• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat e kohës politike

11:04 : 01/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Koha është matësi më i mirë i cdolloj përformance dhe vençarisht koha politike mund të jetë e pamëshirshme. Ndërkohë që opozita është duke u kapur pas “mustaqeve të Çelos” dhe kazani opozitar zien nga debatet mesvedi, mazhoranca herë me diversion, herë më dhumë kartoni si në rastet e rrëzimeve të komisioneve hetimore për Beketin së fundmi për investimet strategjike 1 euro, është duke imponuar gjithmonë e më tepër vullnetin e saj. Ndërkohë është duke shtyrë në kalendat greke cështje me interes jetik për opozitën politike të tilla si reforma territorial-administrative, reforma zgjedhor dhe deri te votimi i emigrantëve që u risoll sëfundmi vetëm si iniciativë e hershme e OSBE-së.

Shumë është shkruar dhe është folur këto kohë nga forma e sistemit zgjedhor deri te elementët teknikë që jo domosdoshmërisht prekin sistemin, nga mundësimi i votës së emigrantëve deri te korrektimi i deficensave të numërimit elektronik dhe reduktimit të votave të pavlefshme që ishin rezultante e një sërë faktorësh dhe përbënin një përqindje kërcënuese për legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Autori i këtyre radhëve ka shkruar dhe prononcuar jo pak për këtë, duke i’u referuar dhe eksperiencave më të mira europiane por edhe shembujve nga rajoni për të parë se çfarë funksionon, çfarë duhet ndryshuar dhe si mund të kufizojmë mundësinë e infiltrimit të parasë kriminale për të blerë vota. Ekipet teknike pranë lidershipeve politike të paktën pranë partive të mëdha me siguri dhe në konsultim me ndërkombëtarët i kanë të qarta disa ide paraprake por mungon si rëndom vullneti politik dhe konsensusi bipartizan.

Në një libër të Edëard Aspinal dhe Ward Berenshot të titulluar “Demokracia për shitje: zgjedhjet, klientelizmi dhe shteti në Indonezi” fillon dhe sheh se sa një sistem zgjedhor i deformuar, mund të shtrembërojë dhe vetë kulturën politike dhe të korruptojë lirinë e zgjedhjes. Ndryshimet në sistemin zgjedhor pas diktaturës të gjeneral Suhartos që u përmbys me revolucion popullor, gradualisht mbollën farën e korruptimit të ardhshëm ku zgjedhjet u bënë luks vetëm i atyre që kishin mundësi të blinin rezultatin. Shumica e kandidatëve vet-financojnë fushatat e tyre dhe blejnë kandidimin te partitë që i vendosin në lista. Një netëork sekserësh është në funksion të kandidatëve për të shpërndarë “zarfet” qysh në të gdhirë të ditës së votimit në mënyrë që kjo të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe të menjëhershëm te zgjedhja para kutive të votimit.

Kjo lloj praktike, sikundër argumentojnë me të drejtë autorët, nuk deformon vetëm vullnetin zgjedhor por korrupton vetë sistemin politik pasi gjëja e parë që do të bëjnë të zgjedhurit në këtë mënyrë është të nxjerrin paratë e investuara dhe pse jo atë që e konsiderojnë fitim të munguar. Kjo në vetvete siç kanë argumentuar politologë të shumtë që janë marrë me vendet në zhvillim e kthen sistemin politik në të mirëfilltë neo-patrimonial dhe klientelist ku premtimi i të mirave direkte të tilla si vende pune për militantë, shpërblime për sekserë dhe tendera për oligarkë kthehen në karakteristika bazë që shtrembërojnë konkurrencën dhe zhvasin pasuritë publike. Kjo bëhet drejtëpërdrejtë me akte të pastra shpërdorimi detyre dhe korrupsioni pasiv vencarisht kur sistemi i drejtësisë nuk funksionon siç duhet ose në forma të ligjëruara që maskojnë interesa thellësisht korruptivë si sistemi i ppp-ve, koncesioneve apo tenderave pa garë dhe me fitues të parapërcatuar.

Lexo edhe:

Pesha e regjimit

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Është me rëndësi që palët të bien dakord parimisht për premisat mbi të cilat do të ngrihet sistemi i ri zgjedhor, ku bazë të jetë jo vetëm zbatimi i kodit penal aktual për krimet elektorale por madje ashpërsimi i tij vençarisht për penetrimin e parasë kriminale në proceset zgjedhore, të vendosen rregulla të qarta, të  monitorueshme në mënyrë të pavarur dhe të implementueshme për financimin e partive politike dhe të ashpërsohet ndëshkimi për ata që deformojnë vullnetin zgjedhor. Kjo është dhe alfa e çdolloj fillimi negociate mbi ndryshimet e mundshme që për hir të së vërtetës vendi i ka provuar në të kaluarën të paktën disa prej modeleve duke filluar me mazhoritarin e pastër dhe mandej me atë të korrektuar me proporcional kombëtar e deri te i tanishmi proporcionali rajonal me lista të mbyllura që në fakt në vend që të hapeshin, i ri-mbylli sërish herësi i Damianit.

Ngelet të provohet edhe proporcionali kombëtar me lista të hapura siç po avokohet me forcë nga një shumësi palësh të interesuara por thelbi ngelet te vullneti politik për mos të deformuar rezultat dhe rënien dakord për rregulla të qarta loje të cilat i vendosin palët politike në start të barabartë. Ndryshe rezultati ka për të qenë gjithnjë i kontestuar, ne do vazhdojmë të endemi si Odiseu në kërkim të Itakës (integrimit europian) dhe konsensuset politike do i ngjajnë gjithnjë e më tepër armëpushimeve që janë gjithsesi të përkohshëm deri në rifillimin e luftës politike. Deri sa vendi të jetë zbrazur krejt nga truri dhe fuqia punëtore. Deri atëherë selam!

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

Leksionet e një fushate të pazakontë

10:49 : 28/04/2025
Para

Përndjek gruan në Shkodër, arrestohet 65-vjeçari

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:15 : 17/05/2025

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

08:45 : 17/05/2025

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com