• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FMN: Ndërtimi dhe kromi janë burime madhore të mashtrimit me TVSH-në

Ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të shënjestrojë klasën e profesionistëve me taksim progresiv, Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se problem i madh në administrimin tatimor shqiptar aktualisht është mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në sektorin e ndërtimit dhe atë të nxjerrjes së kromit.

13:15 : 20/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama njoftoi së fundmi se do të shënjestrojë të ardhurat e një numri të vogël shqiptarësh të prezantuar si klasa e profesionistëve, të cilët sipas tij përfitojnë nga sistemi aktual fiskal duke paguar taksa minimale përkundrejt të ardhurave që i bëjnë ata të jenë shtresë e mesme.

Por ndryshe nga kryeministri, një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar vëren se shqetësimet më të mëdha në sistemin fiskal shqiptar janë në sektorë të tjerë, konkretisht në sektorin e kontraktimit të punëve publike dhe në sektorin e shfrytëzimit të minierave të kromit.

Këto dy sektorë, të cilët kontrollohen nga një numër biznesmenësh të lidhur politikisht, raportohen nga FMN si “burime madhore të mashtrimit me TVSH-në”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport së fundmi, i cili përmban një analizë të sistemit tatimor shqiptar dhe problemeve që ai ka.

Ndërtimi, thotë raporti, është një sektor me shmangie të mëdha në pagimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Dhe për rrjedhojë, raporti këshillon “fokusimin në sektorin e ndërtimit”. FMN vëren gjithashtu se sektori i kromit është një burim i madh i mashtrimit me TVSH-në.

Lexo edhe:

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

Konkluzionet e FMN-së nuk lidhen me sektorin e ndërtimit të banesave, sepse tani për tani, nuk ka TVSH për shitjen e parë të banesave. Fokusi i raportit qëndron te ndërtimi i objekteve jorezidenciale, të tilla si rrugë, shkolla apo projektet e Rilindjes Urbane.

“Ndërsa nënraportimi i TVSH-së është i gjithëpërhapur në të gjithë ekonominë shqiptare, sektori i ndërtimit qëndron më vete si veçanërisht problematik,” thotë FMN.

“Shënjestro sektorin e ndërtimit për vëmendje të veçantë dhe shqyrto mundësinë e vendosjes së një regjimi “përgjegjësie të përmbysur” për të parandaluar humbjet e taksave në zinxhirin e furnizimit nga nënkontraktorët,” shton raporti.

FMN e ka analizuar saktë situatën, por jo mjaftueshëm. Skemat të cilave ajo u referohet nuk janë thjesht shmangie fiskale, janë mashtrim fiskal. Dhe ky mashtrim fiskal dukshëm nuk kryhet nga kompani të vogla dhe të pakapshme, por nga kontraktorët e mëdhenj të punëve publike.

Skema funksionon pak a shumë kështu: Një kontraktor merr një kontratë nga një ent qeveritar, fjala vjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bashkë me kontratën, ai merr edhe rolin e agjentit tatimor. Pra i faturon punimet me 20% TVSH Autoritetit Rrugor dhe TVSH-në e marrë nga Autoriteti, ia derdh tatimeve. Por kontraktori në fjalë ka edhe TVSH të zbritshme. Ai merr fatura nga furnitorë të ndryshëm, për mallra dhe shërbime.

Vetëm se në Shqipëri, ka shumë raste që këto fatura lëshohen nga kompani të paqena, të cilat, pasi lëshojnë fatura prej miliona eurosh, “braktisen” nga pronarët e tyre. Tatimet mund t’i identifikojnë këto kompani dhe t’i çojnë në ndjekje penale, por ndërkohë, dënimi i pronarëve të tyre me disa muaj burg vështirë se e zhbën dëmin prej miliona eurosh që kanë pësuar taksapaguesit.

Skema e faturave inekzistente ka prekur disa nga kontratat më të mëdha të punëve publike të qeverisë, mes të cilëve incineratorët.

Kontraktorët që pranojnë fatura dukshëm të falsifikuara, nga kompani pa aktivitet real, nuk kanë përgjegjësi ligjore, sepse ata supozohet se ia kanë paguar faturën me TVSH të plotë këtyre kompanive, ndërsa janë këto kompani përgjegjëse se pse nuk e kanë derdhur TVSH-në në Tatime.

Zgjidhja për këtë situatë, sipas FMN-së, është që të zbatohet ngarkesa e përmbysur e TVSH-së, në të cilën, kompania kontraktore mban detyrimin për pagimin e TVSH-së, kur nënkontraktorët e saj dështojnë ta paguajnë.

“Kjo skemë mbron përkundrejt nën-kontraktorëve poshtë në zinxhirin e furnizimit, të cilët supozohet se faturojnë TVSH, por pastaj zhduken,” thotë FMN.

Sektori i kromit identifikohet në raportin e FMN-së si “një mashtrim madhor i brendshëm me TVSH-në në Shqipëri”.

Skema e kromit nuk është shpjeguar nga FMN, por kompanitë e kromit rezultojnë përfituese të dhjetramiliona eurove TVSH të rimbursuar përgjatë viteve të fundit.

Përkundër shqetësimeve të ngritura nga FMN, kryeministri Rama paralajmëroi se ndryshimet fiskale të pritshme do të targetojnë klasën e profesionistëve.

Këta persona kanë krijuar kompani të vogla të njohur si persona fizikë, të regjistruar si biznes i vogël pa TVSH. Ata i faturojnë kompanitë ku janë të punësuar me fatura, në vend që të jenë të punësuar me pagë. Këta persona, sipas propozimit, do të duhet të paguajnë për fitimet neto të tyre tatim progresiv. Ndërkohë, tatimi mbi dividentin, tatimi që paguajnë pronarët e kompanive për fitimet që tërheqin nga kompanitë, do të vijojë të mbetet 8%.

/Reporter.al/

Etiketa: FMNkromindertimitvsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
EKONOMI

FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8%

19:40 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

20:54 : 30/09/2025
AKTUALITET

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

08:15 : 28/09/2025
Para

“Dvorani dhe Ina Rama për President”/ Ja si i komenton Berisha

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com