• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Bledar Bejko jep shpjegime për transaksionet bankare të familjarëve

20:16 : 24/05/2022
në AKTUALITET, VETTING

Pas rihapjes së hetimeve, prokurorit Bledar Bejko iu kërkuan shpjegime për transaksionet e kryera nga bashkëshortja në llogarinë bankare të babait të tij. Bejko kërkoi konfirmimin në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën e dytë dëgjimore me prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, pasi kishte njoftuar më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për të.

Brunilda Bekteshi, relatore e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtar Olsi Komicin, lexoi se KPK kishte hetuar ndër të tjera disa transaksione të kryera nga bashkëshortja e prokurorit në emër të të afërmve të tij, përfshi një shumë prej 5.8 milionë lekë të hedhura në llogarinë e babait të Bejkos në disa pjesë nga viti 2004 e në vijim.

Siç doli në seancë, bashkëshortja e Bejkos punonte në atë kohë në një degë banke. Sipas relatimit dhe shpjegimeve, në kohën e transaksioneve ajo ishte e lidhur me prokurorin, por bashkëjetesa e tyre bazuar në deklarimet e vetë Bejkos ishte e disa viteve më vonë.

Bekteshi në relatim tha se Bejkos i ishte kaluar barrë prove për të dokumentuar bindshëm burimin e krijimit të këtyre parave. Në pyetje, kryesuesja Pamela Qirko ngriti dyshime se këto para mund të ishin të bashkëshortes apo të prokurorit dhe këmbënguli për prova që të tregonin se ato ishin para të prindërve.

Lexo edhe:

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Bejko dhe mbrojtësja e tij, Antoneta Sevdari thanë se babai i subjektit, poeti Sadik Bejko kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për të krijuar kursimet që kishin shërbyer për këto transferta.

Sevdari tha se nga analiza financiare që kishte bërë Komisioni deri në vitin 2004, Bejko kishte pasur mundësi të kursente 4.2 milionë lekë dhe sipas saj me të ardhurat e provuara mbi këtë analizë rezultonte me një bilanc pozitiv prej 2 milionë lekësh. Ajo shtoi se analiza e bërë prej Bejkos nxirrte një bilanc edhe më pozitiv dhe i kërkoi KPK të rishikonte shpenzimet për periudhën para vitit 2004, bazuar në një vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

E pyetur nga Qirko mbi kohën e krijimit të këtyre të ardhurave, Sevdari tha në seancë se Bejko ishte një poet i njohur dhe kishte pasur të ardhura për shumë vite, por sqaroi se duke mos qenë subjekt deklarues, nuk kishte për të një analizë kaq të detajuar.

Vetë prokurori pranoi në seancë se bashkëshortja i kishte kryer këto veprime për të lehtësuar procedurat bankare për të afërmit dhe po ashtu kishte kryer veprime të tjera për të siguruar arritjen e kërkesave të vëna nga banka e të ngjashme.

Më herët në seancën dëgjimore të zhvilluar më 28 mars, Bejko dha shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit, ku më së shumti u ndal në gjetjet dhe barrën e provës për pasurinë dhe profesionalizmin. Në seancë u relatua balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për një apartament në Tiranë. Bejko e kundërshtoi këtë konstatim, duke kërkuar që analiza financiare të bazohej në deklarimin e vitit 2008 kur ai kishte kryer transaksionin, si dhe të përfshihej vlera 57 mijë euro që i është dhënë prej prindërve të tij – shumë për të cilën tha se kishte provuar burimet e ligjshme.

Në të dy seancat ai ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Trupa bëri me dije se vendimi do të njoftohej më 26 maj në orën 9.45. /BIRN/

Etiketa: bejkoprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

13:17 : 15/10/2025
AKTUALITET

Olsian Çela kritikon prokurorët: S’kuptojnë pozicionin e tyre! Ankohen në ambasada për vendimet e Apelit

14:08 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
Para

Televizioni grek realizon videon epike me këngën e Ronela Hajatit në 'Eurovision'

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com