• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të drejtat e pasagjerëve në transportin ajror, AAC ka vepruar në mënyrë të vakët

23:36 : 01/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Respektimi i të drejtave të pasagjerëve që udhëtojnë me linja ajrore ka qenë në fokus të një auditimi të fundit të Kontollit të Lartë të Shtetit, i cili ka dalë në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil(AAC) ka reaguar në mënyrë të vakët për mbështetjen dhe informimin.

Referuar auditimit që u shtri gjatë periudhës 2018-2020 KLSH vlerëson se janë një sërë aspektesh ku janë vënë re mangësi dhe ku duhet të merren masa për përmirësim.

Kështu së pari sipas KLSH veprimtari e AAC-së në garantimin e të drejtave të pasagjerëve, edhe pse objektiv prioritar, nuk është përmbushur me efektivitet.

“AAC nuk ka luajtur një rol proaktiv në mbikëqyrjen e kompanive ajrore dhe në informimin e qytetarëve. Gjatë shqyrtimit të Raporteve Vjetore të AAC-së për vitet 2018-2020, trajtimi i garantimit të të drejtave të pasagjerëve dhe asistenca e tyre në rast cenimi të këtyre të drejtave paraqitet e vakët. Nga 225 qytetarë që ju përgjigjën pyetësorit të shpërndarë në fazën e terrenit për temën nën auditim 65 % e tyre nuk kishin informacion që gëzonin të drejta gjatë udhëtimit me transport ajror dhe 58 % nuk kishin informacion se AAC është institucioni shtetëror kompetent që garanton mbrojtjen e këtyre të drejtave” thuhet në raportin e auditimit të KLSH.

Autoriteti rezulton pa një strategji dhe “as ka përcaktuar objektiva konkrete dhe plane veprimi, duke treguar në këtë lloj forme de facto mungesë fokusi ndaj garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pasagjerëve që përdorin transportin ajror, ndërkohë që de jure, bazuar në interpretimin ligjor të dispozitave të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore, kjo veprimtari institucionale duhej të trajtohej si një veprimtari e rëndësisë së veçantë dhe efektiviteti në menaxhimin e saj, duhet të konsiderohej objektiv kryesor i AAC-së, duke e reflektuar këtë gjatë ushtrimit të veprimtarisë institucionale.

Lexo edhe:

Itali/ Transporti ajror në grevë, anulohen dhjetra fluturime

Transporti, pasagjerët përmes ajrit rriten ndjeshëm, përmirësohen edhe portet

KLSH ka nënvizuar se Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka marrë masat e nevojshme me qëllim implementimin e dëmshpërblimeve për pasagjerët, pavarësisht se mandati i AAC-së në implementimin e sanksioneve për operatorët ajror të huaj që operojnë në Republikën e Shqipërisë është i kufizuar, ky institucion duhet të kishte ndërvepruar në mënyrë efektive me institucionet homologe, me qëllim garantimin e të drejtave të pasagjerëve.

Duke pasur parasysh këtë tablo Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar marrjen e disa masave për rritjen e efektivitetit si dhe garantimin e të drejtave të pasagjerëve. /Monitor/

Etiketa: AACtransporti ajror

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Transporti ajror në grevë, anulohen dhjetra fluturime

09:02 : 16/07/2023
AKTUALITET

Transporti, pasagjerët përmes ajrit rriten ndjeshëm, përmirësohen edhe portet

14:36 : 28/04/2023
AKTUALITET

Greva në aeroport, Autoriteti i Aviacionit Civil ka një apel për udhëtarët…

14:05 : 24/03/2019
Para

Interpoli ngre alarmin: Armët për Ukrainën do përfundojnë në duart e mafias

TË GJITHA

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com