderin 22 mln euro të Salillarit, SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH

10:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
Para

Fjala e lamtumirës, Meta për Nishanin: E falenderojmë për modelin që ai solli

TË GJITHA

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Policia identifikon autorin, kishte njohje me viktimën

16:19 : 19/09/2025

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

16:18 : 19/09/2025

Mori ryshfet për ti dhënë leje të burgosurit, arrest në shtëpi për Irakli Lekën

16:16 : 19/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria

16:10 : 19/09/2025

Analiza e Bloomberg: Evropa po shndërrohet në një kontinent të paqeverisur

16:08 : 19/09/2025

Nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar automjetin, një i arrestuar dhe një në kërkim në Kukës

16:01 : 19/09/2025

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com