• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat/ Vetëm 5.4% e të punësuarve marrin më shumë se 120 mijë lekë në muaj

11:46 : 24/05/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Vetëm 5.4 për qind e të punësuarve në vend marrin më shumë se 120 mijë lekë në muaj, sipas statistikave të INSTAT për vitin 2021.

Gjatë vitit të shkuar, 32,7% e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Më të paguarit rezultojnë menaxherët, Ligjvënësit e nëpunësit e lartë të administratës shtetërore, ndërsa më të keqpaguarit mbeten të punësuarit në sektorin e bujqësisë.

Në vitin 2021, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 57.191 lekë. Krahasuar me vitin 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri u rrit me 6,6 %. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësia, Silvikultura dhe Peshkimi. Hendeku gjinor në paga është 4,5 %.

Hendeku gjinor në paga është më i theksuar mes punonjësve që janë të punësuar në ndërmarrjet që i përkasin grup-aktivitetit ekonomik “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”, ku arrin vlerën 29,4 %. Për vitin 2021, paga minimale zyrtare është 30.000 lekë.

Lexo edhe:

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

Më të paguarit

Në vitin 2021, grup-profesionet më të paguara janë: Manaxherët, Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë; Specialistët me arsim të lartë (profesionistë); dhe Teknikët dhe specialistët në zbatim. Ndërsa grup-profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë: Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; punëtorët e profesioneve elementare; dhe zejtarët, artizanët dhe profesione të lidhura me to.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2021, numri i personave në forcën e punës është rreth 1.411.308 persona. Femrat përbëjnë 44,6 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,4 %. Të punësuar janë 1.248.749 persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 %.

Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 162.560 persona, ndër të cilët 45,5 % janë femra dhe 54,5 % janë meshkuj. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,3 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,9 %. Shkalla e punësimit për femrat është 53,8 % dhe për meshkujt 68,2 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 14,4 pikë përqindje në favor të meshkujve.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 44,3 % dhe 33,8 % të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2021, rezulton se 47,9 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 32,0% janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,1 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2021, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,5 % dhe shënon një ulje me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2020. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,5 pikë përqindje më e ulët sesa për femrat. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 % (25,5 % për meshkujt dhe 29,2 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve është rritur me 0,6 pikë përqindje.

Në vitin 2021, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,1 % të të rinjve gjithsej. Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 37,3 % klasifikohen si të papunë. Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose të dekurajuar (15,4 %), ose duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (17,5 %), ose për arsye të tjera (29,8 %).

Qarqet

Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2021, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë: Gjirokastra (65,6 %) dhe Elbasani (62,2 %). Ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë qarku i Lezhës (36,6 %) dhe i Dibrës (42,7 %).

Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë qarku i Lezhës (22,6 %) dhe i Vlorës (19,5 %), ndërsa qarqet me papunësi më të ulët janë Kukësi (4,0 %) dhe Gjirokastra (4,7%). Në vitin 2021, Tirana është qarku me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e shërbimeve (68,7 %), Durrësi është qarku me numrin më të madh të punonjësve të angazhuar në sektorin e industrisë (39,4 %), ndërsa qarku me numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e bujqësisë është Kukësi (69,6 %).

puna2
puna3
puna4
puna5
Etiketa: pak rroga te uletapunaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

21:10 : 05/06/2025
AKTUALITET

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

19:35 : 05/06/2025
SPORT

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

18:57 : 05/06/2025
SPORT

Afrohet sfida me Serbinë, Kombëtarja merr lajmin e mirë në seancën e sotme stërvitore

18:13 : 05/06/2025
SPORT

Stojkovic para sfidës me Shqipërinë: Dhashë dorëheqjen nga Serbia, por Federata nuk e pranoi!

15:54 : 05/06/2025
SPORT

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025
Para
Ludian Zaimi

“Po ik o qorr”/ Si u vra polici 55-vjeçar, efektivi nxori armën dhe e qëlloi

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com