• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç betohet si President i Serbisë: Do ruaj sovranitetin e Kosovës…

16:54 : 31/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se Qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut dhe se do t’i fillojë konsultimet me partitë politike pas formimit të përbërjes së re të Kuvendit.

“Ne duhet të merremi me sanksione dhe çudi të reja, në të cilat mund të dëmtohemi përsëri, kështu që ne do t’u kërkojmë partnerëve tanë evropianë të na ndihmojnë”, tha Vuçiq, më 31 maj, pasi bëri betimin për një mandat të ri pesëvjeçar si president.

Vuçiq tha se nga Qeveria e re pret rrugën evropiane dhe se kësaj rruge do t’i përkushtohet si president.

“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet”, tha Vuçiq.

Vuçiq bëri betimin për mandatin e dytë pesëvjeçar në një seancë solemne të Kuvendit të Serbisë, para deputetëve, anëtarëve të qeverisë, gjyqësorit, ushtrisë, policisë, bashkësive fetare dhe 75 përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Lexo edhe:

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

Në seancë mori pjesë edhe kryetarja e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviq, dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Para se të bënte betimin, iu drejtua mbështetësve:

“Do të ruaj paqen, stabilitetin, vendin tonë dhe Kosovën”, u tha Vuçiq mbështetësve të tij para Kuvendit të Serbisë, para se të bënte betimin.

“Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi që të mos e lëndojmë askënd duke e mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiq qytetarëve të mbledhur.

Qindra mbështetës të tij u mblodhën para ndërtesës së parlamentit dhe Vuçiq “në mënyrë të veçantë falënderoi ata që erdhën nga Kosova”. Qytetarët e mbledhur ndoqën betimin përmes video-pamjeve, ndërsa rreth ndërtesës së Kuvendit kishte masa të forta sigurie.

Ky është mandati i dytë presidencial i Vuçiqit, aq sa më së shumti lejohet sipas ligjeve në Serbi.

Më 3 prill, në Serbi u mbajtën zgjedhje të rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, si dhe zgjedhje për disa qytete.

Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale në rundin e parë dhe rezultatet e atyre zgjedhjeve janë përfundimtare.

Teksti i betimit, të cilin e bëri Vuçiq, është i definuar me Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006, e cila thotë:

“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtojë për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, si dhe për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se do t’i kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi të gjitha detyrat e mia”.

Vuçiq, i cili është lider i Partisë Progresive Serbe në pushtet, ka bërë betimin para përbërjes së Parlamentit të vjetër, sepse i riu ende nuk është formuar për shkak se rezultatet e zgjedhjeve për deputetë nuk janë përfundimtare.

Shpalljen e rezultateve përfundimtare në këto zgjedhje po e pengon rivotimi në një vendvotim në Serbinë jugore.

Sipas Ligjit për Presidentin e Serbisë, nëse Kuvendit i ndërpritet mandati, ai mblidhet në mënyrë që presidenti të bëjë betimin para tij.

Vuçiq e ka bërë betimin në momentin kur Serbia, e cila aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Serbia, e cila tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, është kryesisht e varur nga gazi rus. Ai llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë në bllokimin e anëtarësimit të ish-krahinës, Kosovës, në institucionet ndërkombëtare.

Serbia është kritikuar në deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe BE-ja, raportet e saj të progresit, po kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

Një ditë para ceremonisë së betimit, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shpresën se Serbia do t’i bashkohet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të qeverisë së re./REL/

Etiketa: betimipresidentVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
RAJONI

REL: Dronë në qiell, tension në tokë

11:51 : 14/10/2025
RAJONI

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
Para

Berisha: Betimi konfliktual dhe luftënxitës i Vuçiç, do përballesh me NATO-n

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com