• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë për anëtarësin në NATO

Delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s.

08:26 : 26/05/2022
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Pas deklaratave të Turqisë se do të pengojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe të Finlandës në NATO, nëse vendet nordike nuk marrin parasysh shqetësimet e saj në lidhje me sigurinë, delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s. Finlanda dhe Suedia bënë kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Delegacioni suedez, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit, Oscar Stenstrom dhe ai finlandez, i kryesuar nga homologu i tij Jukka Salovaara, u takuan me zëdhënësin e presidentit turk Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Sedat Onal, në pallatin presidencial në Ankara.

Në një konferencë shtypi pas bisedimeve që zgjatën rreth pesë orë, Kalin tha se Turqia kishte konstatuar një “qasje pozitive” nga të dy vendet lidhur me për heqjen e kufizimeve për eksportin e armëve.

Megjithatë, ai tha se Turqia nuk do të pajtohet që dy vendet nordike të bashkohen me NATO-n, nëse nuk ndërmarrin hapa të posaçëm për të adresuar kundërshtimet e Ankarasë.

Ibrahim KalinIbrahim Kalin

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se nëse shqetësimet e Turqisë për çështje të sigurisë nuk plotësohen me hapa konkretë në një afat të caktuar, procesi nuk do të përparojë”, tha Ibrahim Kalin në konferencën e shtypit.

Lexo edhe:

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

Kërkesat e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën si mbrojtje kundër agresionit të frikësuar nga Rusia do t’u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak. Finlanda – e cila ka një kufi të përbashkë prej 1,300 kilometrash me Rusinë – dhe fqinji i saj Suedia janë shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.

Cilat janë rezervat e Turqisë?

Turqia e kundërshton pranimin e vendeve nordike në NATO, sepse mendon se ato mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, si dhe milicinë kurde siriane, YPG, të mbështetur nga SHBA. Ankaraja pretendon se grupe të tilla përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj. Ankaraja akuzon të dy vendet se u kanë dhënë një strehë të sigurt anëtarëve të PKK-së dhe refuzojnë të ekstradojnë terroristët. Po ashtu Suedia dhe Finlanda vendosën ndër të tjera edhe kufizime në eksportet e armëve në Turqi pas ofensivës së saj ushtarake kundër YPG-së në vitin 2019.

Schweden Premierministerin Magdalena AnderssonMagdalena Andersson: Ne nuk dërgojmë as para, as armë për organizatat terroriste

PKK konsiderohet si organizatë terroriste nga disa vende aleate të Turqisë, përfshirë edhe BE-në. PKK-ja organizon prej dekadash kryengritje kundër Turqisë. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur personalisht kundërshtimin e thellë për t’i dhënë dritën jeshile zgjerimit të NATO-s, nëse Finlanda dhe Suedia nuk bëjnë lëshime të mëdha.

Kurse kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha në Stokholm se vendi i saj dëshiron t’i “sqarojë” pretendimet e palës turke dhe shtoi se “ne nuk dërgojmë as para, as armë për organizatat terroriste”.

/DW/

Etiketa: filandenatosuediTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

12:39 : 15/10/2025
BOTA

NATO nis stërvitjet bërthamore

21:31 : 13/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
Para
Marrë nga "Instagrami"

Stresi lë pas të shkuarën me Keisin, prezanton të dashurën e re (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com