• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po përdoret ‘non grata’ për minimin e demokracisë

Duke përdorur "non gratën" ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, “non grata” e ndihmoi Ramën të përcajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha insitucionet, mbi të gjitha në Parlament.

15:31 : 31/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Një vit më parë, kur përcaktimi “non grata” i Sali Berishës sapo ishte lëshuar, motivacioni dukej më i rëndësishëm se vetë akti. Përderisa ish-kryeministri akuzohej për korrupsion dhe minim të demokracisë, pritej që së shpejti dosjet e tij të hapeshin për të filluar një proces ligjor ndaj njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të tranzicionit 32-vjecar, ashtu siç pritej që frika e pushtetarëve në detyrë të rritej dhe rrjedhimisht korrupsioni të binte, prej mesazhit të fortë që SHBA po jepte për një ish.

Motivacioni sugjeronte gjithashtu përmirësim të ambientit demokratik. Duke e akuzuar një ish-kryeministër për minim të demokracisë, 8 vite pas largimit, dukej një mesazh i qartë për kryeministrin në detyrë, që edhe pa akaparuar zgjedhjet e 25 prillit, kishte një pushtet thuajse totalitar.

Një vit më pas, nuk ka asnjë proces për korrupsion ndaj Sali Berishës. Akuza për ish-kryeministrin nuk po vërtetohet, ndërsa korrupsioni qeveritar ka arritur përmasat më të larta që nga viti ’90. Mesazhi që SHBA tentuan të jepnin për korrupsionin dha efektin e kundërt, u kuptua si një sulm ndaj opozitës dhe licencë për qeverinë që të shtojë abuzimet.

Motivacioni i dytë, i minimit të demokracisë, ka dështuar akoma më keq. Ajo që ndodhi dje në Kuvend me Simon Mirakën, ajo që ka ndodhur javën që shkoi me anëtarët e komisioneve të Reformave zgjedhore dhe Territoriale dhe ajo që ndodhi dhe po ndodh me Presidentin, tregon se “non grata” po përdoret pikërisht për minimin e demokracisë, por nga Edi Rama.

Lexo edhe:

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

Në fillim e përjashtoi Berishën dhe atë pjesë të grupit të PD-së nga propozimet për Presidentin. Krijoi një proces, kur ajo pjesë e PD-së që mori statusin e opozitës në 6 mars, u përjashtua. Në vend të saj, u ul me përfaqësuesit e forcës së tretë. Duke përdorur justifikimin e “non grata-s”, Edi Rama e përjashtoi opozitën edhe nga Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Këto do të bëhen me pakicën e PD-së, që pasi humbi statusin e opozitës nga vota, po mendon ta fitojë nga maxhoranca duke i shërbyer planeve të Ramës.

Duke qenë e painteresuar për votën, pjesëmarrja e pakicës së PD-së në Komisionet e Reformave, do të prodhojë një skemë akoma më në favor të Edi Ramës. Pakica e PD-së, me justifikimin e “non gratës”, është hedhur në krahët e Edi Ramës dhe është nisur për të asgjësuar përfundimisht opozitarizmin me Kod Zgjedhor dhe ndarje të re Territoriale.

Kjo skemë u qesharakëzua dje, kur Taulant Balla, me vendim personal, vendosi të hedhë poshtë atë që miratoi live, me votim të hapur Komisioni i Ligjeve. Kryetari i grupit të PS-së, pa votuar, madje pa konsultuar asnjë nga socialistët që votuan të premten Mirakën, doli dhe deklaroi prishjen e votimit të një komisioni, hedhjen poshtë të kandidatit të opozitës, mohimin e një tjetër pjesëmarrjeje të opozitës në një istitucion të pavarur.

Duke përdorur përcaktimin e Departamentit të Shtetit për Berishën, Edi Rama është duke kapur Presidentin, komisionet e posaçme parlamentare, madje dhe institutin e dosjeve të diktaturës. Duke përdorur “non gratën” ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, “non grata” e ndihmoi Ramën të përcajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha insitucionet, mbi të gjitha në Parlament.

“Non Grata” është bërë arma e preferuar e Ramës për të asgjësuar opozitën përfundimisht, për të rikthyer situatën siç përpara 3 vjetësh kur krijoji opozitën false, për ta përdorur në fitoren e zgjedhjeve me Kushtetutë.

Përcaktimi i Departamentit të Shtetit, ka shërbyer pikërisht për të kundërtën e asaj që sugjeron motivacioni, po i shërbën minimit të demokracisë dhe konsolidimit të pushtetit totalitar të një njeriu.

/Dosja.al/

Etiketa: Enton Abilekajnon grata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

13:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
BOTA

Sllovenia shpall “non grata” dy ministra izraelitë, shkak kriza humanitare në Gaza

20:38 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025
AKTUALITET

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

17:32 : 30/06/2025
Para

Berisha: Taulant Balla, i implikuar politikisht në vrasjen e Xhuvanit në Elbasan

TË GJITHA

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

15:51 : 02/08/2025

Vera e poshtërimit të Europës

15:37 : 02/08/2025

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

15:20 : 02/08/2025

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

15:05 : 02/08/2025

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj

15:00 : 02/08/2025

Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë

14:47 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com