• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fëmijët në situatë rruge, ende asnjë zgjidhje nga autoritetet

22:33 : 27/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Fëmijët në “situatë rruge” vazhdojnë të mbeten një shqetësim i pazgjidhur ndër vite për shoqerinë shqiptare, ndonëse institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, harxhojnë çdo vit miliona dollarë me programe që i kushtohen luftës ndaj këtij fenomeni.

Shpeshherë, fëmijët janë të shfrytëzuar nga vetë prindërit e tyre dhe pavarësisht se institucionet japin shifra në ulje, sipas ekspertëve situata vazhdon të jetë shqetësuese.

Përfaqësuesja e “World Vision” në Shkodër, Valbona Doçi, thote se ka rritje numri i fëmijëve në “situatë rruge”.

“Gjatë viteve të fundit Shqipëria kaloi një situatë shumë të vështirë, kjo e krijuar nga pandemia globale e COVID 19, por edhe vitin e fundit nga lufta që po ndodh në Ukrainë pasi kemi rritje të çmimeve dhe inflacionit, gjë që ka sjellë një situate shumë të vështirë për ne si individ, por gjithashtu edhe në familjet tona. Si rezultat i kësaj janë shtuar problemet në familje, fenomene siç janë dhuna, neglizhenca apo fenomeni i fëmijëve në situate rruge”, thotë ajo.

Sipas një studimi të realizuar me mbështetjen e UNICEF, në të gjithë Shqipërinë janë afro 2500 fëmijë në “situatë rruge”, kryesisht djem dhe pjesa më e madhe të moshës 4-14 vjeç.

Lexo edhe:

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

Bllokimi i aksit Gramsh–Kukur, asnjë ndërhyrje nga autoritetet rrugore, situata vijon problematike

Ndërkohë, numrin më të madh të fëmijëve në “situatë rruge” e kanë bashkitë Tiranë dhe Shkodër. Përfaqësuesja e Bashkisë së Shkodrës, Lorena Bardeli, thotë se grupet e terrenit kanë evidentuar rreth 60 femijë në situatë rruge.

“Janë diku rreth 60 raste të fëmijëve që janë identifiku nëë situatë rruge. Ajo, që mbizotëron në fakt, janë problemet social-ekonomike. Kemi shtim të rateve të dhunës në familje, kemi shtim të familjeve në vështirësi të theksuar social-ekonomike, por kemi edhe familje të tjera që vuajnë nga papunësia”, thotë ajo.

Por përfaqësues të shoqërise civile pohojnë se ky numër është shumë më i madh se shifrat zyrtare. Pjesa më e madhe e fëmijëve në “situatë rruge” i përkasin komunitetit rom dhe atij egjyptian, të cilët në Shkodër jetojnë në kushte shumë të vështira, të papunë, në 5 kampe me baraka të ngritura nga vetë ato, ku kushtet e jetesës dhe të higjenës janë jashtë çdo norme jetese.

Për shkak se nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, familjet e tyre nuk përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kjo, në pjesën më të madhe, i shtyn prindërit t’i nxjerrin në rrugë për të lypur fëmijët.

Katër vite më parë, me mbështetjen e UNICEF, në qytetin e Shkodrës u ngrit qendra multifunksionale për familjen, kryesisht për komunitetin rom dhe atë egjyptian, por ndikimi i saj në jetën e këtyre familjeve vazhdon të jetë e pakët.

Për psikologen sociale Erudita Fshazi, gjithnjë e më shumë po shtohen problematikat që ndikojnë në humbjen e kujdesit prindëror dhe rritjen e numrit të fëmijëve në situatë rruge.

Në pjesën më të madhe, njesitë vendore në Shqipëri kanë ngritur vitet e fundit skuadrat e terrenit për të evidentuar fëmijët në situatë rruge dhe për t’i mbështetur ato.

Por, puna e tyre është përqendruar kryesisht në zonat urbane. Kështu, sipas Helga Smakës nga fshatrat “SOS”, ka mbetur zbuluar një pjesë e madhe e territorit, veçanërisht zonat e largëta malore, ku edhe vështirësitë ekonomike janë më të mëdha, së bashku me rrezikun që fëmijët të përdoren për të lypur në rrugë, apo për t’u trafikuar.

“Janë kryesisht familje që vijnë ga zona në vështirësi, ku pothuajse shërbimet për këto familje mungojnë. Kanë aftësi të ulëta që të marrin informacionin e duhur dhe të integrohen në jetën sociale në komunitet. Janë 324 fëmijë që janë pjesë e projektit”, thotë ajo.

Në Shqipëri ka një numër të madh strukturash, në nivel qendror dhe vendor, si dhe shumë shoqata dhe organizata joqeveritare, të ngritura për të mbështetur fëmijët.

Çdo vit ato shpenzojnë miliona dollarë nga buxheti i shtetit dhe donatorë të huaj, megjithatë problemi i fëmijëve në situatë rruge vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare./VOA

Etiketa: femijetrrugëzgjidhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
AKTUALITET

Bllokimi i aksit Gramsh–Kukur, asnjë ndërhyrje nga autoritetet rrugore, situata vijon problematike

16:23 : 17/05/2026
AKTUALITET

Pas tragjedisë në Durrës, ‘ftillohet’ Policia e Shtetit, njofton masa shtesë

11:27 : 06/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Durrës/ Banori: Në këto rrugë zhvillohen gara, policia nuk ka marrë masa

12:25 : 04/05/2026
AKTUALITET

Dëmtohet rruga dhe ujësjellësi, si firma “Trade Minerals Al” po shkatërron infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

21:58 : 24/04/2026
AKTUALITET

Investime çdo vit dhe asfalt për fasadë, Durrësi me rrugë të shkatërruara

18:18 : 16/04/2026
Para

Kandidaturat e Rithemelimit për Kryesinë e PD-së, cilët janë 13 deputetët në garë

TË GJITHA

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom