• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gati 5 miliardë euro kursime në Kosovë: Ku shkojnë këto para?

08:38 : 01/05/2022
në RAJONI

Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale të Kosovës ka arritur në mbi 4.9 miliardë euro. Nga kjo vlerë, më shumë se 3.3 miliardë euro janë depozita të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër u takon ndërmarrjeve.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e depozitave në vitin 2021 ka shënuar rritje për 12.4 për qind, në krahasim me vitin 2020. Më saktësisht, sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja, të arkëtuara vitin e kaluar, ka arritur në 446.1 milionë euro.

Nga Shoqata e Bankave në Kosovë thonë se pjesa më e madhe e depozitave – mbi 76 për qind – është shfrytëzuar nga bankat për kreditim të ekonomisë.

Deri në fund të vitit 2021, vlera e përgjithshme e kredive të dhëna nga bankat ka arritur në 3.75 miliardë euro.

“Ruajtja e raportit ndërmjet kreditimit dhe depozitës është e rëndësishme, meqë tregon për shëndetin e sektorit bankar, i cili ka qenë vazhdimisht i kujdesshëm në pjesën e kreditimit, përmes ruajtjes së likuiditetit në nivele të pranueshme, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Shoqatës së Bankave të Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Albulenë Kastrati, profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjin privat AAB në Prishtinë, thotë se do të ishte më mirë që kursimet të shpenzoheshin apo investoheshin në biznese apo patundshmëri, e jo të mbahen si para të gatshme në banka. Por, sipas saj, për këtë mungojnë platformat investuese.  “Natyrisht, mungon [edhe] edukimi financiar i popullatës, për t’i shfrytëzuar këto depozita në formë të investimeve”, thotë Kastrati.

Ajo shton se norma e interesit në depozita, viteve të fundit, ka rënë shumë dhe, si e tillë, nuk siguron kthim të dinjitetshëm te depozitarët.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka qenë 1.3 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë e marra sillet në rreth 5.8 për qind.

Ç’ndikoi në rritjen e depozitave?

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës thonë se rritja e vlerës së depozitave dëshmon besimin e qytetarëve në sektorin bankar.

Sipas kësaj shoqate, në rritjen e vlerës së depozitave ka ndikuar performanca më e mirë e bizneseve pas lirimit të kufizimeve që ka imponuar pandemia COVID-19, por edhe tërheqja e kursimeve nga Trusti Pensional.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është dhënë mundësia për të tërhequr 10 për qind të kursimeve në Trust, për të përballuar më lehtë vështirësitë ekonomike që mund t’iu kishte shkaktuar pandemia.

Nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro. Edhe sipas një raporti të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Kosovë, 40 për qind të rritjes së depozitave e kanë nxitur kursimet e nxjerra nga Trusti, që janë deponuar në llogari private dhe nuk janë shpenzuar menjëherë. Përgjegjës për sigurimin e kursimeve në Kosovë është Fondi i Sigurimit të Depozitave. Ky fond, që është krijuar në vitin 2011, punon për t’i mbrojtur depozitorët nga humbja, në rast të revokimit të licencës apo mbylljes së ndonjë banke.

Gjendja ekonomike e qytetarëve në shifra

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Sipas të dhënave të muajit shkurt të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 25,000 familje me 102,333 anëtarë kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës. Kjo asistencë u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë, në vitin 2021, ka qenë afro 26 për qind. Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Në Kosovë, pothuajse të gjitha produktet e konsumit janë shtrenjtuar dukshëm që nga viti i kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin marsnë Kosovë është rritur për 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021. REL

Etiketa: Kosovakursimeparatë

Lajme të lidhura

BOTA

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

15:10 : 07/08/2025
RAJONI

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë pas vendimit të Gjykatës Speciale: Po rishkruhet historia jonë

17:20 : 06/08/2025
Para

Rritet “frikshëm” numri i rasteve të reja të fruthit, çfarë shkakton te fëmijët

TË GJITHA

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com