Monday, July 4, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Zëri i Amerikës: E drejta e grave amerikane për të kryer abort do kufizohet shumë

22:19 : 22/05/2022
në BOTA
Zëri i Amerikës: E drejta e grave amerikane për të kryer abort do kufizohet shumë

E drejta e grave amerikane për të kryer abort do të kufizohet shumë nëse Gjykata e Lartë anulon vendimin e saj të vitit 1973 për legalizimin e kësaj procedure.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias foli me aktivistë në tre kontinente dhe sjell shqetësimet e tyre për ndikimin që mund të ketë në mbarë botën një vendim i gjykatës amerikane në rast se do të kthente mbrapsht të drejtën e abortit.

Debati filloi para se ata të kishin lindur, por tani të rinjtë në SHBA po i bashkohen plot vrull protestave për të drejtën e abortit. Ky grup u largua nga mësimi për të kërkuar që aborti, sipas Kushtetutës amerikane, të mbetet një e drejtë e privatësisë.

“Vendimi nuk do të prekë vetëm gratë që po mbeten shtatzënë tani. Ai do të ndikojë tek gratë që mbeten shtatzënë në të ardhmen dhe do të ndikojë në të gjitha gjeneratat e ardhshme nëse kjo e drejtë përmbyset”, thotë Harper Shattuck, organizatore e protestës në mbrojte të abortit.

Mes të rinjve ka edhe nga ata që e dënojnë abortin. Ata janë entusiazmuar pasi një variant paraprak i një opinioni të Gjykatës së Lartë që u bë publik nga mediat, tregon se vendimi historik i vitit 1973 që e bën të ligjshëm abortin, është në rrezik.

Lexo edhe:

SHBA do të furnizojë Ukrainën me Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave

Lumaj: Protestat, forma e fundit paqësore kundër Edi Ramës

Nëse ky do të jetë vendimi përfundimtar, 50 shtetet amerikane do të vendosin se në ç’masë do ta lejonin abortin. Dhe shumë shtete duan ta ndalojnë ose kufizojnë ndjeshëm këtë procedurë.

“Shpresojmë që Gjykata e Lartë të marrë vendimin e duhur dhe ne të jemi në gjendje ta kthejmë diskutimin e abortit në nivele shtetesh dhe të fillojmë me të vërtetë ta diskutojmë atë në komunitetet tona”, thotë Anna Lulis, studente që kundërshton abortin.

A mundet që vende të tjera të ndjekin këtë shembull? Bota po vëzhgon me kujdes.

“Kur Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një lëvizje kaq të guximshme dhe të dukshme kundër të drejtave të grave, vendet e tjera gjejnë mbështetje dhe e përdorin atë si mburojë për punën që bëjnë kundër të drejtave jo vetëm për gratë por edhe më gjerë”, thotë Tarah Demant me organizatën Amnesty International.

Sipas Qendrës për të Drejtat Riprodhuese në nivel global, 970 milionë gra jetojnë në vende që përgjithësisht e lejojnë abortin. Megjithatë, dy në pesë gra në moshë riprodhimi që duan ose kanë nevojë të abortojnë, përballen me kufizime. Gjykata e Lartë e Meksikës vendosi vitin e kaluar të dekriminalizojë abortin. Por vetëm tetë nga 32 shtetet e Meksikës kanë ndërmarrë hapa për ta legalizuar abortin.

Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara është një shenjë paralajmëruese, thonë aktivistët meksikanë të të drejtave të abortit. “Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara po na tregon se të drejtat tona janë gjithmonë në rrezik, duke pasur parasysh se rrethanat politike mund të ndryshojnë. Grupet kundër të drejtave janë gjithmonë në përpjekje për të hartuar strategji për të bllokuar qasjen e grave për abort”, thotë Adriana Patlan, aktiviste meksikane.

Në Gjenevë të Zvicrës përkrahës të të drejtave riprodhuese të grave nuk janë shumë të shqetësuar për pasojat në Evropë, ku aborti është gjerësisht i lejuar.

“Polonia, Malta, Lihtenshtajni, Andora dhe Monako janë pesë vende në Evropë që ende ruajnë ato që ne i quajmë ligje shumë kufizuese për abortin. Prirja do të mbetet jashtëzakonisht pozitive për sa i përket lëvizjes drejt njohjes së abortit si pjesë e kujdesit shëndetësor thelbësor”, thotë për Zërin e Amerikës Leah Hoctor me Qendrën për të Drejtat e Riprodhimit në Evropë.

Në Afrikë, vetëm disa vende e lejojnë abortin. Një prej tyre është Afrika e Jugut e cila e legalizoi abortin në vitin 1996.

