• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Supermarketet me kufizime në shitjen e vajit të lulediellit, 3-6L për konsumator

07:52 : 12/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet. Në kryeqytet në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor” nuk lejohej shitja e vajit më tepër se 5 litra për konsumator.

Kufizimit e tregtimit kishin nisur prej pak ditësh. Në një pikë tjetër të tregtimit të mallrave ushqimore, sasia e kufizuar e blerjes të vajit të lulediellit ishte deri në 6 litra.

Situata është e ngjashme edhe në rrethe. Konsumatorë nga qytete të Librazhdit dhe Elbasanit të pyetur nga “Monitor” thanë se në disa supermarkete prej 1 jave nuk mund të blejnë më shumë se 6 litra vaj luledielli, ndërsa në qytetin e Pogradecit rrjete të ndryshme supermarketesh kanë vendosur kufizime të shitjeve deri në 3 litra. Importuesit më të mëdhenj të vajit thonë se nuk ka mungesë furnizimesh, ndërsa vijojnë të kenë vështirësi në gjetjen e sasive. “Aktualisht kërkesa nga supermarketet është e lartë, pasi kërkohet të krijohet stok, duke qenë se çmimet e vajit priten të jenë në rritje.

Me vështirësitë që po hasen në gjetjen e importeve është e pamundur të garantohet stok për supermarketet dhe stok për distributorët e mëdhenj. Nuk po përballemi me mosgjetje të vajit, por vështirësitë në furnizime vazhdojnë të jenë, pasi edhe furnitorët e huaj nuk arrijnë të sigurojnë sasi të larta”, veçoi një nga importuesit e vajit. Edhe nga konsumatori kërkesa është rritur sipas tregtarëve të vajit me tepër e ndikuar nga paniku i shtrenjtimit të çmimeve, ndërsa të tjerë po rifreskojnë rezervat e krijuara në muajin mars.

Për importet e vajin e lulediellit situata është rënduar në tregjet europiane që pas nisjes të luftës në muajin mars, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit.

Lexo edhe:

No Content Available

Kufizimet e shitjes te konsumatori final janë ndikuar për shkak të kufizimeve që kanë vendosur furnitorët nga Hungaria, Bullgaria Rumania, Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të mbyllur importet deri më 15 maj.

Në shumë shtete të Europë, si Itali, Greqi, Gjermani kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete kanë nisur të zbatohen që në muajin prill. Në tregun shqiptar të parët nisën kufizimet e furnizimeve ishin tregtarët e vegjël.

Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohuan më herët se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blinin më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

Çmimi i vajit të misrit arrin 450 lekë/litër

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër.

Sakaq çmimi i vajit të misrit ka arritur në çmime rekord. Në supermarkete sot 1 litër vaj misri është shitur 450 lekë. Në muajin mars çmimi i vajit të misrit u rrit 23% nga 260 lekë/litër që ishte më parë u shit 340 lekë/litër. Krahasuar me muajin mars çmimi i vajit të misrit është rritur 32%.

Për sa i përket çmimet të vajit të lulediellit në disa supermarkete kanë nisur edhe ofertat disa ditore të shitjeve me çmime 310 lekë për litër, duke përdorur stokun e vajit të blerë para nisjes të çmimet.

Importet e vajrave u rritën me 68% në tremujorin e parë

Importet e vajrave kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti, duke reflektuar si shtimin e kërkesës, ashtu dhe shtrenjtimin e çmimeve. Sipas INSTAT, në vlerë, importet e vajrave ishin 2.1 miliardë lekë, me rritje prej 68.3% me bazë vjetore. Edhe në sasi, importet u rritën, ndonëse me ritme më të ulëta, rreth 33%./MONITOR

Etiketa: 3-6L për konsumatorSupermarketet me kufizime në shitjen e vajit të lulediellit

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Video/ Avioni i Tibet Airlines në Kinë merr flakë, 40 të plagosur

TË GJITHA

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com