Monday, July 4, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, Noka: Nuk refuzohet dot vullneti i një populli

15:23 : 20/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE
Propozimet e Alibeajt, Noka: Procesi i zgjedhjeve në PD nuk do të ndalet

Situata në PD, procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe qëndrimet ndërkombëtare të Berishës kanë qenë sot në fokus të emisionit “Pikat mbi i” në News24.

Duke folur për garën me vetëm një rival, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se  nuk ka pasur ambicie nga persona të tjerë. Sipas tij, një lider nuk mund të prodhohet, duke sjellë si shembull Lulzim Bashën. Më tej ai foli për zgjedhjen e kreut të partisë popullore austriake në një garë pa rivalë.

Sa i përket qëndrimit dhe deklaratës së deputetit gjerman, Noka tha se nuk mund të refuzohet kurrë vullneti i një populli dhe kujtoi opozitën e 1997-2005.

Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se me Berishën në krye do vazhdojë një dhimbje e madhe në opozitë. Sipas tij, kjo vetëm do shtojë arrogancën e Ramës në mënyrë eksponenciale.

Noka: Të gjithë anëtarët e Rithemelimit e kanë pasur të drejtën për të kandiduar. Ne nuk marrim përsipër të inkurajojmë atë që nuk do. Inkurajohet personi që ka ambicie.

Lexo edhe:

Vrasja në Elbasan, Noka: Përgjegjësit e ngjarjes në zyrat e shtetit

OFL “përfundon” në Gjykatën Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës

Zheji: Janë pa këllqe.

Noka: Por kur vjen puna për të rivalizuar Sali Berishën nuk e shohin veten. A është faji i Berishës? Kryetari i partisë popullore austriake u zgjodh pa rivalë. Zhvilloi një proces i vetëm dhe u shpall fitues me 100% të votave. A është Partia Popullore e Austrisë demokratike, po. A është formë demokratike, po. Ne prodhuam një Lulzim dhe na doli fals. Nuk prodhohet dot. O ke, o s’ke. Nuk bëhesh lider me zor. Në vendet ku duhet votë duhet ti kesh vetë disa cilësi.

Zheji: Ata që nuk janë pjesë e Rithemelimit, ata të paktën nuk kanë këllqe për të kandiduar kundër Berishës, por kanë këllqe për të mbetur jashtë. Që PD të ishte ajo që duhet të ishte, duhet t’i joshte me poste. Hajdeni se jeni pjesë e shtabit.

Noka: Që nga 6 marsi Sali Berisha i pari dhe ne nga pas iu kemi ndenjur me dorë të shtrirë. Ajo që unë sot iu bëj apel kolegëve të mi, është ky, zgjidhni anën e zgjedhësve tuaj dhe të votuesve tuaj. Jeni përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo përfaqësues të vullnetit të Enkelejdit. Zgjedhjen e bëjnë vetë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Dera është e hapur, ajo derë nuk mbyllet për asnjë nga deputetët e PD-së, por askujt nuk i imponojmë dot zgjedhjen dhe vullnetit. Berisha arrin gjithmonë atë që thotë.

Zheji: Është pjesë e vlerësimit që ka z. Noka për z. Berisha. Unë kam një prirje pro opinionit publik. Jam dyshimi i opinionit publik. Jam këtu për të dyshuar. Unë nuk e shoh kështu. Praktikisht në disa raste e ka bërë atë që ka thënë. Fakti është që për 48 orë Sali Berisha do jetë kryetari de jure i PD-së. A është në gjendje partia drejtuar nga z. Sali Berisha të çojë popullin opozitar drejt fitores apo drejt njohjes, kur jo më larg se dje një deputet gjerman i CDU-së që e fton Berishën pa e përmendur emrin që të reflektojë mbi qëndrimin amerikan ndaj tij. Pra, nuk është vetëm SHBA, administrata demokratike, por edhe ajo republikane që nuk e pa të arsyeshme të takojë një ish-president.

Noka: Kur shkon puna t’i bëjë axhendën Taulant Balla, ai do i prezantojë opozitën e emëruar. E sqaroi vetëm Pompeo pse kishte ardhur. Kishte një axhendë tjetër. Ia paraqitën si opozitë. Taulanti emëroi opozitën.

Zheji: Një ish-drejtor i CIA-s si Pompo ka aq shumë burime informacioni sa po të donte të jepte një sinjal, boll t’i jepte dorën Sali Berishës, e fuste në axhendë.

Noka: Sali Berisha as ka kërkuar. Taulant Balla e mori për dore opozitën e emëruar dhe ia çoi. Kur ka shkuar puna ta emërojë dhe fotografojë Taulant Balla…

Zheji: Z.Berisha njihet nga republikanët si një nga miqtë e presidentëve Bush, babë e bir. Nëse do donte e kishte takuar. Në të mirë të opozitës shqiptare do ta kisha shumë dëshirë atë foto.

Noka: Z. Berisha do ta bënte jo të imponuar nga Taulant Balla.

Zheji: Nuk kuptova shumë nga ajo që tha doktori. Tha me shumë elegancë që do gjejmë një seli tjetër, se ajo e Francës nuk po bëjnë. Për fat të keq rrugët ligjore janë shumë të kufizuara ose nul. Nuk dua të bëj atë të keqin që merret me një njeri që kërkon të drejtën e tij. Uroj që ta zgjedhë në çdo seli ndërkombëtare të mundshme. Por se deri sa të zbardhet kjo gjë, më rëndojnë deklaratat e deputetit gjerman, ato amerikane. Do të thotë të futesh në garë dhe të jesh tre xhiro mbrapa. Kjo vetëm do shtojë arrogancën e Ramës në mënyrë eksponenciale. Do vazhdojë një dhimbje e madhe në opozitë.

