Deputeti Ervin Salianji është kritikues ndaj kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj. Ai ishte në mbledhjen e grupit të thirrur në orën 18.00, por në fund të saj tha se vetëm mbledhje nuk mund të quhej.
“Po bëj përpjekje për të mbledhur grupin dhe për të mos e ndarë për interesa meskine. Propozimet e deputetëve janë qëndrime individuale.
Kryesia e grupit parlamentar do të caktojë mbledhjen e ardhshme dhe të gjithë deputetët d të duhet të jenë aty.
Nuk kishte një kuorum për mbledhjen dhe ajo ishte vetëm një mbledhje informuese”, tha Salianji.













