• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A do t’i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putinit?

11:01 : 06/05/2022
në BOTA

Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj.

Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. E re është lista e oficerëve dhe personave që në Butça “kanë kryer krime lufte” dhe ata që janë përgjegjës për pushtimin çnjerëzor të Mariupolit. Sberbank si edhe dy banka të tjera do të përjashtohen nga sistemi i pagesave Swift e me këtë çkyçet sektori financiar rus nga sistemi global. Mbetet vetëm Gazprom-Bank, përmes së cilës kryhen pagesat për energjinë. Tre televizione shtetërore ruse janë në listën e sanksioneve.

Po thelbi i kësaj pakete është bojkoti me faza i importeve ruse të naftës. Bëhet fjalë për një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse, qoftë kjo përmes rrugës detare apo tubacioneve, sipas propozimit të Komisionit Europian. Nafta do duhet të bllokohet brenda 6 muajsh, produktet e rafinerisë deri në fund të vitit.

Ujdi e përgjithshme megjithëse ka ende probleme

Në një kohë që Gjermania ishte një frenuese fillimisht e bojkoteve energjitike, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck sinjalizoi në fillim të javës kthesën në Berlin dhe e quan të mundur embargon e naftës megjithë disa vështirësi. Kundërshtime erdhën nga Hungaria, Sllovakia dhe Austria, të treja këto vende janë të varura plotësisht ose në masë të madhe nga importet e naftës ruse. Për Budapestin dhe Bratislavën për këtë arsye do të ketë përjashtime. Qeveria në Budapest reagoi pas propozimit të BE duke thënë, se nuk shikohet në propozim një plan, se si garantohet siguria energjitike e Rusisë. Më parë Viktor Orban, i afërt me presidentin rus, kishte thënë, se ai nuk e ka fjalën për ta kundërshtuar politikisht bojkotin.

Lexo edhe:

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

EU-Parlament - Ursula von der Leyen

Partitë politike në Parlamentin Europian e përshëndetën bojkotin e paralajmëruar. Jens Geier nga socialdemokratët u shpreh se shkëputja me disa faza nga nafta ruse i jep kohë ekonomisë të gjejë alternativa dhe zbut pasojat sociale. Qeveritë duhet të kenë kujdes nga efektet anësore “si rritja e çmimeve dhe dëmet në sektorët kritikë të ekonomisë”. Sergey Lagodinksy eurodeputet i Të Gjelbërve u shpreh, se bojkoti i naftës do ta godasë ndjeshëm Rusinë dhe tregon, se BE e ka seriozisht. Por një embargo e tillë e energjisë duhet të zbusë efektet sociale të rritjes së çmimeve. Megjithatë Europa mundet dhe duhet të paguajë çmimin, sepse bëhet fjalë për kredibilitetin e saj përballë Putinit. Beata Szidlo, eurodeputete e partisë qeverisëse në Poloni, PiS kritikoi vonesën e kësaj pakete dhe kërkoi që vendime të tilla të zbatohen plotësisht nga të gjithë.

Ekspertët kanë dyshime

Bilderchronik des Krieges in der Ukraine 2.5.2022

Por a e godet embargoja me disa faza ekonominë e luftës së Putinit, ashtu siç e parashikojnë europianët? Instituti i Ekonomisë së Energjisë, “Rystad Energy” vlerëson, se megjithë rëniet e pritshme të prodhimit të naftës ruse në këtë vit, të ardhurat e Rusisë do të rriten për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në 180 miliardë dollarë. Kjo është gati gjysma më shumë se në vitin e kaluar e megjithëse prodhimi që nga fillimi i luftës ka rënë me 1,6 miliardë fuçi. “Në këtë fazë të parë të sanksioneve dhe embargos, Rusia do të ketë përfitimin nga rritja e çmimit të viteve të kaluara”, vlerëson analistja e ekonomisë, Daria Melnik. Por në plan afatmesëm prodhimi dhe të ardhurat e Moskës do të bien, sepse riorientimi për blerës në tregjet e Azisë  do të kërkojë kohë dhe investime masive infrastrukturore. Sipas ekspertëve vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm, prodhimi i naftës në Rusi do të rehabilitohet.

“Financial Times” shkruan, se do të jetë i vështirë zbatimi i embargos së naftës, “pa i rritur shumë çmimet në tregjet botërore, që mund të çojnë në rënie të fortë të ekonomisë botërore”. Nuk ka shumë naftë në dispozicion në tregun botëror dhe nuk është e sigurtë nëse OPEC dhe prodhuesit e mëdhenj si Arabia Saudite janë të gatshëm të zëvendësojnë naftën ruse. Thjesht njoftimi që erdhi nga BE për embargon e rriti çmimin me 3%.

Doganat më efektive

Russland Moskau | Wladimir Putin

Edhe ekspertë të Institutit të Brukselit, Bruegel kanë dyshime në efektin e embargos së naftës. Guntram Wolff dhe Simone Tagliapietra kujtojnë, se rritja e pritshme e çmimeve  madje mund ta mbikompensojë uljen e eksporteve të naftës. Këtë efekt afatshkurtër Moska mund ta përdorë për qytetarët e saj, sepse buxheti shtetëror financohet gati në gjysmën e tij nga eksportet e energjisë. Vetëm një embargo e energjisë e plotë dhe e menjëhershme do të kishte efekt të fortë, thuhet nga ekonomistët, sepse shkëpuja me disa faza nga nafta ruse, i jep kohë Rusisë të riorentojë eksportet e saj. Gjobat në dogana madje do të ishin më me efekt, “sepse ato mund të përshtaten sipas zhvillimit politik”, dhe ato mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës thuhet nga ekspertët. Edhe Greenpeace shpehet, se shkëputja e ngadalshme nga nafta i jep shumë kohë Rusisë për alternativa.

/DW/

Etiketa: mbargo e naftes rusenaftePutin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raketat ndezin bursat në botë, nafta kërcen në 188 lekë për litër

18:14 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
AKTUALITET

Naftë dhe vajra, ndotet vija bregdetare në Kepin e Rodonit

16:30 : 08/07/2026
BOTA

SHBA rivendos sanksionet ndaj naftës iraniane, Teherani: Shkelje e rëndë e marrëveshjes

13:09 : 08/07/2026
Para

Gjiknuri merr në mbrojte Alibeajn: Përfaqëson opozitën, do jetë në tavolinën e bisedimeve për president

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş