Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se Enkelejd Alibeaj dështoi në misionin që kishte marrë lidhur me negociatat për zgjedhjen e Presidentit me Edi Ramën.
“Nuk i shkuan deputetët, nuk pati kuorum dhe ai dështoi plotësisht, ndaj dhe nuk mori dot asnjë vendim. Enkelejd Alibeaj po sillet si ministër i Edi Ramës.
Unë nuk mohoj që në Grupin e PD ka probleme, por kam bindjen e plotë që deputetët, në shumicën e tyre, duke përjashtuar Alibeajn dhe Gazment Bardhin, që mund të mos vijnë. Por të jeni të bindur se deputetët në shumicën e tyre janë të lirë”, tha Berisha.













