Armando Broja pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Sulmuesi kuqezi, i cili është i huazuar nga Chelsea te Southampton kërkohet nga disa skuadra evropiane mes tyre edhe West Ham.
Hammers kanë nevojë urgjente për një qendërsulmues dhe shikojnë tek Broja njeriun ideal për të marrë përgjegjësit.
David Moyes dhe lojtarët e tij kanë mbetur të impresionuar nga ylli shqiptar në tre ndeshjet e tij kundër tyre këtë sezon.
Broja “torturoi” mbrojtësit e West Ham në të dyja ndeshjet e Premier League këtë sezon dhe shënoi një gol fantastik solo, teksa “Shenjtorët” eliminuan skuadrën e Moyes nga FA Cup në mars.
Trajneri i Southampton , Ralph Hasenhuttl ka qenë kritik ndaj Brojës në javët e fundit, por shpreson ta mbajë atë në “St Mary” sezonin e ardhshëm pas nëntë golave në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
“Shenjtorët” diskutuan gjithashtu një marrëveshje të përhershme në janar – por shtynë çdo lëvizje deri në verë përpara se sanksionet të ndalonin çdo shitje të Chelseat.