Por kundërshtimi ndaj të drejtave riprodhuese mund të rritet në se do të ketë një ndryshim të ligjit në Shtetet e Bashkuara.

“Në disa nga klinikat tona ka njerëz që protestojnë duke u përpjekur t’i ndalojnë gratë të hyjnë në klinika. Sa më shumë të kufizohet aborti në vendet e tjera/ e njëjta gjë do të zbatohet në Afrikën e Jugut sepse njerëzit thjesht bëhen më të guximshëm”, thotë Ëhitney Chinogëenya me organizatën “MSI Reproductive Choices-South Africa”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kufizimi i të drejtës së abortit nuk e ndalon atë dhe se 23,000 gra vdesin çdo vit nga komplikimet pas abortit të pasigurt. Grupet kundër abortit që intervistoi Zëri i Amerikës e kundërshtojnë këtë argument.

Ata duan që Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga kjo e drejtë 49-vjeçare që ata e shohin si të pamoralshme. “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se sa radikale janë ligjet e abortit në Shtetet e Bashkuara. Ne shpresojmë se kjo frymë do ndiqet në mbarë botën, sepse kur qeveritë priren të ndryshojnë ligjet e tyre, ato shpesh citojnë ligjin amerikan”, thotë Austin Ruse me organizatën C-Fam.

“Mënyra për të bërë kompromis këtu është të ndihmojmë gratë të kalojnë shtatzënitë e tyre duke u siguruar strehim, kujdes mjekësor, ushqim, veshje dhe të gjitha këto”, thotë Brian Cloëes me organizatën Human Life International.

Nuk është e sigurtë se kur mund ta nxjerrë Gjykata e Lartë vendimin e saj për abortin. Por kur kjo të ndodhë, valët goditëse mund të shkojnë përtej brigjeve të Shteteve të Bashkuara./ Marrë nga VOA

Etiketa: abortigrateSHBA

Lajme të lidhura

SHBA do të furnizojë Ukrainën me Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave
BOTA

SHBA do të furnizojë Ukrainën me Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave

22:43 : 03/07/2022
Lumaj: Protestat, forma e fundit paqësore kundër Edi Ramës
AKTUALITET

Lumaj: Protestat, forma e fundit paqësore kundër Edi Ramës

20:37 : 02/07/2022
The Times: E ndarë apo e bashkuar, çfarë po ndodh në SHBA?
BOLD BLOG

The Times: E ndarë apo e bashkuar, çfarë po ndodh në SHBA?

22:25 : 01/07/2022
Për herë të parë në histori, BE blen më shumë gaz nga SHBA-ja sesa Rusia
BOTA

Për herë të parë në histori, BE blen më shumë gaz nga SHBA-ja sesa Rusia

21:46 : 01/07/2022
Assange apeloi vendimin për ekstradim në SHBA
RAJONI

Assange apeloi vendimin për ekstradim në SHBA

19:30 : 01/07/2022
Topalli: Bashkohuni me ‘7 korrikun’, dy problemet që rrezikojnë të ardhmen e vendit
AKTUALITET

Topalli: Bashkohuni me ‘7 korrikun’, dy problemet që rrezikojnë të ardhmen e vendit

19:05 : 30/06/2022
Para
La Liga/ Granada e Uzunit bie nga Kategoria, Muriqi shpëton Mallrocan me asist

La Liga/ Granada e Uzunit bie nga Kategoria, Muriqi shpëton Mallrocan me asist



TË GJITHA

Moti sot, zonat ku priten reshje

Moti për ditën e hënë, 4 korrik 2022

00:00 : 04/07/2022
Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

23:50 : 03/07/2022
Saturni kalon në Ujor pas 26 vitesh/ Çfarë do të ndodhë me secilën shenjë pas kësaj?

Horoskopi për ditën e hënë, 4 korrik 2022

23:46 : 03/07/2022
Dalin video nga sulmi në qendrën tregtare në Danimarkë, pista terrorizmi

Dalin video nga sulmi në qendrën tregtare në Danimarkë, pista terrorizmi

23:42 : 03/07/2022
Importet e ushqimeve u rritën me 22% nga 2017 në 2020, thellohet deficiti tregtar

Importet e ushqimeve u rritën me 22% nga 2017 në 2020, thellohet deficiti tregtar

23:37 : 03/07/2022
Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

23:34 : 03/07/2022
Viti më i gjatë në Evropë: Ja kur ndryshuan ekuilibrat

Viti më i gjatë në Evropë: Ja kur ndryshuan ekuilibrat

23:31 : 03/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com