• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Open Balkan”, Abazoviç: Mirëpres çdo nismë që nuk zëvendëson integrimin në BE

17:25 : 14/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë për Deutche Welle ka folur për qëndrimin e tij ndaj iniciativës “Open Balkan”, të nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Abazoviç thotë se një çështje e tillë s’duhet dramatizuar dhe se opinioni i tij është që janë të mirëseardhura nismat që ndihmojnë integrimin në BE, por jo edhe ato që tentojnë të jenë zëvendësim për integrimin.

“Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”, ka thënë Abazoviç.

I pyetur nëse “Open Balkan” është kundër konceptit të Procesit të Berlinit, Abazoviç ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Open Balkan me Procesin e Berlinit kanë përputhshmëri.

Ai tutje thotë e njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen që të dramatizojnë çdo çështje, derisa shton se të gjitha nismat si Procesi i Berlinit, CEFTA e “Ballkani i Hapur” kanë mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal.

Lexo edhe:

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

Abazoviç thotë se në këtë rast emri është i parëndësishëm, duke theksuar tutje se rajonit i duhet besim, komunikim I mirë dhe bashkëpunim në mes të qeverive, derisa ka potencuar se s’duhet të shihet si armiqësore çdo gjë që vjen nga përtej kufirit.

“Jo! Këto janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje. Procesi i Berlinit, CEFTA, “Ballkani i hapur” apo çdo nismë tjetër kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal. Emri është i parëndësishëm. Po çfarë na nevojitet ne? Na duhet më shumë besim, komunikim më i mirë, projekte të përbashkëta, më shumë bashkëpunim mes vendeve dhe qeverive. Këto na nevojiten. Dhe nga këndvështrimi im, gjithçka shkon në këtë drejtim, është gjëja e duhur.

Na duhen më pak tensione, depolarizim i rajonit, dhe për këtë na duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe jo ta shohim çdo propozim që vjen nga përtej kufirit si diçka armiqësore.Ne nuk i shohim fqinjët tanë si armiq. I shohim si fqinjët tanë, si miqtë tanë, me shumë respekt dhe po përpiqemi të sjellim energji të reja dhe politikë të re në rajon. Mbase teza ime nuk është e saktë, por unë besoj fuqimisht tek ajo: që nacionalizmi është thellësisht i lidhur me korrupsionin. Dhe elitat politike që duan të promovojnë nacionalizmin, nuk e bëjnë këtë për patriotizëm, po për të mbajtur status quo-në dhe për të moslejuar ndërtimin e institucioneve.

Sepse kur ndërtojmë institucione, dhe këtu nuk i referohem vetëm Malit të Zi por edhe rajonit, kur ndërtojmë institucione të forta atëherë marrëdhëniet mes njerëzve do të jenë më të mira, pavarësisht se çfarë shteti apo grupi fetar që përfaqësojnë. Pra, shoh një lidhje mes tyre”, ka thënë Abazoviç për Deutche Welle.

Etiketa: abazovicmali i ziopen balkan

Lajme të lidhura

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme në Mal të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-kryetari i Budvës, Millo Bozhoviç
BOTA

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

17:53 : 10/09/2025
Pamje nga operacioni "Vakum"
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

08:40 : 03/09/2025
RAJONI

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

19:38 : 24/08/2025
RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
RAJONI

Zjarret në Mal të Zi/ Ndërpritet qarkullimi në kanionin e Platijes

14:15 : 13/08/2025
RAJONI

Mali i Zi/ Një ushtar i vdekur, një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarje zjarresh

15:24 : 12/08/2025
Para

Gratë rrëfejnë historitë e tmerrshme të abuzimit në ushtri: Mbeta shtatzënë…

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com