• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim rendit sukseset e SPAK: Ja grupet kriminale dhe zyrtarët e lartë që janë çuar në burg

21:38 : 12/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

Këtë të enjte, emisioni “Open” u hap me një intervistë të Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas ambasadores Kim, pavarësisht deklaratave të politikanëve se SPAK po dështon, njerëzit besojnë në punën e këtij institucioni. Ajo rendit emrat e bandave, ish-ministrave dhe deputetëve që tashmë janë prapa hekurave falë Reformës në Drejtësi.

Eni Vasili: Por a po e deligjitimon fakti që nuk ka ende një bilanc nga SPAK për çështjet e korrupsionit që ju i përmendët pak më parë si një nga mënyrat për ta shpëtuar vendin dhe për ta bërë mik të denjë edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mungesa e arrestimit të peshqve të mëdhenj, siç ambasadorët e tjerë përpara jush deklaruan se do të ndodhte?

Ambasadorja Kim: Faleminderit që e bëtë këtë pyetje. Kam sjellë disa fakte sepse mendoj që ka shumë njerëz që, për çfarëdo arsyesh, duan të thonë që reforma në drejtësi po dështon, ose që SPAK nuk po funksionon. Do t’ju them se në bisedat e mia me shqiptarë të zakonshëm, jo njerëz me tituj të bukur apo vila të bukura a shtëpi të bukura, por shqiptarë të zakonshëm. E dini ç’më thonë? Se besojnë në punën e SPAK-ut dhe që më në fund shohin rezultate reale të vijnë nga reforma në drejtësi. E dini pse e thonë këtë? Sepse ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli – ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë. S’ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve.

 

Gjykatës dhe prokurorë u dënuan nga gjykata e shkallës së pare për kundravajtjen penale të korrupsionit, s’po përmend emra, mund t’i kërkoni vetë. Gjykata e shkallës së parë dënoi të gjithë strukturën qendrore të shtetit që kryente prokurimet publike në emër të të gjitha institucioneve shtetërore – kjo ka lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. Janë në gjyq për korrupsion, shpërdorim detyre, dhe deklarim të rremë të të ardhurave. Të tjerë gjykatës dhe prokurorë po ashtu janë nën hetim. Tri kryebashkiakë janë në gjyq tani. 190,000 metra katrore tokë në Gjirin e Lalzit u konfiskuan. Disa çështje të tjera penale janë nën hetim për shpërdorim kryer kundër pronave të tjera publike. Po ju them disa statistika vetëm nga viti 2021: u kryen 715 procedime penale kundër 519 të dyshuarve; 239 persona të akuzuar u çuan në gjyq, nga të cilët 84 për krim të organizuar, 96 për korrupsion, 59 për kundravajtje të tjera; u dënuan 230 të pandehur, nga të cilët 94 për krim të organizuar dhe 136 për korrupsion dhe kundravajtje të lidhura me të; asete me vlerë mbi 70 milionë euro janë konfiskuar dhe transferuar tek shteti për t’u përdorur nga publiku.

Këto janë fakte reale. Këto janë fakte reale dhe nëse i krahason këto të dhëna me të mëparshmet, mendoj është shumë e qartë se po ndodh përparim dhe njerëzit e zakonshëm e kuptojnë këtë. Njerëzit që kanë agjenda politike mund të flasin sa të duan se s’ka ndodhur asgjë, apo peshq të vegjël apo kjo e ajo. Njerëzit e zakonshëm kanë sy, veshë dhe trurin e tyre dhe mund ta shohin ç’po ndodh.

Lajme të lidhura

Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
Botërori 2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026
Para

Shkullaku: A mund të flasë Yuri Kim për dosjen e Dibrës ku në përgjime del Manja

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş