• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lija e majmunit/ Manastirliu: Shqipëria me risk të ulët, do nisë vaksinimi

11:18 : 30/05/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Eshtë mbledhur këtë mëngjes Komiteti Kombëtar Teknik – Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në këtë takim, ku foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë.

Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% përsa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Në kuadër të masave të marra, Manastirliu tha po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP, ndërkohë që bëri me dije se aktualisht po bashkëpunohet me laboratorët e referencës.

“Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit. Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Hollandë, për të patur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19”, bëri me dije Manastirliu.

Lexo edhe:

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

Edhe pse sipas saj, Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar aktive.

“Ashtu siç ekspertët referojnë, jemi një vend që ka një risk të ulët. Por ne, ashtu sikurse kemi vendosur në dispozicion për të gjithë sëmundjet infektive, survejancën aktive në të gjithë vendin, edhe për sa i përket lisë së majmunit ne kemi vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel. Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit”, tha Manastirliu.

Shefja e Depatamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, nënvizoi se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.

“Për çështjen e lisë së majmunit, Komiteti Ekspertëve për vaksinimin është mbledhur, ka shqyrtuar situatën aktuale në botë, riskun për populltaën, normalisht risku për popullatën e përgjithshme është i ulët, jo vetëm tek ne po në gjithë vendet e Bashkimit Europian. Përveç masave të tjera si izolimi dhe masave të tjera për një sëmundje të transmetohet nëpërmjet kontaktit apo skpërklave të mëdha, Komiteti ka vendosur masën e përdorimit të vaksinës. Lija e majmunit nuk ka një vaksinë specifike, por mendohet që vaksina, e cila është përdorur për variolën apo lijën e zezë siç edhe njihet në popullatë është një vaksinë e cila ka 85% efikasitet në parandalimin e sëmundjes, ose në parandalimin e formave të rënda të sëmundjes. Për këtë arsye u diskutua që për grupet në risk të kemi mundësi vaksinimin”, theksoi Bino.

Komiteti Kombëtar Teknik -Këshillues i Imunizmit përbëhet nga ekspertë të fushës, drejtohet nga prof. Eduard Kakarriqi, me përbërje anëtarë prof. Gjeorgina Kuli-Lito, prof. Najada Çomo, prof. Genc Sulcebe, prof. Aida Bushati.

Etiketa: lija e majmunitOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

14:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Skenari: A do anullohen zgjedhjet në Tiranë dhe të emërohet Manastirliu kryetare e komanduar?!

12:36 : 11/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025
AKTUALITET

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Para

Ndarja nga jeta e Nishanit, Kuvendi mban një minutë heshtje

TË GJITHA

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com