• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sukseset” e SPAK-ut, llogaritë e Yuri Kim dalin gabim

15:14 : 13/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, dha një shfaqje butaforike në “Open” të Eni Vasilit mbrëmjen e së Enjtes, kur raportoi me detaje statistikat nga aktiviteti i Prokurorisë Speciale për vitin 2021, të njëjtat shifra që pak orë më parë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, i paraqiti para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e KLP-së, anëtarët kërkuan nga Kraja qëndrimin e tij se përse struktura më e mbështetur dhe më e specializuar, nuk ka arritur ende të bind opinionin publik për efikasitetin e saj.

Ndërsa ambasadorja Kim nuk ka pse të përballet me pyetje të kësaj natyre, përsa kohë nuk ka përgjegjësi për aktivitetin e përditshëm të prokurorëve.

Megjithatë, nën argumentin se përfaqëson Shtetet e Bashkuara, pra vendin që ka investuar miliona për “Reformën në Drejtësi” në Shqipëri, diplomatja Kim ka marrë përsipër edhe rolin e ruajtjes dhe forcimit të imazhit të SPAK-ut.

Lexo edhe:

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

Ajo po tenton të bindë opinionin publik shqiptar për rezultate të larta të prokurorëve specialë, ndërkohë që populli “i pagdhendur” shqiptar nuk ndan ende të njëjtin mendim me të.

Ambasadorja Kim deklaroi në emisionin “Open”: “Gjykatës dhe prokurorë u dënuan nga gjykata e shkallës së pare për kundravajtjen penale të korrupsionit, s’po përmend emra, mund t’i kërkoni vetë”.

Për saktësi informacioni, gjatë jetës 3-vjeçare të SPAK-ut, vetëm një gjyqtare është dënuar për korrupsion-Enkelejda Hoxha. Ka disa raste të tjera sporadike, të cilat nuk janë “korrupsion”, sipas kuptimit formal të tij.

Ndërkohë, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, para krijimit të SPAK-ut, ka pasur një numër më të lartë të gjyqtarëve e prokurorëve të arrestuar e dënuar për korrupsion.

“Tri kryebashkiakë janë në gjyq tani”, tha ambasadorja Kim, një shifër që nuk sjell asgjë të re në krahasim me historinë e drejtësisë në Shqipëri para ardhjes së saj në Tiranë.

Diplomatja vijoi më tej: “Po ju them disa statistika vetëm nga viti 2021: u kryen 715 procedime penale kundër 519 të dyshuarve; 239 persona të akuzuar u çuan në gjyq, nga të cilët 84 për krim të organizuar, 96 për korrupsion, 59 për kundravajtje të tjera; u dënuan 230 të pandehur, nga të cilët 94 për krim të organizuar dhe 136 për korrupsion dhe kundravajtje të lidhura me të”.

Këto shifra, të artikuluara nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, tingëllojnë bukur në një emision televiziv.

Megjithatë, mjafton të krahasohen me mesataren vjetore të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda dhe llogaritë e SPAK-ut nuk do të dalin aq rozë.

“Janë sekuestruar dhe transferuar tek shteti asete me vlerë mbi 70 milionë euro”, vijoi më tej diplomatja Kim operacionin e përmirësimit të imazhit të SPAK-ut.

Duke iu rikthyer historisë së para pak viteve, atëherë kur prokurorët specialë ende nuk e kishin marrë këtë emër, sërish llogaritë e ambasadores nuk dalin edhe aq mirë.

Vetëm në një hetim, prokuroria e Vlorës në vitin 2017 sekuestroi prona me vlera mbi 300 milionë euro.

Në një tjetër rast, prokuroria periferike e Kavajës konfiskoi dhe kaloi në favor të shtetit toka në Vilë-Bashtovë, me vlerë mbi 200 milionë euro.

Në Fier, “drejtësia e vjetër” konfiskoi mbi 2 milionë metra katrorë tokë në plazhin e Semanit.

“Çështja kundër grupit të Emiljano Shullazit…”, kujtoi ambasadorja. Thjesht për rifreskim memorie, Shullazi është arrestuar e dënuar për një ngjarje të vitit 2016, kur ekzistonte Prokurora për Krime të Rënda.

Tashmë, Shullazi e të tjerë janë të arrestuar për dy ngjarje të rënda, të ndodhura në vitin 2015. Megjithatë, ata nuk janë të dënuar.

“Janë dënuar nga SPAK grupi famëkeq i Avdulajve të Durrësit”, theksoi ambasadorja, duke iu referuar asaj që njihet publikisht si dosja 339.

Por, diplomatja, e cila këmbëngul për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, nuk kishte asnjë fjalë për të tjerë personazhe të kësaj dosjeje. Janë ata që bënë “tërmet” në zgjedhjet lokale të Dibrës, në vitin 2016.

Lista e të përgjuarve dhe të përfshirë në atë dosje nis me kryeministrin Edi Rama, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është edhe në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit, e vijon me Ulsi Manjën, Damian Gjiknurin e një aradhë të gjatë zyrtarësh të “Rilindjes”, të gjithë të paprekur nga SPAK-u.

“Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve prokurorët e SPAK-ut, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm”, vijoi më tej ambasadorja Kim, duke iu referuar Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.

Të dy këto raste, SPAK-u i gjeti në fazën e gjykimit e ndaj nuk kanë asnjë meritë proceduriale.

“Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve”, u shpreh në fund të raportimit ambasadorja Kim.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të arrestuar në dyshimet për aferën e inceneratorëve, kanë të gjithë të drejtën e Zotit dhe të Kushtetutës që të pretendojnë pafajësi. Rastet e tyre nuk mund të konsiderohen sukses, të paktën për momentin.

Ashtu siç nuk mund të konsiderohet sukses hetimi për inceneratorët, kur në radarin e SPAK-ut mungojnë shumë emra, me të cilët ambasadorja Kim shtyn ditët e lumturisë në Tiranë.

Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj e të tjerë e të tjerë kanë emrat dhe firmat në “skandalin e inceneratorëve”.

Por, natyrisht, askush nuk merret me ata. Prokurorët e SPAK-ut nuk janë aq të fuqishëm sa të merren me “peshat e rënda”, aq më tepër kur fytyrat e tyre gjenden shpesh në kronikat ditore në krah të ambasadores Kim.

Etiketa: llogaritë e Yuri Kim dalin gabimYuri Kim“Sukseset” e SPAK-ut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

22:08 : 01/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
AKTUALITET

DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim

20:19 : 20/03/2025
AKTUALITET

Lu e Kim, ikja e ambasadorëve të ‘barit’

09:10 : 19/03/2025
AKTUALITET

I burgosuri Veliaj, i pandehuri Rama, e hetuara Kim, i fikuri Soros, “Trump” krah Berishës

14:51 : 13/02/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë me raportet e DASH dhe DEA a ka punë?!

17:06 : 18/12/2024
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Pas operacionit, këngëtarja shqiptare përballet sërish me probleme shëndetësore

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com