Noka: Çështja e betejës juridike është çështje tjetër. Ka një shprehje populli, guri i rëndë peshon në vendin e vet. Sali Berisha në vendin e vet është peshë e rëndë. Sali Berisha është forcë e rëndë në këtë parti politike. Koha vërtetoi që në një muaj e gjysmë mori një bashki, ndërkohë që përballë kishte një forcë politike me logon që kishte dalë. Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tij në këtë periudhë kanë bërë atë që kishte nevojë vendi. Shqiptarët kishin nevojë për një skanim të situatës sepse 9 vjet u lodhën vetëm duke dëgjuar fasadë. Nuk kishte realitet.

A kemi mëkatet tona, pa asnjë diskutim. Pse Sali Berishën e mbështetën? Fitoi një bashki duke i pasur të gjithë kundër, sepse është i vërtetë, nuk bën politikë fake. Është ai që është. Nuk i kthen shpinën qytetarëve, zgjedhësve, votuesve. Nuk bën Pazar me mundën, djersën, sakrificën e qytetarëve që e mbështesin. Nuk bën pazar në kurriz të vlerave, nuk bën kompromis në kurriz të mbështetësve dhe në favor të xhepit. Për këto arsye inspiron, ka mbështetës. Këto do jenë kryesore që po e ngrenë PD-në dhe do e bëjnë forcë fituese. Unë kam kaluar një opozitë më të egër se kjo, ‘97-2005.

Kemi pasur dhe SHBA-të dhe Europën kundër, hapur. Çdo javë deklarata kundër. Bindëm popullin që qeveria e asaj kohe duhej larguar me çdo kusht dhe u largua. Sali Berisha dhe PD-ja e asaj kohe arriti t’i bindë shqiptarë dhe i bindi. Ka qenë qeverisja më e mirë që nga dita që u themelua shteti shqiptar. Këtë do bëjë, ka energjinë, ka vizionin. Marrëdhënie do të ketë. Në politikë ka deklarata. Deklaratat politike lakohen rrugës. Duhet t’i kemi në konsideratë këto gjëra. Amerika është vendi u është faktuar demokracia. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon. Mos shihni deklaratat që sponsporizohen politikisht. /BW/

Etiketa: Flamur Noka

Lajme të lidhura

Propozimet e Alibeajt, Noka: Procesi i zgjedhjeve në PD nuk do të ndalet
AKTUALITET

Vrasja në Elbasan, Noka: Përgjegjësit e ngjarjes në zyrat e shtetit

15:59 : 29/06/2022
OFL “përfundon” në Gjykatën Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës
AKTUALITET

OFL “përfundon” në Gjykatën Kushtetuese, pranohet kërkesa e Flamur Hakës

18:04 : 23/06/2022
Propozimet e Alibeajt, Noka: Procesi i zgjedhjeve në PD nuk do të ndalet
AKTUALITET

Kur nisin protestat? Ja si përgjigjet Flamur Noka

20:03 : 20/06/2022
‘Djali i Çuçit pjesë e trafikut të ilaçeve, Rama po e mbron si Tahirin dhe Xhafën’
AKTUALITET

‘Djali i Çuçit pjesë e trafikut të ilaçeve, Rama po e mbron si Tahirin dhe Xhafën’

12:08 : 18/06/2022
Debati/ Noka: Qeveria me flamurin e anti-korrupsionit si I*IS kundër terr*rizmit
AKTUALITET

Debati/ Noka: Qeveria me flamurin e anti-korrupsionit si I*IS kundër terr*rizmit

14:43 : 16/06/2022
Vrasja e policit në komisariat, Noka: Çuçi të dorëhiqet
AKTUALITET

Vrasja e policit në komisariat, Noka: Çuçi të dorëhiqet

15:02 : 24/05/2022
Para
Ndahet nga jeta nën/prefekti i Hasit

Ndahet nga jeta nën/prefekti i Hasit



TË GJITHA

Moti sot, zonat ku priten reshje

Moti për ditën e hënë, 4 korrik 2022

00:00 : 04/07/2022
Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

23:50 : 03/07/2022
Saturni kalon në Ujor pas 26 vitesh/ Çfarë do të ndodhë me secilën shenjë pas kësaj?

Horoskopi për ditën e hënë, 4 korrik 2022

23:46 : 03/07/2022
Dalin video nga sulmi në qendrën tregtare në Danimarkë, pista terrorizmi

Dalin video nga sulmi në qendrën tregtare në Danimarkë, pista terrorizmi

23:42 : 03/07/2022
Importet e ushqimeve u rritën me 22% nga 2017 në 2020, thellohet deficiti tregtar

Importet e ushqimeve u rritën me 22% nga 2017 në 2020, thellohet deficiti tregtar

23:37 : 03/07/2022
Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

23:34 : 03/07/2022
Viti më i gjatë në Evropë: Ja kur ndryshuan ekuilibrat

Viti më i gjatë në Evropë: Ja kur ndryshuan ekuilibrat

23:31 : 03/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com