• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

70% e subjekteve të fiskalizuara, 82% e biznesit të vogël me certifikatë elektronike

23:19 : 29/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Procesi i fiskalizimit që nisi fillimisht nga 1 janari 2021 zbatimin për transaksionet mes enteve publike po shkon drejt fundit.

Në total sipas të dhënave të përditësuara të DPT për “Monitor” prej datës 1 Janar 2021 deri me 18 Maj 2022 janë fiskalizuar 70% e totalit të bizneseve aktive. Nga 118,953 që është totali i bizneseve aktive sipas të dhënave të tatimeve 83,202 prej tyre rezultojnë të fiskalizuar.

Rreth 1 muaj para përfundimit të periudhës pa penalite, rreth 82% e bizneseve të vogla janë të pajisur me certifikatë elektronike për fiskalizimin. Në total nga 1 janar 2021 deri më 18 maj 2022 janë 74,647 tatimpagues të vegjël aktivë të pajisur me certifikatë fiskalizimi nga 92,000 që është totali i biznesit të vogël aktiv. Nga nisja e fiskalizimit deri tani janë lëshuar 339 mln fatura të fiskalizuara.

Për subjektet e vogla afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin përfundon më 30 qershor 2022. Gjobat për subjektet e vogla do të fillojnë të aplikohen pas 30 qershorit 2022, sipas ndryshimeve të Aktit Normativ në ligjin “Për procedurat tatimore”. Periudha pa gjoba do të zbatohet deri në fund të qershorit 2022 edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.

Faza e parë e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin papara në dorë mes bizneseve.

Lexo edhe:

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë nga 1 shtatori i vitit të kaluar 92,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë.

Deri në fund të vitit të kaluar u realizua gjysma e procesit. Ndërveprimi me bizneset që nuk ishin të pajisur me certifikatë elektronike ishte i pamundur, sipas ekspertëve pasi nuk njihet TVSH-ja e zbritshme. Nga kontabilistë më herët është ngritur edhe shqetësimi i plotësimit të librave të shitjeve në e-filing dhe hedhja e tyre manualisht në sistemin e fiskalizmit.

Ndërsa nga 1 korrik 2022, librat e shitjes/blerjes dhe deklarata e TVSH-së do të plotësohen automatikisht, sipas të dhënave të sistemit të fiskalizimit. Për muajt prill-qershor tatimpaguesve po u ofrohet nga tatimet një hapësirë e dedikuar për të raportuar çdo problematikë, që kanë hasur gjatë dorëzimeve manuale në e-filing, me qëllim zgjidhjen e çdo problematike dhe përmirësimin e shërbimit.

Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së apo librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarive në e-filing deri më 30 qershor. Kontabilistët paralajmërojnë se pas kësaj periudhe shumë biznese do të hasin vështirësi, për shkak të pamundësisë për kryerjen e korrigjimeve në sistemin e fiskalizuar. /Monitor/

Etiketa: biznesefiskalizimeTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe prishjes së banesave

16:12 : 10/09/2025
Para

Punësimi, rritja më 2021 erdhi nga pensionistët, për ata ne moshe pune kishte rënie

TË GJITHA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025

Ishte nisur nga Shqipëria/ Kroacia bllokon një ngarkesë me krem fistiku, ka prezencë Aflatoksine

20:33 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com