• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

S*lmi me 10 të vrarë në SHBA, autori 18 vjeç i veshur me rroba ushtarake transmetoi gjithçka live

10:12 : 15/05/2022
në BOTA

Një person i bardhë, 18 vjeç, i veshur me rroba ushtarake hapi zjarr me një pushkë në një dyqan ushqimor në Bufalo, duke vrarë dhjetë persona dhe duke plagosur tre të tjerë të shtunën. Autoritetet amerikane e përshkruan rastin si “ekstremizëm të dhunshëm me motive racore”.

Policia tha se personi i armatosur qëlloi 11 persona me ngjyrë dhe dy persona të bardhë para se të dorëzohej para autoriteteve. Ai kishte transmetuar drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen në platformën Tuitch. Më vonë, ai doli para një gjykatësi nën akuza për vrasje.

“Vërtetë shpresoj që ky individ, ky supermacist i bardhë që sapo kreu krim të urrejtjes mbi një komunitet të pafajshëm, të kalojë pjesën tjetër të jetës prapa hekurave”, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, teksa foli pranë vendit të ngjarjes.

Kjo ngjarje shkaktoi zemërim në shtetin që përballet me tensione racore, me dhunë të armëve dhe me një valë krimesh të urrejtjes. Një ditë para të shtënave, policia në Dallas tha se po hetonte një seri të shtënash në një pjesë të banuar nga aziatikët nën dyshime për krime të urrejtjes. Po ashtu, sulmi në Bufalo vjen një muaj pas të shtënave masive në një metro në Bruklin, ku u plagosën dhjetë persona. Sulmuesi i dyshuar në Bufalo u identifikua si Payton Gendron nga Konklin, Nju Jork, që gjendet afër 320 kilometra në juglindje të Bufalos.

Ende nuk është e qartë pse Payton udhëtoi për në Bufalo dhe pikërisht zgjodhi dyqanin ku kreu sulmin. Ndërkaq, një video e postuar në llogarinë e tij në Tëitch, shfaq atë duke arritur me veturën e tij në këtë dyqan ushqimor.

Lexo edhe:

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Agresori qëlloi katër persona jashtë dyqanit, tre prej të cilëve vdiqën, tha komandanti policor, Joseph Gramaglia. Ndërkaq, brenda dyqanit, roja e sigurisë, Aaron Salter, një polic në person, qëlloi ashtu me armë drejt sulmuesit. Ai arriti të godasë atë, por sulmuesi kishte të veshur anti-plumb, tha Gramaglia.

Agresori më pas vrau rojen, tha policia, lëvizi përmes dyqanit, duke qëlluar viktima të tjera.

Policia hyri në dyqan dhe u përball me sulmuesin. Sulmuesi vendosi armën e tij pranë qafës, por policia arriti që ta bindë që ta dorëzojë armën, tha Gramaglia.

“Ky është makthi më i keq që çdo komunitet mund të përballet”, tha kryetari i Bufalos, Byron Broën gjatë një konference për shtyp.

Platforma Tëitch tha përmes një deklarate se sulmuesi kishte transmetuar në këtë platformë “më pak se dy minuta pasi nisi dhuna”.

Zyrtarët policorë thanë për Associated Press se hetuesit janë duke shikuar nëse sulmuesi ka publikuar ndonjë manifest online.

Presidenti amerikan, Joe Biden, përmes një deklarate tha se ai dhe Zonja e Parë po luten për viktimat dhe familjet e tyre.

“Ne ende po mësojmë më shumë informacione lidhur me motivet e të shtënave sot, teksa autoritetet po bëjnë punën e tyre, por ne nuk na duhet asgjë për të qenë të qartë: Një krim i motivuar në aspektin racor është i neveritshëm për vetë strukturën e këtij kombi”, tha ai.

“Çdo akt i terrorizmit të brendshëm, përfshirë edhe akte të kryera në emër të një ideologjie të neveritshme të nacionalizmit të bardhë, është në kundërshtim me gjithçka që ne qëndrojmë në Amerikë”, tha presidenti Biden.

Dyqani ku ndodhi sulmi, Tops Firendly Markets, tha përmes një deklarate se “ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar me këtë veprim të pakuptimtë të dhunës dhe lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”. /REL

Etiketa: SHBAsulmite vrare

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
Para
Shefi i Urgjencës Gramsh, Emanuel Rrengo.

Ndryshimi i temperaturave sjell virozat e stinës, apeli i i mjekut: Kujdes fëmijët

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com