• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përzgjidhen me debat 4 anëtarët e bordit të Autoritetit të Dosjeve

16:27 : 27/05/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Komisioni Parlamentar i Ligjeve përzgjodhi me votim të premten kandidatët për Bordin Drejtues të Autoritetit të Dosjeve, duke kaluar me votat e shumicës 4 emra, në një proces votimi që u kontestua nga opozita.

Nga 11 kandidatë, vetëm 6 prej tyre ishin kualifikuar si kandidatë zyrtarë duke marrë mbështetjen me firmat e 28 deputetëve dhe 1 kandidat i ardhur si propozim i kryeministrit. Mazhoranca kaloi 4 emra për votim në seancë plenare, edhe pse bordi përbëhet nga 5 anëtarë.

Deputetët socialistë votuan drejtuesen aktuale të Autoritetit, Gentiana Sula, ish-anëtarin tjetër të bordit, Altin Sula si dhe Albert Nikollën, i propozuar nga kryeministri Edi Rama. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim për këta emra.

Kandidatura e katërt, Simon Mirakaj vinte si propozim nga shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dhe kishte firmat e deputetëve të Partisë Demokratike. Mirakaj u votua nga të dy palët.

Socialistët votuan kundër Skënder Vrionit, i propozuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut si dhe ndaj Besim Ndregjonit, Gjergj Markut dhe Marcel Hilës.

Lexo edhe:

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Vendimi i bordit të klubit, Bayern Munich do të ulë pagat dhe do të mbështesë të rinjtë

Opozita e kundërshtoi si antiligjore rrëzimin e kandidaturave të tjera, që sipas tyre i plotësonin kriteret ligjore dhe kontestuan procesin e votimit. Rrëzimi i Vrionit u cilësua si “pacipësi ligjore” nga Enkelejd Alibeaj, duke shtuar se rrëzimi i të vetmes kandidaturë nga shoqatat e të drejtave të njeriut u bë pa asnjë argument.

“Ligji e thotë qartë se dy propozime bëhen nga Kuvendi, 1 nga kryeministri, 1 nga shoqatat e të përndjekurve dhe 1 nga shoqatat e mbrojtjes së drejtave të njeriut,” tha Alibeaj. “Autoriteti duhet të jetë jashtë kthetrave të politikës,” u tha ai kolegëve socialistë duke i akuzuar se “po kërkoni ta rrëmbeni të gjithin, kur më parë ishte raporti 3 me 2”.

Sipas demokratëve, edhe votimi për Ndregjonin u manipulua, pasi fillimisht socialistët nuk morën pjesë në votim, por pasi emri i tij mund të kalonte me votat pro të opozitës, ata ngritën duart kundër.

Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që në nisje që procesi  i përzgjedhjes t’i shërbente qëllimit pse ishte ngritur ai institucion, duke u dhënë më shumë hapësirë emrave që vinin nga kategoria e ish të përndjekurve politikë. “Të mos jenë kandidatura që u japin ju mazhorancën për t’i mbyllur gojën këtij autoriteti dhe për një mandat tjetër,” tha Bylykbashi duke e lidhur këtë me nevojën që ka shoqëria për ndarjen nga e shkuara.

Deputetët u përfshinë në debate politike për pastërtinë e figurës së tyre apo rolin që kanë luajtur grupimet politike në raport me viktimat e komunizmit.

Socialisti Xhemal Qefalia u kërkoi demokratëve të nxjerrin dokumentin e pastërtisë së figurës, që s’kanë pasur lidhje me ish Sigurimin e Shtetit gjatë komunizmit, ndërsa deputetja Dhurata Çupi propozoi që të gjithë deputetëve t’u kërkohej dhe t’u bëhej publike çertifikata e pastërtisë së figurës.

Mandati i Bordit të AIDSSH-së ka përfunduar që në muajin dhjetor dhe pothuaj gjatë gjithë mandatit të parë kishte funksionuar në mungesë të një anëtari pas dorëheqjes së Daut Gumenit në vitin 2018. Kuvendi mbajti disa vite peng kandidaturën e Besim Ndregjonit, propozim i ardhur nga shoqatat e të përndjekurve për këtë bord./Reporter.al/

Etiketa: AutoritetitbordiDosjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

17:23 : 24/03/2025
SPORT

Vendimi i bordit të klubit, Bayern Munich do të ulë pagat dhe do të mbështesë të rinjtë

16:45 : 29/01/2025
AKTUALITET

“Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat

12:33 : 16/01/2025
AKTUALITET

Berisha propozon bordin e fiksimit të euros: Zeron efektin e ‘narkoeurove’ në ekonomi

12:59 : 13/01/2025
AKTUALITET

Gjyqtari i Lushnjes, Hazbi Balliu “zvarrit” qytetarët, për të zgjidhur hallet e veta

16:51 : 21/05/2024
AKTUALITET

Nuk ka transparencë në industrinë nxjerrëse, Shqipëria e pezulluar nga EITI që nga tetori

14:40 : 15/03/2024
Para
Ish-ministri Ylli Manjani

"Çfarë turpi"/ Manjani: Nongrata e Saliut, justifikim i faqezinjve me mandat pa vota

TË GJITHA

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com