Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, lidhur me deklarimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu kritika të forta ndaj funksionimit të bankave të nivelit të dytë. Vasili shkruan se problemi nuk janë bankat, por narkoekonomia oligarkike e Ramës.
Ai shkruan se Rama është në hall të madh, por si gjithmonë përgjegjësinë e tij direkte dhe shumë të rëndë për krizën ekonomike kërkon tua lerë në derë bankave.
Postimi nga Petrit Vasili
DHJETE ARSYE pse nuk jane Bankat problemi, por narkoekonomia oligarkike e Rames!!
Rama eshte qartesisht ne hall dhe shume te madh bile.
Rama, si gjithmone pergjegjesine e tij direkte dhe shume te rende per krizen e thelle ekonomike kerkon t’jua lere ne dere bankave.
Pra sipas kryepergjegjesit dhe kryefajtorit Edi Rama, na qënka faji Bankave, qe medemek veshtiresojne kreditimin, prandaj ka edhe renie ekonomike.
Por realiteti shume i qarte flet krejt ndryshe.
Asnje faj nuk i kane Bankat Edi Rames, i cili me ndergjegje te plote ka shkaterruar dhe destrukturuar ekonomine e vendit.
Fajtori i vetem eshte Edi Rama per se paku dhjete arsye te medha asgjesuese:
📌 Per shkaterrimin dhe klimen asfiksuese te bisnesit si ne asnje vend te rajonit e me gjere.
📌 Per Korrupsionin e pandalshem dhe ne cdo qelize te administrates rilindase, qe e ka bere Shqiperine vendin e dyte ne bote per korrupsion.
📌 Per sundimin e oligarkeve dhe monopolet qe kane krijuar duke vrare konkurencen e lire dhe frymemarrjen e bisnesit.
📌 Per arsye se Oligarke dhe trafikante urdherojne Ligjet e bera me porosi dhe te votuara nga Rama dhe Rilindja, per llogari te tyre.
📌 Bisnesmenet shqiptare per shkak te Rames transferojne kapitalet dhe detyrohen te investojne jashte Shqiperise sepse andej gjejne kushte normale, qe ne Shqipeti jane asgjesuar nga Rama dhe rilindja.
📌 Per shkak se tenderat, koncesionet deri edhe te çmimet e naftes, vajit dhe bukes i ndan pazari i Rames me oligarket dhe jo trasparenca fiscale.
📌 Per shkak se mbreterimi i parase se piset , qe e mban Shqiperine ne listen e zeze te Moneyval dhe qe vret bisnesin e ndershem duke e falimentuar dhe larguar nga vendi.
📌 Narkotrafikantet e shnderruar ne bidnesmene rrembejne tendera punesh publike, rrembejne gjoja investime strategjike, rrembejne prona shteterore e private.
📌 Borxhi publik i tmerrshem dhe shkaterrimtar per ekonomine, qe nuk realizon asnje lloj zhvillimi, por finamcon korrupsionin dhe perfundon ne xhepat e qeverise dhe oligarkeve kliente te saj.
📌 Qeveria edhe ne kushtet e renda te Pandemise nuk i dha asnje mbeshtetje bisnesit, sic bene te gjithe vendet e rajonit, por u lumturua me falimentimin masiv te tij sepse kjo u leverdiste oligarkeve te dashur te saj.
Rama eshte arsyeja e vetme sepse bisnesi po perjeton krizen me te rende te pluralizmit dhe jo Bankat, kjo eshte e qarte si drita e diellit.
Çdo dite me shume e Rames ne pushtet eshte nje lajm i zi per ekonomine kombetare dhe buxhetin e çdo familjeje shqiptare.