• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtuesit: Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve do të vazhdojë, rriten me 50% kostot

08:17 : 13/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk duket se ka ndër mend të ndalet. Pritshmëritë e sipërmarrësve të sektorëve të ndërtimit janë që shtrenjtimi do të vazhdojë në muajt në vijim.

Në vrojtimin e Biznesit që bëhet rregullisht me sipërmarrjet nga Banka e Shqipërisë, subjektet e ndërtimit u pyetën për pritshmëritë e tyre për çmimet:

Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

-1. Do të rriten

Lexo edhe:

No Content Available

-2. S’do të ndryshojnë

– 3. Do të bien

Balanca e përgjigjeve për muajin prill ishte 45, dmth 45% më shumë subjekte të ndërtimit të anketuara mendojnë se çmimet do të rriten, në raport me ata që mendojnë të kundërtën. Ndonëse në rënie të lehtë në raport me muajin e mëparshëm (49.6), pritshmëritë për rritjen e çmimeve vijojnë të mbeten afër niveleve maksimale historike (shiko grafikun: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?).

Të kontaktuar nga “Monitor” ndërtuesit japin si arsye kryesore për shtrenjtimin e pritshëm, rritjen e ndjeshme të lëndëve të para. Arben Dervishi, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve tha se “Kostot e ndërtimit janë shtrenjtuar nga rritja e çmimeve te materialeve të ndërtimit. Rritja më e madhe ka qenë për hekurin me 80 deri 90% më shumë se vjet. Shpenzimet për hekurin janë rritur 30 deri 40 euro për metër katror ndërtimi. Rritje të çmimeve ka edhe për materialet e tjera të ndërtimit, si: betoni, çimento, dyer dhe dritare alumini. Rritje të larta të çmimeve ka pasur edhe të materialeve që përdoren për instalimet elektrike. Për disa materiale me përbërje bakri rritja e çmimit shkon edhe 2 deri 3 herë e lartë.

Te shtrenjtimi i kostove ka ndikuar edhe rritja e pagave për specialistët dhe punëtorët e ndërtimit, jo vetëm për shkak të rritjes të pagës minimale, por për mungesën e lartë për punonjës në këtë sektor. Aktualisht sektori i ndërtimit po vuan mungesë të theksuar për gjetjen e punëtorëve dhe specialistëve. Fenomeni është thelluar që me hapjen e ekonomisë nga pandemia, ku shumë punëtorë punojnë me sezone në Kroaci, Itali dhe Gjermani. Aktualisht një specialist pllakash kërkon pagesë 2 deri 3 herë më shumë se më parë, ndërsa pagesat ditore të punonjësve variojnë nga 2,000 deri 2,500 lekë nga 1,500 lekë që ishin.

Në këtë situatë është e domosdoshme që shteti të rinovojë menjëherë manualin e çmimeve të ndërtimit. Pritet gjithashtu të hartohet një udhëzim për njohjen e çmimit të hekurit nëpërmjet faturave fillestare të blerjes, për shkak të rritjes të lartë të çmimit të tij.

Arben Dervishi nga shoqata e ndërtuesve thotë se kostoja e ndërtimit për apartamentet në periferi ka arritur 600 euro/m2 nga 400 euro që ishte më parë, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para.

“Kostoja e ndërtimit për objekte në zonat periferike nga 400 euro ka arritur 600 euro/m2. Kësaj kostoje në çmimet e shitjes i shtohen edhe taksat e bashkisë që zëne 11% te vlerës se shitjes te apartamentit, dhe të pronarit të truallit nga 35 deri 50%”, pohon ai.

Sipas tij kostoja e ndërtimit për apartamentet e qendrës është më e larta, ndërsa për ndërtimin e kullave kostoja rritet më tepër edhe nga fasadat e larta.

“Kullat e ngritura në qendër janë projektuar nga arkitektë të huaj, ku përveç cilësisë të punimeve i është kushtuar mjaft rëndësi edhe cilësisë të fasadës. Kostot për fasadat e kullave shkojnë 1,000 deri 2,000 euro për metër katror për shkak të lartësisë. Kostoja e fitimit për këto ndërtime nuk është shumë e larta, pasi investimet shtrihen për një kohë shumë të gjatë, ka kulla që ndërtimi i tyre zgjat edhe deri në 10 vjet. Duke qenë një ndërtim i shtrirë në kohë kaq të gjatë edhe shpenzimet janë më të mëdha, ndërsa norma e fitimit nuk është shumë e lartë, por ka edhe shpenzime të padeklaruara. Kostoja për fasadat e apartamenteve në qendër arrin deri 500 euro për metër katror”.

Më herët, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në vitin 2021. Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 8.4%% krahasuar me gjashtëmujorin e parë dhe me 9% me bazë vjetore. Ky ndryshim tregon se, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, rritja e çmimeve të banesave në vend është përshpejtuar ndjeshëm. Megjithatë, duke iu referuar vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e çmimit të banesave rezultoi më e ngadalësuar, krahasuar me nivelin 11.3% të vitit 2020.

Sipas të dhënave të tjera nga Keydata. Një indeks privat nga shoqëria Çelësi sh.p.k me mbështetjen e BERZH, rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Në tremujorin e parë 2022, çmimet mesatare përllogariten në 1,143 Euro/m2, me një rritje prej 3.2% në krahasim me fundin e vitit të kaluar. Në zonën brenda unazës çmimet po arrijnë mesatarisht 1,300 Euro/m2. Në zonën e Bllokut, çmimet i kanë kaluar 1,600 euro/m2. Edhe jashtë zonës së Unazës, mesatarisht një apartament kushton rreth 1 mijë euro/m2.

/Monitor.al/

Etiketa: Ndërtuesit: Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve do të vazhdojërriten me 50% kostot

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Presidenti i ri/ Balla takohet sot me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Evra: Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg…

20:22 : 14/05/2025

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025

“Më kërkuan të merrem me politikë”, Luiz Ejlli flet pas zgjedhjeve: Zgjodha njeriun

20:12 : 14/05/2025

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com