• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç në parlamentin serb: Kosova është territor i Serbisë

12:11 : 31/05/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Kështu thuhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka bërë para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit.

Teksti i betimit është i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe është në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit, ku thuhet se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”.

“Vuçiçi përmbahet asaj që është shkruar në Kushtetutë. Sigurisht që mund të ketë dallime të caktuara mes asaj që shkruan dhe realitetit, por kjo nuk mund ta çlirojë atë apo organet e tjera shtetërore nga detyrimi që qëndron në Kushtetutë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i Fakultetit të Drejtësisë ‘Union’ dhe eksperti i të drejtës kushtetuese, Bogoljub Mirosavljeviç.

Preambula u përfshi në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, pas shpërbërjes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, kur Vojislav Koshtunica, lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të Serbisë, ishte në krye të Qeverisë në Beograd.

Lexo edhe:

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person në Kosovë

A mund ta përmbushë presidenti betimin?

“Është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiç me betimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, duke vënë theksin në “ndarjen e tekstit të Kushtetutës nga realiteti”.

“A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiç.

Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe.

Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit.

Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve.

“Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiç nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua.

Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiç u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë.

Në shtator të po atij viti, ministri i Policisë, Aleksandar Vulin, vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë.

A ka Serbia kompetenca mbi Kosovën?

Pas ndërhyrjes së NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), e cila u iniciua për shkak të krimeve të forcave serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë, në vitin 1999, presidenti i atëhershëm i RFJ-së, Slobodan Milosheviq, pranoi Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën u tërhoqën forcat serbe nga Kosova.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia ende nuk e njeh. Nën patronazhin e Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013, për t’i hapur rrugën normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Dispozitat kryesore të marrëveshjes i referohen shuarjes së strukturave të sigurisë dhe institucioneve gjyqësore të Serbisë në Kosovë, gjegjësisht shkrirjes së tyre në sistemin gjyqësor të Kosovës, vendosjes së komandantit rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe, përfundimit të bisedimeve për energjinë dhe telekomunikacionit, si dhe formimi i Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe.

“Realiteti është se në njëzet vjetët e fundit, e veçanërisht pas marrëveshjes së Brukselit, kontrolli efektiv i territorit të Kosovës është gjithnjë e më shumë në duart e Qeverisë së Kosovës, si dhe kontrolli i sigurisë në duart e institucioneve të Kosovës dhe forcave ndërkombëtare”, tha analisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Edhe pse Marrëveshja e Brukselit parasheh shfuqizimin e institucioneve paralele serbe në Kosovë, ato ende ekzistojnë dhe Qeveria e Serbisë ndan çdo vit dhjetëra milionë euro nga buxheti i saj për financimin e tyre.

Në Qeverinë e Kosovës marrin pjesë përfaqësues të serbëve, ndërkaq partia më e madhe – Lista Serbe – konsiderohet si satelit i Partisë Progresive Serbe të Vuçiç.​

/REL/

Etiketa: Aleksander VucicKosovaSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
RAJONI

I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person në Kosovë

09:56 : 14/09/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025
RAJONI

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025
SPORT

Serbia kërkesë zyrtare UEFA-s, sfida ndaj Shqipërisë mund të mos luhet në Beograd

18:14 : 11/09/2025
BOTA

Nxënësi nga Kosova plagosi mësuesen, policia gjermane: Dyshime për arsye fetare

18:03 : 11/09/2025
Para

Reperi Gold Ag flet për vrasjen në Ferizaj: Nuk mund të vritemi për një fjalë

TË GJITHA

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025

Ministrja virtuale, ironia e Gjokutaj: Qeveria më e korruptuar del partizane e luftës ndaj korrupsionit!

16:04 : 15/09/2025

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025

Akuzoheshin për spiunazh për Kinën, Prokuroria shpall të pafajshëm dy shtetas britanikë

15:37 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com