• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Donfried: Mali i Zi të luftojë korrupsionin dhe të kërkojë përgjegjësi nga Rusia

22:54 : 29/04/2022
në RAJONI

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried tha në një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq se krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen.

“Në qoftë se nuk punohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përparimi dhe demokracia e Malit të Zi do të vazhdojnë të vuajnë, ndërkaq anëtarësimi në BE do të mbetet vetëm në nivelin e aspiratave”, ka thënë Donfried.

Vizita e zyrtares së lartë amerikane në Podgoricë u organizua në ditën e parë të punës së Qeverisë së re të Malit të Zi, e cila u zgjodh në seancën e Kuvendit, më 28 prill.

Donfried, siç u njoftua në llogarinë Twitter të Ambasadës amerikane në Podgoricë, tha se Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me Qeverinë për të siguruar përparimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, duke përfshirë përshpejtimin e anëtarësimit në BE, fuqizimin e anëtarësimit në NATO dhe promovimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe civile.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic tha se në fokus janë shteti i së drejtës, bashkëpunimin rajonal dhe investimet.

Lexo edhe:

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

Gjatë bisedës me kryetaren e re të zgjedhur të Kuvendit të Malit të Zi, Donfried tha se pritet që të gjithë deputetët të marrin pjesë plotësisht në punën e Kuvendit, për të zgjidhur çështjet e vështira: “Përfshirë përmirësimin e ekonomisë, luftën kundër korrupsionit dhe thirrjen e Rusisë në përgjegjësi për luftën brutale kundër Ukrainës”.

Kujtojmë se ish-qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq miratoi sanksione ndaj Rusisë në fillim të prillit, me të cilat ngrihen pronat dhe burimet ekonomike të disa qytetarëve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe ndalohet puna e mediave qeveritare ruse.

Më herët, më 4 mars, fluturimet u ndaluan për të gjithë avionët rusë, me çka Malin e Zi iu bashkua anëtarëve të BE-së, të cilët mbyllën hapësirën e tyre ajrore për trafikun ajror me Rusinë si përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, tha se është e bindur se Mali i Zi do të vazhdojë të respektojë rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike dhe shprehu përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së re për të punuar me përkushtim në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet me rastin e agresionit të Rusisë në Ukrainës dhe pasojat e mundshme për stabilitetin e rajonit. Kryetarja Gjuroviq shprehu mirënjohjen për faktin se n kemi siguri shtesë si anëtare e aleancës së NATO-s”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Malit të Zi dhe është shtuar se Donfried ka vënë në dukje rëndësinë e fillimit të një dialogu parlamentar mbi emërimet kryesore në prokurori dhe gjyqësor, si dhe për arritjen e një konsensusi të gjerë për reformimin e legjislacionit zgjedhor.

Në bisedime mori pjesë edhe Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar. Me vizitën e tyre në Mal të Zi, Donfried dhe Escobar përfundojnë vizitën e tyre pesëditore në Ballkanin Perëndimor, e cila filloi të hënën në Kosovë, më pas në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri./Rel/

Etiketa: Donfriedmali i ziRusia

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

13:57 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
Para
Foto: AFP

6 gola por pa fitues, Mbappe nuk mjafton për PSG-n në “Stade de la Meinau”

TË GJITHA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com